logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Atentat me bombe ndaj kengetarit Labinot Tahiri
Autor Arsen - 15 gennaio 2012 19:06
  

Lufta ne kuadrin e konkurrences mes kengetareve po merr zhvillime te reja dhe po behet shume e rrezikshme. Perveē bokseve, sharjeve dhe ofendimeve, rivalet ne mes tyre kane filluar te perdorin edhe plumba e bomba. Ne qytetin e Ferizajit, te merkuren -

mbrema ka ndodhur nje ngjarje shume dramatike, por pa pasoja ne njerez. Persona ende te panjohur per Policine e Kosoves kane vendosur bombe ne makinen e kengetarit kosovar, Labinot Tahiri. Ne fakt, siē mesojme, bomba ka qene e vendosur ne makine qe me heret, por ka shperthyer pasi Labinoti eshte futur ne shtepi. Kengetari, se bashku me familjen e tij, te emen, bashkeshorten dhe djalin Eltonin, ka qene ne nje shetitje jashte qytetit qe te beje furnizime per shtepi, dhe diku rreth ores 22:00, ne mbremjen e dites se merkure, eshte kthyer ne shtepi. Vetem 5 minuta pasi eshte futur brenda, bomba e vendosur ne makine ka shperthyer, ku perveē demeve materiale, per fat te mire nuk ka persona te lenduar. Ky mund te jete nje nga rastet e vetme qe po ndodh ne Kosoven e pasluftes ndaj nje personi qe nuk ka bere sherre me askend deri me tani. Raste dhe ndeshje fizike mes kengetareve ka pasur gjithmone, por jo deri ne kete mase sa te cenohet edhe jeta e personave. Tashme publikisht dihet qe Labinot -

Tahiri eshte nje nga kengetaret me te kerkuar ne Kosove e diaspore, me shume koncerte dhe ben pjese ne listen e kengetareve me te paguar, keshtu qe konkurrenca, rivaliteti dhe xhelozia profesionale mund te jete shkak qe ndaj tij eshte kryer atentati. Nga ajo qe mesojme, thuhet se Labinoti ka dyshuar ne 2-3 persona, por pa dhene detaje me shume rreth rastit. Perndryshe, Labi njihet si person shume human, si nje nga kengetaret qe ka kontribuar me shume me para e koncerte humanitare per permbytjet e shkaktuara ne Shkoder, kurse vitin e kaluar ne Ferizaj ka ndertuar dy shtepi ne ndihme te familjeve ne nevoje. Suksesi i fundit i kengetarit kosovar ishte ne duet me Flori Mumajesin, i titulluar ‘’S’te mbaj inat’’, qe brenda nje jave kishte arritur rekord klikimesh, mbi 700.000. Ndersa nga ajo qe shihet, Labin me sa duket dikush e urren deri ne ekstrem. ‘’Panorama plus’’ kontaktoi Policine e Kosoves, ku morem kete pergjigje ne lidhje me atentatin: ‘’Shkaktim i rrezikut te pergjithshem. Me 11.01.2012 raportohet se persona te panjohur kane hedhur nje mjet shperthyes ne veturen e nje mashkulli K/Shqiptar, ku perpos demeve materiale nuk raportohet per te lenduar. Njesiti perkates eshte duke punuar rreth rastit’’, thuhet ne njoftimin e Policise kosovare, derguar ne redaksi te gazetes “Panorama”.

Burimi: Panorama Plus





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 25991, stampe 10 ©


Meemira.com