logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

SI TE INVESTOJE - KULTIVIMI I KERMILLIT
Autor Roni - 04 settembre 2013 17:40
  

yra e Siperrmarrjes prane Zyres se Projekteve dhe Kerkim Zhvillimit Sh.L.P “Vitrina” 3-Kriza ekonomike ka pasojat e saj por kjo nuk ndalon disa kompani qe te rriten me shpejtesi edhe ne kete periudhe. Cilet jane bizneset qe po rriten ne kohe krize dh-

e pse? Nje rast ne rritje eshte ai i kultivimit te kermillit. Ne vitet e fundit eshte shtuar numri i fermereve qe po investojne ne rritjen e kermillit (lloji helix aspersa). Investimi minimal i kerkuar eshte 600 mije leke per tre dynyme dhe kthimi i investimit merret brenda 15 muajsh. Tregu kryesor eshte Italia ku nje kg( paguacka) shitet me 3.5-4 euro. Kultivimi i kermillit eshte futur kete vit edhe ne skemen e subvencioneve nga Ministria e Bujqesise, ku fermat qe hapen per here te pare marrin nje subvencion prej 500 mije lekesh per hektare per blerjen e rasatit (fares) dhe ato ekzistuese, qe zgjerohen, deri ne 250 mije leke per hektare. Toka, klima dhe sasia e ujrave te mjaftueshme e bejne vendin tone te pershtatshem per rritjen e moluskut Helix Aspersa. Ai quhet ndryshe edhe kermilli mesdhetar dhe kultivohet ne zonat deri ne 200 metra mbi nivelin e detit. Ky lloj eshte edhe kermilli me i kushtueshem ne tregun boteror. Rrjetat per rrethimin e fermes jane te mjaftueshme per zhvillimin-

e ketij aktiviteti per nje periudhe 20-vjeçare, nderkohe qe siperfaqet e tokes duhet te jene vazhdimisht te mbjella me bimet e preferuara nga kermilli, si lakra, panxhari dhe luledielli. Mendoj se fermeret shqiptare duhet te investojne me shume ne kultivimin e kermillit.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 8992, stampe 23 ©


Meemira.com