logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Kuzhe: Shqiperia eshte gati per eliminatoret e Euro 2012
Autor E. Ēiloti - 13 agosto 2010 15:14
  

Shqiperia do t’i nise ndeshjet e Grupit D ne eliminatoret e Euro 2012 me optimizem, pas rezultateve qe perfaqesuesja ka regjistruar ne miqesoret pergatitore per aktivitetin kontinental. Perballe Uzbekistanit, kuqezinjte regjistruan fitoren e katert p-

er vitin 2010, ndersa me pare ata kishin dale fitues perballe Irlandes se Veriut, Malit te Zi dhe Andorres. Trajneri eshte shprehur mjaft i kenaqur me lojen e Kombetares, mbi te gjitha ne pjesen e pare kur ne fushe ishte formacioni titullar. Ai thekson se ndeshja me uzbeket ishte nje test i mire perpara sfides se pare eliminatore ne fushen e Rumanise, ndersa beson se Shqiperia eshte gati. “Jam shume i kenaqur me pjesen e pare te lojes, ku jemi paraqitur mjaft mire. Ne pjesen e dyte kam nderruar disa lojtare, per te testuar formen e te rinjve dhe normalisht qe ritmi i lojes ka rene”, tha Kuzhe per te perditshmen kosovare “Express”. “Jam i kenaqur si kane punuar lojtaret dhe me ate qe treguan. Ky ishte nje test i mire para ndeshjes se pare eliminatore me Rumanine, te cilen e vleresoj si nje kundershtar shume te rrezikshem. Do te jete ndeshje e veshtire, por Shqiperia eshte gati per startin e Euro 2012”. Ne fund, trajneri Kuzhe theksoi se lojtaret e grumbulluar ne miqesoret e zhvilluara d-

o te perbejne kontingjentin kuqezi per eliminatoret.
(Gazeta-Shqip.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 24652, stampe 16 ©


Meemira.com