logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Arrestohet “njeriu i zi” serb, i cili dogji flamurin shqiptar
Autor E. Çiloti - 14 ottobre 2010 15:20
  

Ai quhet Ivan Bogdanov, nofka e tij eshte “Çoi”. E konfirmoje zyrtarisht forcat e rendit italiane, kur ne oren 03:00 te nates (ekzaktesisht 02.41) mes 12 dhe 13 tetorit i kerkuari numer nje i ultrasve serbe ne stadiumin “Marasi” eshte fotografuar nga-

fotografet, pasi ishte arrestuar pak minuta me pare. Ate e keni pare me nje pale pinca ne dore te ulur mbi kangjellat rrethuese te sektorit te miqve para sfides Itali-Serbi. Kishte prere rrjeten, dhe nga lart, me nje fizik te beshem dhe tatuazhe te nxjerra goxha ne pah, leshonte fishekzjarre ne fushe dhe ne sektorin e tifozeve italiane. Ishte ai, njeriu qe dogji publikisht flamurin shqiptar. Pikerisht tatuazhet, kane qene “Thembra e tij e Akilit”, sepse nje date (viti 1389), te cilin e kishte bere tatuazh ne pjesen e poshtme te parakrahut te tij, e ka zbuluar.

Data ne tatuazh
Beteja e “Piana Merlit”, te ciles i referohet tatuazhi ne krahun e liderit te ultrasve serbe. U zhvillua me 28 qershor 1389 mes Perandorise serbe dhe Mbreterise boshnjake nga nje ane dhe otomaneve turq nga ana tjeter. Fituan turqit, duke vrare princin serb, Lazar, dhe gati te gjithe fisniket e vendit dhe aneksuan pjesen me te madhe te mbreterise. Perveçse eshte nje humbje, la “Piana Merli” (-

sot Fushe-Kosova, ne veri te kryeqytetit Prishtine) eshte transformuar ne nje nga ngjarjet me te rendesishme te historise serbe dhe burim i ndjenjes nacionaliste. Per nacionalistet, 1389 prezanton nje moment historik te krenarise patriotike serbe. Humbja e 1389 konsiderohet nje katastrofe, por edhe nje simbol i vlerave dhe identitetit te nje populli. Betejes i dedikohen shume poezi epike. Pervjetori i betejes perkujtohet me ceremoni solemne. Ne ditet e sotme mbi 90% popullates se rajonit jane shqiptare te Kosoves. Lideri serb, Sllobodan Milosheviç ne ‘99 nisi nje ofensive per te perzene shqiptare nga tokat e tyre nepermjet nje spastrimi te pergjakshem etnik, por u mund nga fuqite perendimore. Ne 2008 Kosova ka shpallur pavaresine. Shteti me i ri i botes eshte njohur nga SHBA dhe shumica e shteteve europiane, por jo nga Serbia dhe Rusia.

Gjuetia per “njeriun e zi”
Thuhet keshtu, sepse agjentet e kane kerkuar gjate gjithe nates, pas trazirave te ultrasve serbe, te cilet nga fusha ishin zhvendosur ne sheshin para stadiumit, ku edhe i prisnin autobuset per t’u kthyer ne shtepi pas ndeshjes. Tifozet shemben nje porte te stadiumit, u perplasen me forcat e rendit, te cilat moren perforcime dhe kane karikuar forcat per nderhyrjen perfundimtare, duke i detyruar te gjithe qe te ringjitjen ne autobuse. Edhe Ivanin, “njeriun e zi”, kapon e ultrasve, njeriun e tatuazheve. Nje 29-vjeçar, simbol i Cervena Zvezdes (Yllit te Kuq), qe kishte nje bombe artizanale ne dore. Dhe atehere nisen kerkimet. Rraskapitese, te pafundme. Forcat e rendit kane zbritur nje nga nje te gjithe pasagjeret. Me pas i kane bere te heqin bluzat te gjithe tifozet, per te njohur tatuazhin e kapur nga telekamerat. Asgje. Dhe keshtu autobuset jane rinisur, iknin nga “Marasi” dhe nga nje nate, te cilen e kane transformuar ne nje ankth per tifozet dhe skuadrat. Pa ate. Sepse duhej te ishte akoma aty, diku.

Autobusi i fundit
Kur nga autobuset ne shesh kishte mbetur vetem nje dhe ishte rrethuar nga nje numer i madh agjentesh te veshur me antiplumb dhe maska, mendimi i perbashket i atyre qe ishin atje, pertej rrethimit, per t’i dhene nje fytyre “njeriut te zi” te perrallave, ishte: e kapem. Ishte ora 2.30. Pasagjeret zbriten, u vune ne rresht horizontal, nje film i pare shpesh ate nate, i hoqen bluzat dhe treguan se tatuazhe me bollek kishin edhe ata. Po, por jo tatuazhet e kerkuara. Pra, tifozet serbe ishin kontrolluar te gjithe, por pa sukses, madje, te gjithe perveç njerit, Ivanit. Te zbuluar ne 02.41 ne zonen e bagazheve te atij autobusi. Mes duartrokitjeve dhe sharjeve te te pranishmeve. Ai, i beshmi, eshte rrethuar nga disa agjente dhe eshte terhequr, se bashku me disa çanta me qindra fishekzjarre, serish ne brendesi te stadiumit. Ku disa ore me pare i shikonte te gjithe nga lart, ku tani ishte i detyruar te dorezohej. I prangosur.
(gazeta- shqip)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 27980, stampe 26 ©


Meemira.com