logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Kurat popullore qe kurojne semundjet e melcise
Autor Giusi - 26 luglio 2012 20:04
  

Melēia e zeze dhe lengu qe prodhohet prej saj luajne rol te rendesishem ne procesin e pergjithshem te tretjes. Ushqimet kane veti te shtojne si sekretimin e lengut te stomakut dhe te zorres, ashtu edhe ne nxjerrjen e lengut te melēise per ne drejtim -

te zorres, qe luan rol te rendesishem ne perzierjen e yndyrave ne zorre. Semundjet e melēise se zeze dhe te rrugeve te saj behen shkak per lindjen e ndryshimeve te veēanta funksionale dhe ne aparatin tretes.

Mjafton te permendim se ne pezmatimin e zgjatur te fshikezes se temthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re ērregullime te tretjes e kapsllek qe vazhdojne me heqje barku (diarre), me ndryshime ne nxjerrjen e lengut te stomakut, te pankreasit, etj., te cilat shkaktojne edhe ndryshime te pergjithshme, si per shembull, shqetesime, pagjumesi etj. Ne kete rast dieta e pershtatshme, qe nxit zbrazjen e fshikezes se temthit dhe qe rregullon detyren e zorres, eshte nje mase e rendesishme per parandalimin dhe mjekimin e semundjeve te melēise. Kjo diete duhet te plotesohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon ne normalizimin e funksioneve te melēise se zeze.

Kalitja fizike ndikon ne permiresimin e qarkullimit te gjakut ne melēi, ne oksigjenimin, si dhe ne fur-

nizimin e saj me lende te nevojshme per sintezen dhe grumbullimin e rezerves sheqerore (glikogjenit). Dieta ne semundjet e melēise duhet te jete e tille, qe te lehtesoje si nxjerrjen e lengut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e temthit, gje qe arrihet duke marre shpesh pjese te vogla ushqimi (4-6 here ne dite), qe sherben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave qe vene ne levizje derdhjen e temthit. Per kete ndihmojne edhe levizjet, shetitjet e gjata ne ajer te paster, gjimnastika etj.

Semundjet e tjera qe shkakton

Duke pasur parasysh sherbimet kryesore te melēise specialistet kane percaktuar edhe semundjet (patologjine) e saj dhe te rrugeve te temthit, te cilat karakterizohen nga pakesimi i sekretimit dhe i menjanimit te lengut te temthit ne zorre, nga kalimi i kriperave te tij ne gjak, gje qe shkakton lindjen e te verthit. Por mund te lindin edhe ndryshime te tjera ne vete indin e melēise qe ērregullojne funksionet e saje fiziologjike te sintezes, te shnderrimeve dhe te menjanimit te prodhimeve te ndryshme ushqimore me origjine shtazore, bimore e minerale. Ėshte e keshillueshme qe ne te gjitha ērregullimet e melēise ti drejtoheni mjekut per percaktimin e diagnozes dhe mjekimin sa me te arsyeshem. Preparatet me origjine bimore qe praktikon mjekesia popullore dhe ajo shkencore per semundjet e melēise perdoren ne keto drejtime kryesore. Per mjekimin e pezmatimit te melēise (hepatit) dhe te fshikezes se temthit (kolecistit) dhe per tretjen e gureve te temthit (kolelitiaze). Ndermjet bimeve qe perdoren ne familje per mjekimin e semundjeve te melēise e te rrugeve te temthit rezultate te mira ka dhene mendra e bute, e cila mund te perdoret per nje kohe te gjate dhe pa shkaktuar veprime te padeshirueshme anesore.

Kurat popullore

Midis bimeve qe nxisin zbrazjen e fshikezes se temthit keshillohet akja. Lulet e akes permbajne haterozide flavonike, karoten, vitamine C, derivatin kumarinik herniarine, pigmentin kinonik helikrisine, fitoncide, substanca te hidhura e tanike, pak esence etj, dhe kane veti bakteriostatike, te nxisin prodhimin e temthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen per te shtuar rrjedhjen e temthit dhe per te tretur guret e fshikezes se temthit. Bari sherues bimore i perzier edhe me pelin e me bar pezmin behet me i dobishem per prodhimin e temthit.

Angjinarja

Ne saje te cinarines, glukozideve A dhe B, substancave flavonike te ndryshme etj. Gjethet e angjinares perdoren kryesisht ne semundjet e melēise dhe te veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e temthit dhe zbrazjen e tij dhe perdoret kunder pezmatimit te rrugeve te temthit, vepron ne metabolizmin e kolesterines dhe te urese dhe nxit urinimin (jashteqitjen e klorureve dhe urese).

Pelini

Ne saje te substancave te hidhura dhe te esences, pelini perdoret si mjet qe shton rrjedhjen e lengut te stomakut (duke permiresuar oreksin) dhe permireson punen e melēise. Esenca e pelinit permban azulen me veti antiseptike, te ngjashme me kamazulanin e lules se kamomilit. Duhet pasur parasysh se, ne saje te perberesve te tjere te esences, siē jane tujoli, pelini, ne doza te medha, eshte i helmet dhe mund te demtoje trurin dhe te shkaktoje dridhje. Gjitashtu, ai nuk duhet pe perdoret nga grate shtatzena.

Rrepa

Rrenjet e fresketa te rrepes permbajne esence me squfur rafamol etj. Krahas vitamines C, ato permbajne edhe faktorin B, edhe substanca fitonciale. Ato nxisin formimin e temthit dhe urinimin. Njekohesisht me tharjen e rrenjes pakesohet edhe veprimi i saj. Rrenjet e rrepes, perdoren si mjet koleretik kunder gureve te temthit kur fillon ripezmatimi i fshikezes perkatese, si dhe per te lehtesuar tretjen e ushqimeve. Substancat (materiet) vepruese te rrepes, pasi perthithen nga trakti tretes ngacmojne lehte melēine dhe ne kete menyre, shtojne rrjedhjen e temthit. Keto substanca, ne doza te vogla, nxisin prodhimin e temthit ne melēi dhe per pasoje, shtojne pezmatime, prandaj nuk zbatohen ne doza te larta, kur melēia eshte e demtuar. Ne guret e temthit, rrepa keshillohet vetem per nje kohe te caktuar dhe ne doza te vogla.

MĖLĒIA

Melēia ben pjese ne funksionin e shume organeve vitale qe jane qenesore per shendetin. Prandaj eshte me rendesi qe ndaj melēise te veprohet mire dhe te behen perpjekje qe te ruhet. Meqe luan rol te madh ne procesin e tretjes, kujdesi per menyren dhe zgjedhjen e ushqimit kerkon syēeltesi te madhe.

Si t’ia lehtesojme punen

Qe te mos e ngarkojme se tepermi dhe qe t'i mundesojme pune te mire duhet t'ia lehtesojme detyren. Perparesi duhet dhene artikujve ushqimore qe treten lehte, duhet shmangur shujtat e ngarkuara, e ushqimin duhet shperndare ne shujta te rregullta gjate tere dites: kafjalli i pasur, dreka dhe darka e lehte, zemra gjate paradites dhe pasdites (me se miri peme ose jogurt).

Ushqim i llojllojshem dhe me mase

Te semuret nga melēia duhet t'i kushtojne kujdes te madh menyres se te ushqyerit. Nuk ka nevoje per viktimizime te medha, por mjafton qe te ushqyerit te jete i llojllojshem, me mase dhe me kalori qe i pergjigjen nevojave te trupit dhe punes qe kryejme. Problemet me tretjen do t'i evitojme nese e pakesojme marrjen e yndyrave, posaēerisht ato te sallameve dhe djatherave. Keto lloje te ushqimeve duhet konsumuar vetem kohe pas kohe. Edhe prodhimet nga qumeshti jane burim i rendesishem i yndyrave: djatherat, sidomos djathi i vjeter nuk duhet te jete pjese e shujtes. Qumeshtin me pak yndyre duhet zevendesuar me ate te payndyre.

Funksionet e melēise

- Melēia e zeze eshte gjender e madhe, e cila shpesh quhet edhe laborator biokimik i organizmit, sepse kryhen nje seri sherbimesh (funksionesh) te rendesishme.
- Perpunon dhe shnderron nje seri substancash ushqimore, si sheqernat proteinat e yndyrat.
- Sekreton dhe nxjerr ne zorre lengun e temthit, i cili ndikon ne tretjen e ushqimit dhe ne levizjen e zorres.
- Nxjerr ne gjak prodhimet e nevojshme qe ndikojne ne normalizimin e proceseve te organizimit

Ushqimet qe kurojne dhe demtojne melēine:

- Perdorimi i 20-40 grameve alkool ne dite demton melēine.
- Mosha eshte nje nder faktoret kryesore te demtimit te melēise, pasi sa me e vogel qe te jete mosha e konsumatoreve te alkoolit aq me te renda jane demtimet.
- Predispozicioni gjenetik eshte nje nder faktoret kryesore te shfaqjes se semundjes.
- Keshillohet konsumimi i produkteve te mishit.
- Keshillohet perdorimi i rrepave te kuq, lakres se kuqe dhe brokules.
- Keshillohet te mos pihen shume kafe gjate dites, te mos konsumohet birra dhe lengjet me gaz.



(shqiperia.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 51411, stampe 16 ©


Meemira.com