logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Sheqeri mund te rrenoje jeten tuaj
Autor Arsen - 21 febbraio 2012 14:36
  

Shume pak prej jush mund ta besojne se diçka aq e zakonshme si sheqeri apo karbohidratet e proçesuara mund te rrenojne jeten tuaj. Shume njerez i konsumojne ato ne sasi te medha dhe nuk e dine akoma se kane efekte te demshme mbi shendetin. Endokrinol-

ogia Yllka Themeli shpjegon efektet negative te sheqerit per shendetin e njeriut, efekte qe jane shume me te renda se çfare mund te kemi parashikuar.
Shekulli: Kur flasim per konsumin e sheqerit a mund te na thoni ne cilat produkte gjendet ai me shume dhe a ndodh qe industrite te abuzojne me sasine e sheqerit tek ushqimet e perpunuara?
Dr. Yllka Themeli: Ne dyqane e markete verehet nje dyndje ushqimesh te perpunuara dhe te paketuara, kundrejt ushqimeve natyrore te tilla si mishi i parafinuar, peshku, frutat, perimet, arrat,etj. Ky fenomen eshte problematik, sepse pjesa me e madhe e ushqimeve te perpunuara permban sasi te medha te sheqerit dhe te karbohidrateve te rafinuara, si dhe komponente shtese artificiale, qe jane potencialisht te demshme per organizmin tone. Ky kontigjent ushqimesh eshte me i favorizuar nga industria e ushqimit, sepse ka kosto te ulet per t`u prodhuar, ka afat me te gjate te skadences dhe eshte projektuar posaçerisht per shije te mire. Per te njejt-

at arsye, keto ushqime jane me joshese e me te preferuara nga konsumatoret, shoqeruar me perhapjen ne permasa te frikshme te patologjive te tilla si diabeti, depresioni, obeziteti, semundjet e zemres dhe kanceri.
Sa i takon karbohidrateve te rafinuara perse jane nje burim i fshehte i sheqerit?
Ne shumicen e rasteve, karbohidratet e rafinuara perftohen nga perpunimi i dritherave dhe jane deficiente ne vlera ushqyese, si pasoje e largimit te embrioneve dhe krundeve te dritherave gjate perpunimit. Pergjithesisht, sasia e lendeve ushqyese te humbura eshte proporcionale me shkallen e perpunimit, dhe kjo eshte veçanerisht e theksuar per kompleksin e vitaminave B, fibrat dhe hekurin. Bazuar ne kete fakt, karbohidratet e rafinuara referohen shpesh si ushqime “pa kalori”, duke na tunduar t`i konsumojme shpesh dhe per periudha te gjata kohore, madje duke zevendesuar me to ushqime realisht te shendetshme. Ne kete menyre, organizmi yne do te varferohet ne menyre te pashmangshme si ne vitamina, ashtu edhe ne minerale. Duke qene se keto elemente jane te domosdoshme per funksionimin normal te trupit, kjo situate mund te pasohet me fillimin gradual te semundjeve kronike.
Por cilat jane efektet negative qe sjell sheqeri mbi shendetin?
Jane te shumta por po permendim me kryesoret. Mund edhe te habiteni, por ka ende njerez qe mendojne se konsumimi i bukes dhe makaronave jane te shendetshme per trupin. Per t`ju bindur per te kunderten, po ju paraqes ne vijim disa nga rreziqet kryesore qe jane te lidhura zakonisht me konsumin e shpeshte te sheqerit apo te karbohidrateve. Le te fillojme me demtimin e procesit te rregullimit te nivelit te sheqerit ne gjak ushqimet qe jane te pasura ne sheqer ose karbohidrate te rafinuara, zberthehen ne organizem ne sasi te medha te glukozes, e cila hyn shume shpejt ne sistemin e qarkullimit te gjakut.
Kjo shkakton nje rritje te shpejte te nivelit te sheqerit ne gjak, qe provokon nje çlirim te ekzagjeruar te hormonit insuline, qe ka per qellim uljen e ketij niveli. Kur kjo situate ndodh shpesh, sforcimi i vazhdueshem i pankreasit per te prodhuar sasi shtese te insulines mund te demtoje aftesine e trupit per te mbajtur nje nivel te qendrueshem te sheqerit ne gjak, duke çuar ne rezistence ndaj veprimit te insulines dhe ne shfaqjen e diabetit te sheqerit te tipit 2. Mund te permendim edhe obezitetin dhe shtimin ne peshe sepse sheqeri eshte burimi yne kryesor i energjise dhe kur dhe kur konsumohet, ai mund te konvertohet ne glikogjen dhe te ruhet ne muskul ose ne melçi per perdorim ne te ardhmen.
Per shkak te ketij potenciali qe kane sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara per te shkaktuar shtim ne peshe, shumica e njerezve qe i konsumojne vazhdimisht ato, jane dukshem mbi peshe. Gjithashtu semundjet e zemres dhe kanceri jane dy shkaqet kryesore te vdekjes ne bote, me nje perhapje gjithnje e me te madhe ne vitet e fundit. Ështe konstatuar se shfaqja dhe zhvillimi i tyre jane te lidhura ngushte edhe me konsumin e sheqerit dhe te karbohidrateve te rafinuara.
Nese do ndaleshim me gjate ne kete argument, kjo lidhje eshte konstatuar mjaft e forte ne rastet e infarktit te miokardit, aterosklerozes dhe semundjeve te zemres ne pergjithesi. Kjo shpjegohet me faktin se konsumi i sheqerit rrit nivelin e tij ne gjak, duke provokuar me pas demtimin e indeve dhe inflamacion ne murin e brendshem te arterieve te zemres.
Fakte te hidhura per sheqerin e embel
Ne fillim te viteve 1800, nje amerikan konsumonte mesatarisht 5,4 kg sheqer ne vit. Sipas statistikave te publikuara nga Shoqata Amerikane e Diabetit, konsumi mesatar vjetor i sheqerit u rrit ne me shume se 67,9 kg per person deri ne vitin 2000. Ne kete menyre, sheqeri perfaqeson nje pjese te konsiderueshme te kalorive ditore te nje pjese te madhe te popullates. Gjithashtu statistikat tregojne se çdo personi qe konsumon 5,4 kg sheqer ne vit, duke respektuar nje diete me te vertete te shendetshme, te bazuar kryesisht ne ushqime natyrale, i korrespondon nje tjeter person i cili konsumon 60 here me shume. Pra, egzistojne individe qe konsumojne me teper sheqer ne nje jave te vetme sesa individe te tjere ne nje vit te tere. That’s scary! Kjo eshte e frikshme!
Varesia ndaj sheqerit, me problematike sa varesia ndaj kokaines
Shumica e njerezve perjetojne ngritje te shkurter te humorit dhe te energjise menjehere pas konsumimit te sheqerit apo karbohidrateve te rafinuara. Pra, eshte mese e qarte qe konsumi i sheqerit ka nje ndikim te drejtperdrejte mbi humorin. Endokrinologia Yllka Themeli shpjegon se njerezit kane tendence te kene deshire me te forte per sheqer dhe karbohidrate te rafinuara sesa per ushqimet e tjera, dhe kjo deshire shpesh shoqerohet me ndjesine e lodhjes, ankthit, apo depresionit.
Studime bashkekohore kane konstatuar nje lidhje mjaft te ngushte ndermjet konsumimit te sasive te medha te sheqerit dhe rritjes se prevalences se depresionit. Kerkime te shumta te realizuara tek minjte kane provuar shkencerisht se egziston vertet varesia ndaj sheqerit. Ashtu si edhe perdorimi i drogave çlodhese, sheqeri rrit perqendrimin ne tru te dopamines dhe opiateve, te cilat kane nje ndikim te madh mbi humorin. Veç kesaj, kur sheqeri konsumohet me teprice, ai pengon çlirimin e acetilkolines, e cila zgjat oreksin dhe stimulon ngrenien me shume deshire.
Gjithashtu, konsumi i shpeshte i sheqerit ul ndjeshmerine ndaj dopamines dhe opiateve, dhe prodhon simptoma te terheqjes, te tilla si ankthi dhe depresioni, te cilat jane te gjitha ne perputhje me karakteristikat e varesise nga droga. ​​Ne fakt, nje studim i koheve te fundit ka treguar se varesia ndaj sheqerit eshte edhe me problematike se ajo ndaj kokaines.
Keshilla
Per nje jete me te mire pa sheqer
Per shkak te shijes se embel dhe te natyres droguese te sheqerit, shume njerez e kane mjaft te veshtire ta eliminojne ate nga dieta e tyre, pavaresisht demit qe mund t`u shkaktoje.
- Kontrolloni gjithmone ne amballazhin e produkteve ushqimore qe blini, listen e komponenteve qe permbajne. Sigurohuni qe te mos permbajne glukoze, sukroze, fruktoze, apo shurup drithi me permbajtje te larte fruktoze.
- Evitoni konsumin e shpeshte dhe ne sasi te medha te embelsirave, veçanerisht te atyre me sherbet.
- Preferoni embelsirat e pergatitura ne shtepi, sepse jane me te fresketa dhe me te shendetshme, pasi kane nivel te kontrolluar te sheqerit te procesuar.
- Konsumoni 5-6 vakte ne dite (çdo 3 ore), ne menyre qe te mos jeni te uritur ne vaktin e radhes.
- Konsumoni ne vaktet e vogla (snack) ushqime qe permbajne sheqer natyral, te dobishem per organizmin, siç jane frutat dhe zarzavatet e fresketa.
- Konsumoni lengje qe nuk kane ose kane sasi te paket te sheqernave te procesuara, si uji, qumeshti me pak yndyre, sasi te kufizuara te lengut te frutave te fresket (te pergatitur ne shtepi), dhe njekohesisht evitoni pijet me gaz si soda, cola, pijet energjike, etj.
- Evitoni ushqimet fast-food, perdorni mustarden ne vend te majonezes, perdorni salcen e domates ne vend te salces se bardhe.
- Evitoni buken e bardhe, makaronat e bardha, orizin e bardhe, salcen e bardhe.
- Pini sa me shume uje gjate dites, te pakten 8 gota uje ne dite, mundesisht menjehere para ngrenies se ushqimit, ne menyre qe te evitoni ngrenien e tepert.
- Kryeni te pakten 30 minuta aktivitet fizik ne dite, gjithmone nese jua lejon gjendja juaj shendetsore.
- Regjimi i mesiperm, si dhe evitimi i streseve dhe i njerezve me energji negative per ju, sigurisht qe do t`ju mbajne larg semundjeve.

Burimi: Gazeta Shekulli





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 39329, stampe 8 ©


Meemira.com