logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Koreja e Veriut, udhetim ne token “gojekycur”
Autor E. Çiloti - 21 ottobre 2010 18:13
  

Koreja e Veriut eshte nje vend ku koha ka ngelur ne vend. Ndersa shume vende dikur komuniste dhe diktatoriale kane marre vitet e fundit nje tjeter rruge, regjimi koreano-verior qe ka izoluar popullin kundershton dhe shkaterron te gjitha perpjekjet ng-

a brenda dhe jashte per ndryshim. Per nje vizitor perendimor qe ndodhet ne kete vend eshte e veshtire qe te kuptoje nese ajo me te cilen perballet eshte realiteti, apo nje shtirje.
Nga dritarja e avionit shfaqet nje fushe e madhe, diku e rrethuar me misra dhe zarzavate, me pas vijne telat me gjemba, por shume me larg. Pas dhjetera minutash avioni “Airbus” ulet ne nje piste shume modeste qe shihet nga nje terminal edhe me modest. Gjeja e pare me te cilen perballen vizitoret e rralle te huaj qe kane mundesine te vene kembe ne kete aeroport eshte nje portret jashtezakonisht i madh i “Liderit te Madh” Kil Il Sung, babait te liderit aktual te Korese se Veriut, Kim Jong Il dhe themeluesit te vendit komunist. Nje dite me pas, Partia Komuniste do te mbante asamblene e pare te saj ne keto 30 vitet e fundit. Bota e jashtme, qe nuk eshte asnjehere pjese e mbledhjeve te tilla te rendesishme, eshte duke bere spekulime ne lidhje me ardhmerine e lidershipit te vendit.
Salla e mberritjev-

e eshte e zbrazet. Gjate diteve te zakonshme ne kete aeroport ulet vetem nje avion, zakonisht vjen nga Pekini, apo ndonjehere ne te rralle edhe nga Vladivastoku. Nje makine koreano-veriore na merr per te na çuar drejt kryeqytetit te vendit, Pjonjang. Makina eshte e vizatuar me dy krahe pellumbi dhe poshte tyre shkruhet “Pyeonghwa” (paqe). Siç marrim vesh me vone kompania qe e ka derguar kete makine-taksi eshte nje ndermarrje qe bashkepunon me Korene e Jugut. Prane meje eshte Karin Janz, 51 vjeç nga Berlini. Ajo eshte shefja e nje zyre gjermane qe merret me bujqesine, baza e vetme e perhershme ne kete vend qe operon qe nga viti 2005. Rreth nje e treta e femijeve koreano-veriore jane te kequshqyer dhe organizata gjermane qe prej 5 vitesh shperndan materiale ndihmese dhe ushqime. Puna e saj ne fakt edhe pse e pjesshme ka nisur qe pas permbytjeve te medha ne vend ne vitin 1990 dhe me kalimin e kohes, qeveria i dha leje kesaj organizate qe te merrej edhe me çeshtje te tjera te ushqimit dhe bujqesise ne vend. Anetare te saj mesojne njerezit se si te kultivojne produkte bujqesore ne vend, si te kujdesen per frutat dhe perimet dhe te mbareshtojne bagetite ne menyre qe te mos vdesin urie. Dhe aftesimi i njerezve per te kultivuar prodhime bujqesore eshte shume me me vlere sesa dhenia e ndihmave.
Karin me jep nje telefon celular me te cilin mund te bej telefonata brenda Korese se Veriut dhe jashte saj. Disa vite me pare u be nje tentative per te futur ne vend nje operator te telefonise celulare, por qeveria pas disa kohesh urdheroi konfiskimin e te gjitha aparateve telefonike nga frika e perhapjes se spiunazhit, apo pergjimeve. Sigurisht qe nje nga arsyet primare eshte edhe fakti se permes zhvillimit te celulareve njerezit do te kishin me shume kontakt me boten dhe kjo do te bente qe ta kuptonin se ne çfare izolimi te padrejte dhe te turpshem i kane futur qeveritaret. Por me ne fund nje kompani egjiptiane eshte ftuar ne vend per te zhvilluar nje sistem tjeter komunikimi ne vend. Keshtu eshte krijuar nje operator celular qe nuk ka lidhje me jashte, por qe mundeson vetem komunikimin brenda vendit. Kalojme nje rruge lidhese te aeroportit me kryeqytetin, e cila eshte e rrethuar me qiparisa. Kur i afrohesh Pjon Jangut mund te te zere syri civile qe kalojne neper rruge, edhe pse verdalle nuk ka ndertesa. Pergjate rrugeve ka bilborde te medha, te cilat paraqesin liderin e vendit, apo parulla te ndryshme partiake. Birra “Heineken” mund te gjendet ne nje lokal-pub qe ndodhet ne afersi te hotelit “Koryo”. Dekori i barit eshte i drunjte me nje akuarium te madh ne qender te tij dhe te kujton pak a shume baret dhe lokalet kineze. Por sigurisht qe ne versionin e Korese se Veriut akuariumi eshte bosh dhe nje ekran televizori i vendosur ne mure shfaq ne menyre te vazhdueshme nje dokumentar me skena epike nga jeta e perditshme ne Korene e Veriut: punetore mengeperveshur ne nje uzine çeliku, traktore qe plugojne token ne fshatra dhe raketa te fuqishme qe jane drejtuar drejt qiellit ne mbrojtje te vendit nga armiku i jashtem. Lokali eshte i populluar nga nje grup i vogel vendasish, te cilet po shijojne pak pule te shoqeruar me zarzavate. Ne Kine, kur njerezit shkojne neper lokale jane shume te zhurmshem, ndersa ketu te gjithe flasin me ze te ulet, thuajse nuk ekzistojne. Janz eshte nje nga 100 te huajt perendimore qe jetojne ne Korene e Veriut. Sipas tij, eshte e veshtire qe te futesh ne bisede me vendasit kur je i huaj dhe nese ndodh nje gje e tille nuk behet fjale qe te flasesh ndonjehere per seksin dhe dashurine. Pjonjangu ne vjeshte, si çdo qytet ne bote, duket i bukur nga ngjyrat e kesaj stine te arte. Ne oren 7 te mengjesit, te gjithe njerezit duhet te jene ne rruge, neper stacionet e autobuseve qe i çojne neper qendrat respektive te puneve. Veç autobuseve, zor se te ze syri ndonje makine te tipit tjeter. Por here pas here mund te shohesh neper rruge grumbuj femijesh te veshur me te njejten uniforme shkolle qe mbajne ne duar lule artificiale. Me pas syri te ze disa rekrute te rinj, detyra e te cileve eshte qe te punojne ne godinen qe do te jete pallati i ri i kultures ne kryeqytet. Ështe nje godine ne perfundim e siper.
Kryeqyteti i Korese se Veriut eshte i teri i ndertuar sipas stilit te ndertesave komuniste. Godinat e banimit jane uniforme, te larta dhe te gjitha ne ngjyre te murrme. Materialet e tyre jane ose parafabrikate, ose tulla silikate. Bulevardet e qytetit jane te zhveshura, te gjata dhe te drejta. Ato jane pjese e nje gjeometrie shume te sakte dhe te perpikte qe karakterizon rruget dhe bulevardet e kryeqytetit. Por ajo qe te bie ne sy eshte madheshtia e gjithçkaje duke nisur nga rruget, pallatet, parqet. Gjithçka e permasave te medha. Asnje i huaj ne kete qytet nuk mund te shetise i pashoqeruar nga nje vendas, qe zakonisht eshte nje guide e licencuar nga Ministria e Jashtme. Diten e dyte te mberritjes sime eshte edhe dita e mbajtjes se mbledhjes qe pritet, komentohet dhe diskutohet nxehtesisht ne boten e jashtme. Por njeriu qe me shoqeron nuk ka mundesi dhe leje qe te me rrefeje shume gjera ne lidhje me kete eveniment te rendesishem per jeten dhe te ardhmen e koreano-verioreve. Madje, ai nuk mund te me thote as vendin ne te cilin do te mblidhen kreret e partise. Kete e ben per arsye sigurie. Ai me thote se i biri eshte duke mesuar rusisht ne shkolle dhe se kjo gjuhe mund t’i duhet ne te ardhmen. Edhe pse une jam i vetmi i huaj ne rruge, prania ime nuk duket se terheq ndonje vemendje te madhe te kalimtaret vendas. Njerezit me kalojne prane te pavemendshem sikur une te isha ndonjeri prej tyre. Nje fakt i tille me ben pershtypje. Per sa u takon banoreve te kryeqytetit ata jane te rinj dhe dinamike. Njeriu qe me shoqeron, pas kerkeses sime dhe lejes qe merr me shoqeron qe te shoh metrone e qytetit dhe duhet te kuptohet se ky eshte nje leshim i madh qe i behet nje te huaji. Metroja eshte ndertuar ne vitet ’70 dhe ne pamje te jashtme ka ngjashmeri me metrone gjigante te Moskes. Brenda nuk ka asnje reklame, apo ndriçim te forte dhe te duket se je ne ndonje metro te Gjermanise Lindore ne vitet e komunizmit dhe Perdes se Hekurt. Kur dal nga metroja permes stacionit kryesor te saj syte me zene nje restorant te tipit fast food qe ndodhet prane nje monumenti i cili simbolizon fitoren kunder japonezeve.
Gjate qendrimit tim ne Korene e Veriut me ka bere nder te tjera pershtypje edhe vizita ne vijen e demarkacionit. Rruga drejt saj kalon permes dy monumenteve te medha te dy femrave qe mbajne ne duart e tyre te shtrira nje harte te te dy Koreve te bashkuara, Ky quhet edhe Monumenti i Ribashkimit. Ne fakt, ne Korene e Veriut njerezit e duan shume bashkimin me gjysmen e jugut, por duan nje bashkim sipas termave dhe kerkesave te tyre. Ne afersi te vijes se demarkacionit, vendi ku u nenshkrua pushim zjarri eshte shnderruar ne muze. Te huajt lejohet qe ta shohin kete vend i cili mbart nje simbolike shume te rendesishme per te dy Korete. Pasi e shoh vijen ndarese, kufirin me te gjate me tela me gjemba ne bote kthehemi ne Pjonjang. Gjate diteve qe kam kaluar ne kete vend te çuditshem dhe teresisht te izoluar kam nje dyshim qe me bren vazhdimisht: nuk di nese kam pare nje realitet te mbrojtur ne menyre ekstreme, apo kam qene pjese e nje shfaqjeje. Ndoshta pak nga te dyja. Koreja e Veriut gjithsesi me ka lene pershtypjen e nje vendi shume te qete. Njerezit flasin me ze te ulet, ecin kokulur dhe jane shume te rralle ata individe qe kane qofte edhe ndonje lidhje te vogel me boten e jashtme. Ata njerez njohin vetem realitetin e tyre. Nderkohe, mendoj se çfare shoku qe do te pesonin ata sikur befas kufijte dhe izolimin te binte…
Burimi: Gazeta Shqip





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 32608, stampe 12 ©


Meemira.com