logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Sa e njohin femrat shqiptare kontracepsionin
Autor Arsen - 28 febbraio 2012 14:26
  

Grate shqiptare jane minimalisht pak te informuara per kontracepsionin sepse perqindja e grave qe bejne aborte eshte shume e larte, nje nder popullsite me te larta ne te gjithe Evropen per numer lindjesh dhe numer abortesh dhe raporti tashme eshte nd-

ryshuar, eshte ne favor te aborteve dhe jo ne favor te lindjeve, kjo do te thote qe te gjitha menyrat e mbrojtjes nga nje shtatzeni e padeshiruar jane jo mire te njohura nga popullata shqiptare ne pergjithesi, dhe ne menyre te veēante pastaj nga grate te cilat duhet t’i perdorin keto mjete kontraceptive. Popullata me e pambrojtur dhe me e pasigurt ne kete pjese eshte mosha studentore e cila hyn ne raportet e para seksuale pa ditur qe ka nje shtatzeni nga prapa dhe pa ditur dhe pjesen tjeter qe ka dhe menyra mbrojtjeje te cilat i garantojne nje jete seksuale te qete, normale dhe pa probleme te kesaj natyre qe ne fakt behen pastaj edhe burim problemesh te mevonshme per kete kontigjent popullate qe ne nje fare menyre gjen nje zgjidhje sepse ben abortin. Por pasojat e abortit jane psikologjike, sociale, dhe pastaj jane pasojat mjekesore te tij qe jane realisht goxha te rendesishme per shendetin riprodhues dhe per shendetin specifik te gruas ne pergjithesi.
Nevojat per perdorimin e k-

ontraceptiveve
Nevoja e kontracepsionit eshte ka lindur kryesisht per moshat e reja, moshat e riprodhimit, te cilat per te shmangur nje intervent, nje nderhyrje siē eshte aborti zgjedhin nje menyre qe eshte pak e demshme dhe e sigurt nga nje shtatzeni e padeshiruar, deri ne momentin qe ēifti do te doje te planifikoje nje shtatzeni.
Domosdoshmeria per informimin e popullates me moshe te re
Qe mbas vitit ‘93 informacioni mbi seksualitetin tek ne ka filluar te jepet qe ne klasen e tete. Mesuesit qe japin edukaten seksuale ne shkolla pergjithesisht nuk flasin sepse raporti midis nxenesve dhe mesuesve eshte pak i sikletshem ne Shqiperi per kete teme. Kjo vjen per shkak te mentalitetit tona, prandaj ne pjesen derrmuese popullsia shqiptare, detyrimisht eshte totalisht e painformuar. Orientimet paraprake te rinjte duhet t’i marrin ne familje por kjo tek ne nuk ndodh, keshtu qe ne momentin e pare kur fillon jeta aktive ata ndodhen perballe nje situate qe i ēon keto te reja drejt aborteve.
Mosha e rekomanduar per perdorimin e kontraceptiveve
Mosha e percaktuar nga ekspertet dhe mjaket per fillimin e perdorimit te kontraceptiveve duhet te startoje qe me kryerjen e marredhenieve te para seksuale deri ne momentin qe ēifti do te kete nje shtatzeni. Rekomandohet qe deri ne 35 vjeē eshte nje menyre mbrojtese e sigurt ne 99 per qind te rasteve, eshte nje perqindje shume e ulet deshtimi qe mund te kene kontraceptivet, me teper eshte teorike sesa e verifikuar praktikisht.
Perdorimi nga partneret e rregullt
Per partneret e rregullt do te ishte mire te perdoren rregullisht kontraceptivet. Ne rastet kur nuk ka partner fiks do te gjendet nje menyre tjeter kontraceptivi. Ne kete rast, nje menyre mbrojtjeje eshte prezervativi qe behet i domosdoshem per dy arsye: e para per te parandaluar shtatzenine e padeshiruar dhe e dyta per te parandaluar semundjet seksualisht te transmetueshme siē eshte sida, dhe gjithe infeksionet e tjera, sepse nje partner jo fiks do te thote, nje partner qe nuk e njeh mire dhe detyrimisht, probabiliteti i te dyja paleve per te marre diēka te kesaj natyre eshte goxha i larte.
Avantazhet dhe disavantazhet e kontraceptiveve
Kryesorja eshte parandalimi i nje shtatzenie te padeshiruar, pra ideja e prodhimit te kontraceptiveve ka qene pikerisht kjo. Nga momenti i prodhimit te tyre kane kaluar 50 vjet dhe vazhdojne te prodhohen preparate te rinj sepse eshte pare qe perveē shtatzenise se padeshiruar kontraceptivet stabilizojne ciklin tek nje grua shume mire dhe ulin dhimbjet gjate menstruacioneve ne menyre te dukshme, ulin humbjen e gjakut gjate menstruacioneve qe eshte nje komponent i rendesishem per ato gra qe e kane dhe i drejtohen shpeshhere maternitetit per kete gje, njekohesisht grate qe perdorin kontraceptive jane te mbrojtura nga formimi i kisteve ne veze, nga kanceri i mitres dhe i vezoreve edhe 5 vjet pas nderprerjes se tyre, qe jane faktore pozitive ne kuadrin e perdorimit te kontraceptiveve, kjo behet kryesisht per kontraceptivet orale, qe merren nga goja, sepse prezervativi dhe sterilja nuk eshte se mbrojne ne kete pjese.
Efektet anesore te kontraceptiveve
Kontraceptivet kane teorikisht dhe praktikisht efekte anesore me pak se nje shtatzeni e padeshiruar, qe do te thote se nese kontraceptivet shkaktojne probleme me enet e gjakut, kjo eshte e barasvlefshme me ate qe shkakton shtatzenia e padeshiruar. Ne pergjithesi shtatzenia ērregullon gjithe enet e gjakut, keshtu qe perqindja e rrezikut eshte e njejte per te dy rastet. Problemi tjeter eshte se pas moshes 35 vjeē perben rrezikshmeri te grate qe pine duhan sepse favorizojne ne radhe te pare problemet e zemres. Nuk eshte se i nxisin kontraceptivet, por i favorizojne, prandaj dhe konsiderohet per grate qe pine duhan, sepse tek ato probabiliteti qe enet e gjakut, e kryesisht zemra te jete e demtuar eshte me e larte. Prandaj dhe kontraceptivet i favorizojne te keto mosha problemet e zemres. Kohet e fundit po prodhohen kontraceptive me doza minimale, shume te uleta qe favorizojne perdorimin e tyre edhe nga keto mosha.
Kanceri i gjirit dhe kontraceptivet
Nje problem shume i diskutuar ka qene kanceri i gjirit dhe kontraceptivet. Pergjithesisht eshte vene re qe kontraceptivet nuk shkaktojne kancer gjiri. Problemi i kancerit te gjirit per grate e gjithe Evropes Perendimore qe kontrollohen rregullisht eshte se marrja e kontraceptiveve e detyron gruan te kontrollohet me shpesh dhe me rregullisht. Dhe midis vizitave te tjera, eshte edhe vizita e kontrollimit te gjirit. Ėshte organizuar edhe nje konference per kancerin e gjirit tek grate shqiptare, si nje pjese qe ka te beje me sensibilizimin e popullates femerore, kryesisht per kancerin e gjirit. Persa i perket kontraceptiveve problemi eshte i zgjidhur, kontraceptivet nuk shkaktojne kancer, por duke rritur mundesine e diagnostifikimit, evidentohen me heret patologjite qe mund te kete gjiri. Vizitat te mjeku dhe gjinekologu duhet te behen zakon, por tek ne mungon kultura e rrenjosur shendetesore dhe seksuale.

Burimi: Tirana Observer





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 43593, stampe 14 ©


Meemira.com