logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Hurma dhe mjekesia popullore
Autor Arsen - 04 marzo 2012 19:24
  

Behet fjale per nje peme e cila konsumohet shume, sidomos ne vendet arabe dhe islame
Ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes, fruta, gjethet, deget.
Fruta e hurmes eshte e shijshme dhe pelqehet nga te gjithe; -

perdoret e fresket, e thate, pergatitet reel, marmelate, alkool, raki dhe embelsira te ndryshme. Fruta permban rreth 17% sheqer kur eshte e fresket dhe 62% kur thahet. Permban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripera minerale, si hekur, sasi te konsiderueshme tanine etj.
Hurmat kane gjetur perdorim te mire ne luftimin e semundjes se anemise, dobesimit te pergjithshem te organizmit pas kalimit te ndonje semundje. Ne keto raste perdoret mjekimi me hurma:
do dite konsumohen 6- 15 kokrra te tejpjekura rreth nje ore para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 dite deri ne 25 dite.
Hurmat kane dhene rezultate te mira ne luftimin e semundjeve te aparatit tretes, te cilat shoqerohen me diarre (me te dala te shpeshta jashte). Mjekimi me hurma u ben mire edhe atyre qe vuajne nga diarreja kronike.
Edhe mjaft te semure nga gjendra tiroide (fryrja e gushes), kane pasur permiresime te dukshme pas perdorimit me bollek ne racionin ditor te frutave te hurmes.
Farat-

e hurmes kane gjetur perdorime ne dhimbjet shume te forta te barkut. Per kete keshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lengu i perfituar zihet per 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohte.

Burimi: Gazeta Standard





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 31025, stampe 6 ©


Meemira.com