logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Ngacmimet seksuale ne pune shume e lehte te denosh eprorin
Autor Giusi - 26 aprile 2012 21:29
  

Qeveria eshte duke shqyrtuar ndryshime te rendesishme ne Kodin e Punes, te cilet prekin anetaret e administrates publike te vendit si edhe ata qe jane te punesuar neper ndermarrje private. Ndryshimet jane duke i diskutuar aktualisht me grupet e inter-

esit dhe ne perfundim pritet te kalojne per miratim ne mbledhje qeverie.

Ndryshimet fillojne nga penalitetet ne rastet e diskriminimeve per marrje apo largim nga puna nga ana e punedhenese e deri tek kushtet e punes qe u duhen siguruar punemarresve. Ndryshimet u diskutuan edhe dje ne nje konference te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise. Ligji i kushton nje rendesi te veçante ngacmimeve seksuale ne vendet e punes nga ana e eproreve apo kolegeve, per te cilat nga studime te ndryshme ka dale se jane ne fenomen i perhapur. Kodi aktual i punes ndalon ne menyre te pergjithshme ngacmimet seksuale ne vendin e punes duke detyruar punedhenesin qe te mos lejoje ngacmime seksuale ne vendet e punes.

“Punedhenesi ndalohet te kryeje çdo veprim qe perben shqetesim seksual karshi punemarresit dhe nuk lejon kryerjen e veprimeve te tilla nga punemarresit e tjere. Me shqetesim seksual kuptohet çdo shqetesim qe demton ne menyre te dukshme gjendjen psikologjike te punema-

rresit per shkak te seksit”, – percaktohet ne kodin aktual. Nderkohe, ndryshimet e propozuara sefundmi parashikojne specifikimin e rasteve por edhe detyrimin e te akuzuarit per te vertetuar te kunderten. Ne kete rast, nuk eshte vetem punedhenesi ai qe nuk duhet te lejoje ngacmimet me sfond seksual, por kur perballet me nje akuze te tille, i akuzuari duhet te vertetoje se nuk e ka bere nje gje te tille. “I takon personit i cili pretendohet se ka kryer shqetesimin seksual ndaj punemarresit, te provoje qe nuk ka ushtruar asnje nga format e sipercituara te shqetesimit seksual”, – sugjerohet nga qeveria qe te vendoset ne kodin e ri.

Nje percaktim i tille eshte nje mbrojtje me shume per punemarresit qe jane perballen me situata te tilla ne vendet e tyre te punes, megjithate ne formen se si eshte propozuar eshte delikat pasi çdokush mund te akuzoje çdokend nisur edhe nga rrethana te tjera, duke i shkaktuar nje sere andrallash te padrejta kolegut apo punedhenesit. Ligji eshte ende ne faze diskutime dhe deri ne miratimin e ne mbledhje qeverie, pritet te diskutohet perseri me grupet e interesit.



Punonjesit, nuk ka para ne vend te lejes vjetore

Nuk jane te pakte ata qe per nje arsye apo tjeter nuk kryejne lejen vjetore te parashikuar ne Kodin e Punes duke marre ne kembim pagen e percaktuar plus shtesat. Kjo praktike pritet te marre fund se shpejti. Punonjesit e administrates publike apo te punesuarit ne bizneset private, nuk do te lejohen te mos bejne lejen vjetore pavaresisht pretendimeve te tyre. Propozimi i qeverise eshte teper i prere ne kete drejtim dhe bazohet mbi logjiken se trupi i njeriut e ka te nevojshme rigjenerimin pas lodhjes se nga puna gjate gjithe vitit. “Marreveshjet dypaleshe midis punedhenesi dhe punemarresit nuk zbatohen per pushimet vjetore te paguara”, -percaktohet ne kodin e propozuara nga qeveria. “Kodi nuk do te lejoje mosberjen e lejes vjetore nga te punesuarit. Duhen bere pushime pasi sipas standardeve te ILO-s (Organizata Nderkombetare e Punes) eshte i domosdoshem rekuperimi i energjive te humbura gjate vitit”, – shpjegoi Vasil Dodi, drejtor i Politikave te Inspektimit dhe Marredhenieve te Punes ne Ministrine e Punes dje gjate konferences se organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise.

Ligji parashikon nje sere lehtesish te tjera per punonjesit per sa i perket lejes vjetore. Keshtu, ne rastet kur ka marre lejen vjetore por ka qene i semure apo ka pesuar aksident dhe per shkak te kesaj eshte detyruar te rrije ne shtepi/spital, ajo shtyhet dhe mund te behet e plote kur punemarresi te jete sheruar. Ne çdo rast, semundja apo aksidenti duhet te vertetohen me ane te nje raporti mjekesor. Leja vjetore shtyhet edhe ne rastet kur ditet e lejes perkojne me dite pushimi zyrtar per shkak te festave zyrtare. “Pushimet vjetore nuk perfshijne ditet e festave zyrtare. Nese festa zyrtare bie diten e pushimit vjetor me pagese, pushimi vjetor shtyhet. Pushimi vjetor shtyhet, kur punemarresi gjate periudhes se ketij pushimi

Ndryshime te tjera te rendesishme kane te bejne pershembull edhe me detyrimin qe ka punedhenesi per t’i ofruar lidhjen e nje kontrate me shkrim punemarresit qe ne momentin e marrjes ne pune dhe jo nje muaj me pas siç parashikon kodi aktual. Nje risi ne kete kod eshte edhe dhenia e tre diteve leje me pagese ndaj bashkeshortit ne rastet kur bashkeshortja lind femije. Kodi aktual parashikon leje te tilla vetem ne rastet e semundjeve apo ndarjeve nga jeta te te afermve te punonjesit. Ne rastet e martesave apo ndarjeve nga jeta, kodi aktual parashikon pese dite leje, kurse per semundjet parashikohen dhjete dite leje. Qeveria nuk ka propozuar ndryshime ne kete drejtim.



Paguhet 125 % me shume kush punon gjate festave zyrtare

Puna e kryer gjate diteve te pushimit javor dhe diteve pushim per shkak te festave zyrtare nuk do te paguhet njelloj. Kodi i ri i punes parashikon ndarjen ne pagese te ketyre diteve ndryshe nga ai qe eshte aktualisht ne fuqi. Keshtu, çdo punonjes qe del ne pune ne nje dite pushimi javor (te shtune apo te diel) paguhet per diten qe ka punuar plus nje shtese jo me te vogel se 25 per qind. Punonjesi mund te zgjedhe qe te mos marre pagese, por diten e punuar ta beje pushim. Ne kete rast, ai ben pushim diten qe ka qene ne pune plus nje shtese kohore jo me pak se 25 per qind.

Ndryshimi eshte bere pikerisht ne ditet e punes gjate festave zyrtare, siç jane pershembull festat e nentorit. Aktualisht, per çdo dite pune te kryer gjate festave zyrtare, punonjesi merr pagesen ditore plus nje shtese jo me pak se 25 per qind ose kete mund ta kompensoje duke marre nje dite pushim plus shtesen e kohes prej jo me pak se 25 per qind. Kodi i ri i punes parashikon qe ne rastet kur punonjesi punon gjate festave zyrtare, ai te marre pagen ditore qe i takon plus nje shtese jo me pak se 125 per qind. Kjo shtese vlen vetem nese punonjesi zgjedh te kompensohet financiarisht dhe jo ne rastet e kompensimit me dite pushimi.

Nje ndryshim tjeter ka te beje me oret e punes shtese. Asnje punonjesi nuk duhet t’i kerkohet te beje ore pune shtese ne rastet kur ka plotesuar 48 ore pune ne jave.



Pushimet pa shkak, rritet demshperblimi per punonjesit

Punonjesit qe do te shkarkohen nga puna pa nje shkak te arsyeshem nga ana e punedhenesit pritet te mbeshteten edhe me teper nga kodi i ri i punes. Ne çdo rast, nese punonjesi veren se eshte shkarkuar pa arsye, mund te shkoje ne gjykate duke perfituar deri ne nje vit page plus muajte qe duhej te ishte lajmeruar per zgjidhjen e kontrates. Ndryshimet e propozuara parashikojne qe te zgjasin edhe me teper kohen e perfitimit te punonjesit. Sipas ketyre ndryshimeve, koha per te cilen punedhenesi eshte i detyruar qe te demshperbleje punemarresin per zgjidhje pa shkak te arsyeshem te kontrates se punes fillon nga momenti i dergimit te çeshtjes ne gjykate dhe deri ne marrjen e nje vendimi te formes se prere nga ana e kesaj te fundit. Duke marre parasysh se sa zgjasin çeshtjet gjyqesore ketu, nje ndryshim i tille ne parim rrit perfitimet e punonjesve.

Zgjidhje pa shkak te kontrates se punes konsiderohen edhe largimet per shkak te diskriminimit seksual, racor, shtatzenise, besimit fetar, bindjeve politike etj. Ligji i shton kesaj liste edhe largimin nga puna per shkak te semundjes me HIV AIDS te punonjesit apo edhe te homoseksualeve. Nese punonjesi pretendon se shkak per largimin e tij eshte nje nder nga keto te mesipermet, ligji detyron punedhenesin qe te vertetoje qe largimin nuk eshte bere per shkak te diskriminimit por per nje tjeter arsye objektive.



Risite e kodit

Ështe e detyrueshme kryerja e lejes vjetore, nuk mund te merren para ne kembim te saj

Kush punon me gjate festave zyrtare paguhet 125 % me shume

Leja vjetore shtyhet ku punonjesi semuret apo peson aksident gjate kryerjes se saj

Ështe i akuzuari per ngacmim seksual ne pune ai qe duhet te vertetoje te kunderten

Bashkeshorti merr 3 dite leje me pagese kur lind bashkeshortja

Kur lajmerohet per largim nga puna, punonjesit i duhen lejuar 4 ore pune te paguar ne jave per te kerkuar nje pune te re

Ne rast largimi pa shkak nga puna, periudha e demshperblimit fillon nga dergimi i çeshtjes ne gjykate deri ne dhenien e nje vendimi te prere nga kjo e fundit


(shekulli.com..al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 6483, stampe 3 ©


Meemira.com