logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Gossip-et e javes
Autor Arnold - 26 May 2011 13:37
  

Pyetja qe na shqeteson perdite eshte “pse njerezit merren me thashetheme?”. Teorikisht i bejne ata te ndihem me afer, praktikisht nese perseriten shume here behen te besueshme.
Sot do te flasim per fjalet qe qarkullojne rreth emrave te njohur -

brenda dhe jashte Shqiperise. Shtypi roze na ndihmon te “gjemojme faktet”, ndersa mikrofoni dhe kamera na “jep dore” per t`i sqaruar ato.

Ështe aktor nga Kosova qe jeton ne France, quhet Arben Bajraktari, pritet te behet pjese e “MTV Movie Awards”, me rolin e tij tek saga e “Harry Potter 7”.

Aktori ne fjale shkruhet se pritet te ndjeje ne 5 qershor ethet e ceremonise ne Los Angeles, pasi nje skene e filmit ku luan perkrah Daniel Radcliff, Ema Watson e Rod Hunt, me regji te David Yates, eshte nominuar per “Best Fight”.

Nga Franca ku jeton, ne nje interviste telefonike, Bajraktari na jep kete pergjigje: “Nuk do te jem i pranishem ne ceremoni, pasi jam ne xhirimin e nje filmi tjeter”.

Nje rol i dyte per te nga regjisori britanik David Yates, por “Sex Traffic” dhe “Taken” e kane bere te njohur tek kineastet e huaj. Roli i Markos tek “Rrembimi” i dha shansin te intepretoje me Liam Nees-on, perveç kastit, publiku shqiptar u rremby-

e nga permbajtja, per te cilen Bajraktari, nuk ka qene shume dakord.

“Ka qene nje eksperience e mire, une nuk isha dakord deri ne fund me skenarin, por e bera, ishte bukur”, thote ai.

Edhe reperi i njohur Noizy eshte bere pjese e faqeve roze, thashethemet qarkullojne ne mjediset e artisteve, ndersa faqet e suplementeve shkruajne per histori dashurie. E gjejme ne studion e tij, buze detit ne Durres, edhe pse ai do te flase per kengen me te re “Swag on point”, biseda nuk shpeton nga kryefjala “Rozana Radi”:

TCH: Thashethemet per ty dhe Rozanen?

Noizy: “Jane fjale”.

Nje vere e nxehte pritet te jete per te, Shtetet e Bashkuara, Zvicer, Shqiperi dhe perseri Amerike, itinerar i ngjeshur per reperin 24 vjeçar. Pas tre vjet “bumi” singelli i fundit “Swag on point” synon te transmetohet ne “MTV Music”.

“Ështe nje kenge qe ne shqip mund te quhet mbi stilin. Ështe per pabet dhe diskotekat dhe eshte arritur fale nje bashkepunimi me nje kengetar kosovar”, sqaron Noizy.

Dhe telenovela vazhdon, ata jane perseri bashke, ambienteve te kryeqytetit. Historia e tyre ngjason me skenaret e filmave, ai nje mashkull i ndjeshem ne kerkim te “se vertetes” ajo “nje kokete” ne qender te vemendjes. Pak dite me pare u fol per ndarje, ndersa i shohim te dy. Shpirti i aventures i perkthyer ne tradheti, nga Ervini intepretohet ne kete menyre:

TCH: Jeni perseri bashke?

Ervini: Po, jemi bashke. Kemi patur perplasje, çeshtje karakteri.

Keto ishin lajmet e nxehta te diteve te fundit qe per nje kengetar te njohur te rikthyer ne Shqiperi do te shiheshin si dite “me vape, papunesi e thashetheme”.

/Top-Channel





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 15971, stampe 9 ©


Meemira.com