logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Jeta e pare me syte e nje femije me kancer
Autor Arsen - 23 gennaio 2012 14:36
  

Te ndalesh per nje moment dhe te shohesh ate qe te eshte dhuruar. Por me syte e nje 12-vjeēari te semure nga kanceri. Ēarli Uilliams, nje 12-vjeēar britanik qe ka fituar betejen e gjate me kancerin ne tru, ka shkruar nje leter qe ka prekur zemrat e m-

iliona njerezve ne mbare boten. Letra e botuar fillimisht ne gazeten e qytetit ku jetonte (Boxford) ka “pushtuar” me pas faqet britanike, duke u bere nje frymezim per njerezit e semure dhe te shendetshem. Nje frymezim i te semureve per te gjetur forcat kunder “perbindeshit” e nje moment reflektimi per te tjeret, per te vleresuar ate qe kane e shpesh nuk dine ta vleresojne.
Nena e Ēarlit, krenare per fjalet e tij pertej moshes, thote se te gjithe duhet ta lexojne letren.
“Kanceri me beri te ndaloj per nje moment e te shoh permes dritares ate qe kisha perpara”, thote Ēarli 12-vjeēar ne leter.
Futbollisti i vogel u diagnostikua ne moshen 5-vjeēare me meduloblastoma, nje forme e rende e kancerit te trurit. Beteja per shtate vjet me radhe me semundjen e tmerrshme e detyroi Ēarlin t’u nenshtrohet trajtimeve mjekesore pa fund.
Fillimisht ai iu nenshtrua nje nderhyrjeje 7-oreshe, e cila u ndoq nga 2 seanca radioterapie ne dite per nje muaj dhe nje seance kimioterapi-

e ēdo gjashte jave per nje vit.
Lufta me semundjen i mori dy vjet shkolle per shkak edhe te nje meningiti, i cili per pak sa nuk u be fatal per vogelushin.
Pas rikthimit ne shkolle, mesuesja e nxiti Ēarlin ta hidhte ne leter ate qe kishte perjetuar ne 7 vjet lufte me kancerin. Ai pershkroi gjithēka, nga injeksionet gjate kimioterapise deri te pamundesia per te provuar ushqimet e preferuara gjate kohes qe ishte semure, pa harruar sakrificat e prinderve, Beverli dhe Adrian.
“Mendoj se shume te semureve me kancer nuk u pelqen te flasin per veten. Por per fat te mire une i perkas pjeses tjeter. Besoj se rrefimi i asaj qe une kam kaluar do t’i ndihmoje njerezit qe luftojne me kete semundje te tmerrshme”, thote ai.
Tashme Ēarli u ka shpetuar kthetrave te vdekjes, por trajtohet me hormone qe stimulojne rritjen, pasi gjendra e tij e hipofizes eshte demtuar nga trajtimet mjekesore te vazhdueshme.
Por per here te pare, ky djalosh i jashtezakonshem do te jete ne gjendje te luaje futboll dhe te shetise me biēiklete si te gjithe moshataret e tij.
Letra e Ēarlit
“Une jam Ēarli Uilliams dhe mund te isha i vdekur tani. Por kohet e fundit mesova se nuk do te vdes.
Ne spitalin Addenbrookes mu desh te duroja trajtime si radioterapia (nje tunel cilindrik ku te futin per rreth gjysme ore), diēka e frikshme per nje 6-vjeēar.
M’u bene shume rezonanca magnetike dhe skanere, nje tjeter tunel ku mund te degjosh te gjitha llojet e zhurmave. Kimioterapia behej nepermjet nje lengu qe futej ne trupin tim permes pjeses se siperme te gjoksit dhe vijonte per ore te tera, nje here ne muaj. Bera shume transfuzione gjaku. Gjilperat nuk jane gjeja me e mire ne bote, por une u bera gur dhe jam mesuar me to tani.
Ju mendoni se mund te mesoheni me gjithe keto trajtime? A mendoni se kjo gje mund t’u ndryshoje ju si person?
Te jesh i semure dhe te mesosh se ekziston mundesia qe mund te humbasesh ato qe perbejne jeten tende, te ben t’i vleresosh keto gjera.
Gjera materiale si kompjuteri apo makina llogaritese mund te mos jene asgje per nje femije ne shkollen time, por mund te jene nisja e edukimit te nje jete ne Uganda. Pasi u semura kam filluar te mendoj shume per keto gjera. Ne ēdo klase ka nxenes qe me veprimet e tyre i shperqendrojne shoket e tyre gjate mesimit. Ata nuk duan t’ia dine se te tjeret duan te degjojne ē’thote mesuesja. Praktikisht ata tregohen egoiste, por une pyes pse. Rrallehere kete gje e bej edhe une sepse edhe une jam nje femije qe po rritet. Por te jesh i semure rende te ben te mendosh me shume per keto gjera, sepse kupton se ēfare eshte e rendesishme dhe ēfare jo.
Pyes veten nese, keta femije qe nuk e vrasin mendjen per sjelljen e tyre, do te semureshin me kancer… A do t’i ndryshonte ata semundja?
Imagjinoni rendesine qe kane ushqime si ēokollata, patatet e skuqura, embelsirat apo salsiēet. Por mendoni dike qe per dite te tera nuk eshte ne gjendje te fuse as edhe nje pike te vetme uji ne gojen e tij.
Ne spital une shihja te tjeret tek hanin pa mundur te kaperdija vete asgje. Me ushqenin me ane te nje tubi te futur ne hunden time. Ishte nje aparature e vogel e lidhur me nje shishe qelqi qe me jepte gjithēka kisha nevoje per t’u ushqyer.
Shpeshhere prinderit mund te na duken te padrejte kur nuk na lene te bejme disa gjera, por ata jane gjithmone aty per te na ndihmuar kur kemi nevoje. Na ushqejne, na veshin dhe na japin nje shtepi, por mbi te gjitha na gjenden kur ne kemi nevoje.
Mami dhe babi im qendronin ne spital me dite te tera duke me pare mua teksa mjekohesha. Tashme une e di se ēfare ndiejne prinderit kur shohin femijen e tyre qe vuan.
Jam i sigurt se kur me diagnostikuan me kancer ne tru, ata kane menduar se une nuk do te mbijetoja. A mund ta imagjinoni se si do te ndiheshin prinderit tuaj nese do te mesonin se po vdisni?
Tani qe ju mesuat per jeten e nje njeriu qe i ka mbijetuar kancerit, shpresoj se historia ime t’u kete tronditur ne nje menyre qe t’ju beje te mendoni per jeten tuaj. Ja ku jam tani, nje femije qe ka pershkuar nje udhetim te tmerrshem qe ne vitet e para te femijerise. Por kam marre diēka pozitive prej kesaj pervoje.
Jam bere me serioz dhe mendoj me shume per jeten. Sillem me mire ne shkolle dhe mesoj me shume.
Kanceri me ka bere te ndaloj per nje moment e te shoh permes dritares ate qe kisha perpara vetes”.

Burimi: Gazeta Shekulli





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 29198, stampe 5 ©


Meemira.com