logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Evis Xheneti, nusja shqiptare e kitaristit te “Korn”
Autor Arsen - 18 gennaio 2012 14:45
  

Aktorja shqiptare Evis Xheneti ka finalizuar ne martese lidhjen e saj dashurore me kitaristin e grupit “Korn”, James “Munky” Shaffer. Pas disa muajsh fejese, çifti eshte martuar ne qytetin e dritave- ne Paris te Frances. Pak kohe me pare, James i kis-

hte propozuar per martese te dashures se tij, duke iu gjunjezuar me nje unaze diamanti ne dore. Ky akt ka ndodhur pikerisht ne maje te kulles se famshme Eiffel. Dasma, tipike e viteve 1920, sikurse raporton Radar Online, u zhvilluar ne nje ambient intim, me pak te pranishem, kryesisht te aferm te çiftit dhe pjesetare te grupit muzikor “Korn”. Me heret, dyshja thane “pranoj” ne nje kishe 200-vjeçare prane lumit te Senes, me 2 janar 2012. Ne ceremonine festive merrte pjese edhe e motra e Evisit, kengetarja dhe modelja Xhoana Xheneti. “Donim te martoheshim ne Paris, sepse ky eshte qyteti yne. James me propozoi ne kullen Eiffel, keshtu qe vendi i marteses ishte paracaktuar. Ishte vertet dasma e endrrave. Nuk mund te behej me perfekte sesa kaq”, eshte shprehur nusja shqiptare. 31-vjeçarja dukej thjesht e mrekullueshme e veshur me nje fustan te bardhe romantic te Monique Lhuillier, ndersa ne kembe mbante veshur kepuce Giuseppe Zanotti. Nderkaq, dhendri 41-vjeçar ishte veshur me Lanvin koke e-

kembe. Festa vijoi ne hotelin Four Season George V ne Paris, ndersa muaji i mjaltit do te pasoje me vone ne ndonje destinacion ekzotik.

Burimi: Gazeta Standard





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 11584, stampe 3 ©


Meemira.com