logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Nente kurat popullore per semundjet e stomakut
Autor Giusi - 18 aprile 2012 21:12
  

Autori i Lajmit: red.
Semundjet e stomakut jane te shumta dhe te ndryshme. Per mjekimin e tyre mjekesia popullore ju vjen ne ndihme me disa kura popullore, te cilat mund t i pergatisni lehtesisht. Stomaku gjendet ne pjesen e siperme te barkut,-

nene brinje dhe diafragme, dhe lidhet me gurmazin dhe zorret si nje kanal i perbashket, i cili vazhdon deri ne anus. Stomaku ka formen e nje qeseje, ndersa madhesia e tij ndryshon sipas moshes dhe gjinise. Stomaku eshte ne gjendje te zgjerohet dhe te mbaje lende ushqimore ne sasi deri ne disa litra.

Cilat jane semundjet qe mund te shfaqen ne stomak?
Ne stomak mund te shfaqen disa lloje semundjesh si gastrit akut dhe kronik, ulēera dhe hiperacidet. Ne semundjen e gastritit akut, cipa e stomakut infektohet, pezmatohet. Gjithashtu, cipa e stomakut, dobesohet nen veprimin e mikroorganizmave, nga substancat kimike, nga ushqimet e prishura dhe sidomos kur veprohet kunder rregullave te higjienes.

Si ndikon ushqyerja ne gastritin akut?
Menyra e te ushqyerit dhe ushqimi qe konsumon ēdo njeri jane shkaktaret kryesore te kesaj semundjeje. Ngrenia e tepruar, mospertypja mire e ushqimit nga goja, kur perdoren ushqime te renda, te nxehta, te ftohta, ngac-

muese, shume te embla, mish, peshk, patate, perime te kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salce shkaktojne gastrit akut.

Cilat jane simptomat e ketij gastriti?
Gastriti akut ka keto shenja dobesim trupor, te vjella, dhimbje ne pjesen e siperme te barkut, ndjesi thartire ne fyt dhe djegije ne stomak.

Ēfare eshte gastriti kronik?
Gastriti kronik eshte pezmatimi i stomakut per nje kohe te gjate, si pasoje e proēeseve akute, sidomos kur stomaku rendohet me ushqime te teperta, te nxehta dhe te forta.

Pse shkaktohet?
Gastriti kronik shkaktohet nga humbja e oreksit, te vjellat, rendimi i ushqimit ne bark, thartia ne stomak, dhimbjet e kokes etj.

Po ulcera pse shkaktohet?
Ulēera e stomakut shkaktohet si pasoje e gastritit kronik, ku zhvillohen puērra ne cipen e stomakut, ose ne pjesen fillestare te zorres se holle (deuden). Kjo eshte nje semundje nga e cila stomaku preket me shpesh.

Ulēera, si mund te frenohen dhimbjet
Personat me te prekur nga semundja e ulēeres ne stomak jane pikerisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vertete i shfaqjes se saj. Por meqenese ulēera ne me te shumten e rasteve eshte e pranishme te personat, qe konsumojne pije alkoolike, mendohet se mund te jete kjo arsyeja pse ajo eshte me e perhapur te meshkujt. Njerezve qe vuajne nga ulēera ne stomak nuk u rekomandohet te pijne kafe. Konsumimi i saj do te ishte e demshme per shendetin e tyre. Gjithashtu, nuk u keshillohet perdorimi i aspirinave. Njerezit qe konsumojne alkool dhe qe vuajne nga kjo semundje duhet te tregojne nje kujdes te veēante. Alkooli i marre me aspirinen ose analgjezite te ngjashem rrisin rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku. Nje prej mundesive efektive qe perdoret per kurimin e ulēeres ne stomak eshte mjalti. Vetite e tij kuruese jane te dukshme nese ai perdoret te pakten 4 luge ēaji mjalte ne dite. Ky perfundim u be i ditur pas shpalljes se rezultateve te nje studimi te kryer ne Zelanden e Re. Ne te moren pjese me shume se 2000 pjesemarres, ne te cilin u vertetuan efektet pozitive te tij. Mjalti kishte ne perberje te tij elemente, te cilet kishin efekte regjenerues, sidomos te plaget. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Per kurimin e kesaj semundjeje shpesh mjalti mund te perdoret me lengun e gjetheve te murrizit. Ēaji ketyre gjetheve duke u perzier me nje sasi mjalti duhet lene per 24 ore ne nje ene dhe me pas pihet nga 1 luge ēdo mengjes. Lule basani eshte nje nga bimet me te rendesishme, qe rekomandohet per kurimin e ulēeres ne stomak. Ēaji i perftuar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret. Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret ēdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar.

Kurat popullore qe zhdukin ulēeren
Djathe dhe qumesht
Per ulēeren ne mjekesine popullore perdoret kjo metode kurimi. Merrni 1 kg djathe te ri pa kripe, 1 kg qumesht te zier dhe te ftohte. I perzieni bashke derisa te formohet nje forme kremi. Pergatesen e mbani ne nje ene plastike ne frigorifer dhe e konsumoni ēdo vakt nga nje luge gjelle para buke.
Nenexhik
Nje luge ēaj nenexhik i copetuar e vendosni ne nje cope leukoplasti, te cilin duhet ta ngjisni mbi kerthize. Leukoplastin duhet ta mbani aty per disa ore derisa t u pushoje dhimbja e barkut nga shqetesimet e stomakut.
Lakra turshi
Lengu i lakrave turshi ka dhene rezultate te mira per semundjet e stomakut dhe per ulēeren. Ky leng duhet te pihet ēdo 2 ore nga 1 luge gjelle per 1-2 muaj rresht. Gjate ketij mjekimi nuk duhet te pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumesht dhe lengje frutash mund te pini sipas deshires.
Panxhari kuq
Per sherimin e stomakut, merrni 50 gr leng panxhar te kuq, 50 gr leng patatesh te shtrydhura, 50 gr leng boronice. Keto perzihen ne nje ene dhe lihen aty per 7 dite rresht. Ky leng perdoret per mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe per sherimin e ulēerave ne stomak e deuden.
Perzierje bimesh
Per mjekimin e gastriteve hiperacide perdoret kjo kure. Merrni 10 gr rrenje ēikoreje, 10 gr fruta te dellinjes se zeze, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 luge ēaj nga kjo perzierje dhe e valoni me 1 gote uje per 15 min. Ky ēaj pihet nga 2 gota ēaji ne dite.
Lule basani
Ne 2 litra uje hidhni 3-4 lule basani te thara e te grimcuara. Keto i zieni per 20-30 min. Pasi pergatesa te ftohet e kulloni dhe shtrydhni. Ēaji pihet gjate dites nga 1 ose 2 gota uje, pak i vaket dhe i embelsuar sipas deshires.
Majdanoz
Merrni 1 luge gjelle majdanoz, po 1 luge gjelle rrenje grami dhe nje dore mustaqe misri. Perzierjen e zieni me 3 gota uji per 15-20 min. Pergatesa pihet 2 here ne dite nga 1 gote e gjysme uji para buke per 5-6 dite rresht.
Raki
Per mjekimin e ulēeres, merrni ēdo mengjes esell 30-40 gr raki rrushi te forte 19 grade. Kjo pihet me gllenjka. Gjysme ore pas pirjes se rakise hani 1 luge gjelle me mjalte, kurse ne darke para gjumit, merrni 1 luge gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon per 30-40 dite.
Hudhra
Njerezit qe konsumojne shume hudhren jane me pak te prekur nga semundja e ulēeres ne stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund te konsumohet e gatuar, e njome, por edhe e thate. Ne rastet kur ajo gatuhet, mundesisht jo shume te bute, por me e mira do ishte te skuqet fare pak per te mos i humbur vlerat e saj.

Thuajini jo!Aspirines
Njerezit qe vuajne nga ulēera ne stomak dhe qe jane perdorues te pijeve alkoolike duhet te tregojne kujdes. Alkooli i marre me aspirinen ose analgjezite te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku.

Kafese
Te semureve, qe vuajne nga ulēera ne stomak, u ndalohet rreptesisht pirja e kafese. Madje, nuk u rekomandohet te konsumojne as produkte qe kane ne perberje te tyre kafene. Konsumimi i saj ēon ne keqesim te shendetit.
Ky lajm eshte publikuar: 24/09/2008


(lajme.shqiperia.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 58347, stampe 13 ©


Meemira.com