logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Boterori 2014, Shqiperia ne vazon 4
Autor Arnold - 26 luglio 2011 20:30
  

Me gjithe endrren e venitur, eliminatoret e Euro 2012 kane regjistruar nje hap te rendesishem perpara per Shqiperine.
Deshira e nje vendi te tere, ashtu si edhe ajo e kuqezinjve per te provuar deri ne fund kualifikimin e pare ne nje eveniment -

madhor mbeti serish ne tentative. Megjithate, ecuria e kenaqshme ne Grupin D kualifikues te Kampionatit Europian – pavaresisht zhgenjimeve per disfatat ne Bjellorusi dhe Bosnje-Hercegovine – ka sjelle rezultat: Shqiperia do te jete ne vazon 4, ne shortin qe do te hidhet per eliminatoret e Boterorit 2014. Te shtunen (me 30 korrik), Kombetarja do te njohe rivalet, ndersa te pakten ne teori, per kualifikueset e ardhshme do te kete dy kundershtare me te dobet ne grup.

Tashme, syte do te jene te goglat ne Rio de Zhaneiro, me shpresen se ato do te tregohen bujare, per te vazhduar perparimin e skuadres se drejtuar nga Josip Kuzhe. Ne shortin qe do te hidhet ne Brazil, Federata Shqiptare e Futbollit do te perfaqesohet nga presidenti Armand Duka dhe zv.presidenti, Lutfi Nuri. Dy drejtuesit e larte jane nisur drejt Amerikes se Jugut gjate dites se djeshme, ndersa bie ne sy fakti qe pjese e delegacionit shqiptar nuk eshte trajneri kroat.

Vazo 4 – Trajneri Kuzhe nuk e-

kishte fshehur synimin per te provuar nje surprize te mundshme, duke menduar edhe kualifikimin e Shqiperise ne Euro 2012. Megjithate, 58-vjeēari realizoi objektivin kryesor qe i ishte percaktuar kur erdhi ne krye te Kombetares shqiptare: permiresimin e renditjes.

Me rezultatet e arritura, kuqezinjte jane ngjitur ne menyre progresive ne klasifikimin e FIFA-s, deri ne pozicionimin historik ne vendin e 50-te. Me vendin e 59-te ku ndodhet aktualisht ne renditjen boterore dhe te 32-in ne ate Europiane, perfaqesuesja jone ka kaluar ne vazon 4 per shortin e Boterorit 2014. Kuqezinjte ndodhen aty perkrah Bullgarise, Rumanise, Gjeorgjise, Lituanise, Skocise, Irlandes se Veriut, Austrise dhe Polonise. Me dy skuadra me te dobeta ne nje grup me gjashte ekipe, apo ndoshta edhe me pese, rritja e metejshme, ose edhe endrra per vendet e para mund te jete e realizueshme. Permiresimi me nje vazo ka ardhur edhe ne krahasim me shortin e Euro 2012.

Europa - Ne kualifikueset europiane marrin pjese 53 skuadra, mes te cilave edhe Spanja kampione e botes ne fuqi. Ndeshjet do te luhet nga 7 shtatori 2012 deri me 15 tetor 2013, ndersa skuadrat do te luajne ne 8 grupe me 6 skuadra dhe 1 grup me 5.

Nente fitueset e grupeve do te kualifikohen direkt per ne fazen finale te Brazil 2014, ndersa tete skuadrat e renditura ne vendin e dyte do te luajne ne “play-off”, me ndeshje me sistem vajtje-ardhje, me 15 dhe 19 nentor 2013. Perfaqesuesja kontinentale qe ka pasur rritjen me te madhe eshte Mali i Zi, me rritje prej kater vazosh: nga vazo 5, tashme ata jane te dytet ne vazon 2.

Gjithashtu, Sllovenia ka perparuar me 3 vazo, ndersa Norvegjia e Sllovakia me 2. Nga rivalet e Shqiperise ne Euro 2012, Bosnje-Hercegovina dhe Bjellorusia, ashtu si kuqezinjte, jane nje vazo me lart. Renie kane pesuar Franca (1 vazo me poshte) dhe Rumania (2 vazo me poshte).


-Top channel





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 36574, stampe 19 ©


Meemira.com