logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Genta Ismajli: 365 dite para pasqyres
Autor Giusi - 17 luglio 2012 10:51
  

Pa dyshim, eshte nje nga kengetaret me te kerkuara dhe nder me te pelqyerat shqiptare. Sado qe eshte e zene me koncerte dhe me promovimin e kenges se re, ajo gjen kohe te pergjigjet edhe ne intervisten tone. Genta, qe si gjithmone ruan ekskluzivitete-

t per “Kosovaren”. Andaj, edhe kete here ajo ka folur per shume gjera te cilat nuk mund t’i gjeni ne ndonje medie tjeter.
Pershendetje Gente! Sa here qe bej interviste me ty nuk pergatis paraprakisht pyetje. Keshtu, edhe sot deshiroj ta bejme ashtu sic i zhvillojme gjithmone bisedat haptazi, spontanisht. Pajtohesh edhe ti?
- Po, patjeter. Eshte kenaqesi te jap, si gjithmone, interviste per revisten “Kosovarja”.
Atehere, meqe nuk kam pasur rast te takoj qe moti, e di qe nje reviste prestigjioze boterore u ka renditur ne mesin e 100 femrave me fytyren me te bukur ne bote (vendi i 55-te). Urime! Si e prite kete lajm?
- Faleminderit! Te them te drejten, me erdhi mire. Degjova nga mediet tona dhe nuk besova derisa e pashe edhe vete. Ne pergjithesi, eshte nje vleresim i rendesishem per mua, por edhe per ata qe i perfaqesoj.
Bazuar ne kete reviste, i bie se jeni femra me e bukur shqiptare. A eshte keshtu?
- Kete po ua le juve dhe publikut ta vleresoni-

.
Si gjithmone: e thjeshte, e sinqerte. Jane keto virtyte tua kryesore apo ke edhe te tjera?
- Kam edhe shume te tjera, por sinqeriteti eshte mbi te gjitha, prandaj dhe jam ketu ku jam, duke u bazuar ne ate qe me kane mesuar dhe kam mesuar ta vleresoj jeten.
Njeriu i sinqerte thone se vuan me shume. Ndodh kjo edhe me ty?
- Jemi njerez dhe jeta na ofron shume sprova.
Cila ka qene vuajtja me e madhe ne jete qe ke pasur?
- Nuk kam vuajtur, por mund te them se jam brengosur dhe kjo mund te ndodhe, ndoshta, cdo dite per gjera perditshmerie.
A je penduar, ndonjehere, qe ke qene e hapur dhe e sinqerte me media? Dhe, nese po, cila eshte ajo?
- Jam penduar vetem pasi eshte keqkuptuar sinqeriteti im.
Ti e di qe gjate bisedave tona nuk mund t’u ikim as thashethemeve qe fliten per ty, sidomos koheve te fundit. Cila prej thashethemeve te ka bere te ndihesh me keq dhe cila te ka bere te qeshesh mes veti gjate gjithe karrieres?
- Nuk me vjen mire ndoshta kur flitet per dicka qe nuk eshte e vertete, per shembull, beri ate, shkoi me ate, mori ate, ktheu ate, gjuajti ate etj. E di qe duan te jene ne vemendje apo te lexohen, por keto me bejne te qesh…
Te ndalemi pak te thashethemet qe jane folur koheve te fundit. Ne mbremjen e festivalit “Videofesti Muzikor” ti u paraqite me nje fustan te hapur. Mediet (vetem ne jo) te komentuan se keni qene pa te brendshme. Cila eshte e verteta?
- Nuk eshte e vertete. Cilido mund ta analizoje ate foto.
A ke bere ndonjehere dicka sa per te rene ne sy te medieve?
- Kete me se miri e dini ju. Une bej muzike e jo skandale qe te fliten per mua.
Fytyrat publike jane edhe model per te rinjte. Koheve te fundit shume te rinj po e zgjedhin bashkejetesen para marteses. Ti, e qe ke pasur nje pervoje, si do i keshilloje?
- Secili te veproje ashtu sic i pershtatet dhe sic ka deshire vete.
Besoj se po e di ku po dua te dal… U bene shume kohe qe nuk flitet asgje per ty per ndonje lidhje te re. Ku po jeton, me ke jeton?
- Jetoj ne Prishtine, me familje, e here pas here edhe ne Amerike.
Heren e fundit kur patem biseduar me pate thene se je duke ndertuar shtepi ne nje lagje te re ne Prishtine. A ke hyre ende ne shtepi te re?
- Po, kam hyre.
T’i kthehemi edhe nje here jetes tende private. Lexuesve u intereson pse nuk jeme askend. Cfare po ndodh me ty?
- Lexuesit te jene te qete, sepse cdo gje e ka kohen e vet, me mua po ndodhin projekte shume te medha, te cilat do t’i keni po ne kohen e duhur.
Atehere, si ndodhi qe ne nje koncert tuajin dolet me shenja ne kembe? Nga erdhen ato shenja?
- Te gjithe e dine se bej shume levizje dhe kam energji ne skene. Nuk e di per cilen foto behet fjale, por ndodh edhe ajo qe te kem lendime te vogla nganjehere.
Po ta dije se nje mashkull vuan per ty, e sigurisht te tille ka shume, cfare do te beje?
- Sinqerisht, nuk kam cfare te bej.
Shtepine e ke ndertuar me parate e fituara, apo ke pasur ndihme edhe nga ndokush tjeter?
- Shtepine e kam ndertuar me para te mia.
A mendon se eshte koha jote per martese?
- Jo, mendoj se ende eshte heret.
A mendon qe edhe kur te martohesh te jetosh ne po ate shtepi apo ne shtepine e bashkeshortit?
- Aty ku do te ndihemi me rehat edhe do te jetojme.
Gjithmone ke thene se i do shume femijet. Sa femije deshiron t’i kesh?
- Po, kush nuk i do femijet? Kam deshire te kem shume femije, por kjo mbetet gjithmone ne doren e Zotit.
E dime se e keni brenge ne zemer qe nuk keni vella. Cfare gjinie kishit pasur deshire te jete femija yt i pare?
- Per mua eshte me rendesi qe femija te jete i shendoshe, pa marre parasysh a do te jete djale a vajze.
Te kalojme pak te muzika. Ne “VFM 2012″, ti, ndonese u shperbleve me nje cmim, duket se ishe paksa e zhgenjyer. Keshtu, te pakten, m’u duk mua si spektator. A je edhe ti e ketij mendimi?
- Nuk kam pse te ndihem e zhgenjyer, me rendesi eshte te kemi evenimente te tilla, sepse na mungojne shume. Shpresojme se ne te ardhmen do te kete edhe me shume dhe pastaj konkurrenca e ben te veten.
A te eshte bere ndonjehere padrejtesi ne karrieren tende muzikore dhe nese po, ne cilat raste?
- Nuk ka profesion qe nuk i behet padrejtesi, por eshte me rendesi ta gjesh rrugen se si ta menaxhosh karrieren. Me siguri, nese mendohet mire nuk do lejohen apo nuk do te kete mundesi te behen gjera te tilla.
C’ke bere kur i ke kuptuar dallaveret, si u je pergjigjur?
- Jam munduar t’i zgjidh me kujdes dhe te shikoj si ka ardhur deri aty dhe te mesoj qe ne te ardhmen te mos ndodhin
A je share apo fjalosur ndonjehere me ndonje prej kolegeve tuaj?
- Jo.
Jemi ne stinen e veres. Si e kalon veren dhe a te pelqen stina e veres?
- Si zakonisht, jam e angazhuar ne shume koncerte dhe nuk kam shume mundesi ta shijoj veren si te tjeret, por mundohem dhe ato ore te lira qe i kam ta ndjej kete stine.
Sigurisht, vera eshte edhe sezon i angazhimeve tua dhe i projekteve muzikore. Sapo ke nxjerr edhe kengen me te re me videoklip. Mendon se do te arrije suksesin e kenges se vitit te kaluar me titull “Guximi”?
- Jam maksimumin tim ne cdo kenge, kurse kam besim se edhe kjo kenge do t’i kaloj parashikimet e mia. Kenga eshte duke u pritur mire dhe jam e kenaqur me punen dhe bashkepunetoret e mi qe kane punuar rreth kesaj kenge. Kam edhe shume plane te tjera per javet dhe muajt e ardhshem, e besoj se publiku do ndihet prape i kenaqur si gjithmone.
Genta, nje kohe te madhe e kalon edhe ne Amerike, te familja. Me cilin prind je e lidhur me shume?
- Nuk mund t’i ndaj, jam e lidhur shume me te dyte dhe ndihem krenare qe i kam.
Ke deklaruar se ne Amerike ke hapur nje sallon automjetesh bashke me familjen tende. Si u ece puna?
- Nuk eshte biznes familjar, por i kam disa aksione dhe per to kujdeset familja ime dhe ka nje kohe te gjate qe merren me kete lloj biznesi.
A do e hapesh te njejtin biznes edhe ne Kosove.
- Jo.
A ke ndonje biznes tjeter ne Kosove?
- Momentalisht jo, por ne te ardhmen, sigurisht, do te kem.
Gente, sa kohe i kushton vetes?
- 24 ore ne dite, 7 dite ne jave, 30-31 dite ne muaj, 365 dite ne vit.
C’mendim ke per kengetaret e reja qe vazhdimisht kryejne operacione plastike?
- Eshte vendimi i tyre dhe e respektoj.
Po ti, a ke ndonje operacion plastik?
- Jo.
Te ka mbetur ndonje enderr e parealizuar?
- Njeriu gjithmone ka endrra dhe besoj se te gjitha do me realizohen, por duhet vetem kohe dhe durim.
Te falenderoj, si gjithmone, per bisede?
- Gjithashtu dhe une juve u falenderoj per te gjitha keto vite qe me keni percjelle dhe vazhdoni te me percillni. Gjithashtu, falemnderit shume edhe gjithe fansave te mi, kudo qe jane. /arben gjinaj/kosovarja


(vipat.info)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 3462, stampe 9 ©


Meemira.com