logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Kafshimet nga insektet
Autor Arsen - 05 gennaio 2012 12:56
  

Kafshimet nga insektet jane dukuri te shpeshta qe zakonisht ngjajne gjate muajve te veres.
Fatmiresisht rastet e tilla jane mjaft te rralla dhe nuk paraqesin problem te rende mjekesor. Kafshimet nga insektet (arezat, bletet, rriqrat) jane te r-

endesishme per shkak se shkaktojne reaksione alergjike te cilat e sensibilizojne organizmin e njeriut.
Simptomat dhe shenjat
Te kafshimet nga insektet veprimet helmuese shoqerohen me dhimbje te kohepaskohshme, me te enjtur, letargji, me dhimbje koke, mundim me te vjella, dhimbje barku, ngritje e larte e gjakut, nxehtesi, infeksione lokale, sistemike (ndonjehere gjendje sepse), konvulsione, reaksione te lehta me urtikarie te gjeneralizuar, reaksione anafilaktoide. Rrezik potencial paraqet zhvillimi i reaksionit anafilaktik, nese nuk mjekohet ne menyre adekuate, shume shpejt mund te jete vdekjeprurese.
Manifestimet alergjike nga kafshimet me insekte mund te paraqesin rrezik dhe per kete shkak ndahen ne disa grupe:
Forma lokale
Shoqerohet me eriteme te lekures, edeme, dhimbje apo djegie, por qe nuk kerkon ndonje mjekim te posaēem, perveē te perdorimit te kompresave te ftohta, yndyrave antihistaminke, kortikozonike, amoniak, alkool.
Forma sistemike-


Shoqerohet me hipotension, dispne, bronkokonstrikcion, kolaps, edeme e fytyres, buzeve, periorbitale. Ne rastet e renda keshillohet te perdoret amp. Adrenaline (0.5 –1 mg me rruge subkutane, intravenoze), oksigjenoterapi, bronkodilatatore dhe ne raste me renda duhet te behet intubimi endotrakeal.
Kujdes: nese femijen e kafshon bleta ne goje, ose ne fytyre mund te vije deri te shfaqja e simptomave dhe shenjave te rrezikshme si: frymezenia per shkak edemes laringale, ndersa prognoza e semundjes mund te jete fatale, ofrimi i ndihmes se pare eshte shume emergjente.
Ndihma e pare
Qetesoni te aksidentuarin dhe vendoseni ne pozite te shtrire.
Nese behet fjale per thumbim nga insekti, gjymtyren e mobilizoni dhe e mbani ne elevacion ne nivel te zemres.
Shperlani me uje dhe me sapun vendin e thumbuar nga insektet dhe vendosni kompresa te ftohta me qellim te zvogelimit te dhimbjeve.
Krijoni kushtet qe pas stabilizimit te shenjave jetesore nen perkujdesje shendetesore, te aksidentuarin ta dergoni ne spital per trajtim te metutjeshem.
Nese laiket ofrojne ndihem e pare te personi i thumbuar nga insektet, nuk preferohet largimi i insektit, sepse kjo duhet te behet vetem ne entet shendetesore te specializuara.
Insekti mund te largohet nga trupi nga punetori shendetesor dhe per kete qellim duhet te perdoret nje mjet insekticid sperkates nga afersia, derisa te mbytet insekti.
Largimi insektit behet ngadale, me durim, duke e lagur vendin e kafshimit me pince nga lekura e personit te thumbuar, por duke pas kujdes qe te mos mbetet asnje pjese e trupit te insektit.
Mr.Sc.Dr. Basri Lenjani M.D.
Specialist i Mjekesise Emergjente
Drejtor i Qendres Emergjente – QKUK

Burimi: Telegrafi





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 30762, stampe 15 ©


Meemira.com