logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Ekspozimi i femijeve ndaj mikrobeve siguron jete me te shendeteshme
Autor Roni - 06 aprile 2012 02:34
  

Nga nje studim i ri del se ambjentet e papastra mund te ndikojne per mire ne shendetin e njeriut.
Shkencetaret kane zbuluar se minjte e laboratoreve te rritur ne nje ambjent steril ishin me te zhvilluar se ata te rritur ne ambjent me mikrobe,-

alergji, azem, dhe ērregullime te tjera imunitare.

Ka rreth 80 ērregullime vetimunizuese, mes tyre alergjite e shpeshta qe shfaqen me temperature te larte; artrit reumatizmal, qe godet kyēet; semundja e Crohn-it , qe nxit semundjen e zorreve; si dhe diabeti tek te rinjte.

Richard Blumberg, profesor ne fakultetin e mjekesise ne Harvard dhe shef i gastroenterologjise ne Brigham dhe Spitalin e Grave ne Massachusets, thote se kerkimet mjekesore ne vitin 1989 perpiqen qe te shpjegojne keto ērregullime vetimunizuese te ndryshueshme ne varesi te asaj qe quhet “Hipoteza higjenike”.

“Studimet tregojne se ekspozimi gjate jetes se femijes ndaj mikrobeve ka nje rendesi percaktuese per ndjeshmerine alergjike te metejshme gjate jetes, e quajtur ērregullimi vetimunizues, si temperatura e larte, azma, infeksioni i zorreve dhe semundje te tjera”.

Testet higjenike nxjerrin se te gjithe njerezit qe lahen shpesh me sapune kunder bakterieve d-

he locione te tilla , mund te semuren , pasi keto produkte mund te ndryshojne sistemin e tyre imunitar.
Por, kjo teori deri tani nuk eshte provuar.

Zoti Blumberg dhe koleget e tij kane gjetur provat e para biologjike se ekspozimi ne femijeri ndaj mikrobeve e mban nen kontroll sistemin imunitar kur individi rritet, duke parandaluar zhvillimin e disa ērregullimeve veteimunizuese. Ata krahasuan nje grup minjsh laboratori te rritur ne nje ambjent tipik me bakterie, me nje grup tjeter te rritur ne kushte sterile.

Shkencetare zbuluan se semundjet ne mushkeri dhe ne zorren e trashe te minjve te rritur ne kushte sterile u shkaktuan nga nje zhdukja e qelizave T. Keto qeliza luftojne normalisht infeksionin, por tek keta minj ishte zhvilluar nje ērregullim i imunitetit qe shkakton azmen dhe kolitin ulēerativ.

Por zoti Blumberg thote se te minjte normale, sistemi imunitar i te cileve ishte ekspozuar ndaj ambjenteve te pasura me mikrobe nuk kishin te njejtin reagim ndaj semundjeve.

“Ajo qe ishte vertete me vlere per ne ishte fakti se ekspozimi qe ne femijeri vazhdon gjate gjithe jetes se nje kafshe. Dhe nese kafsha nuk e merr qe ne femijeri imunitetin ndaj nje mikrobi, nuk mund t’a marre me vone gjate jetes”.

Ekipi i Blumbergut arriti ne perfundimin se ka nje dritare mundesish ne femijeri per t’u ekspozuar ndaj mikrobeve qe do te garantonte nje mbrojtje gjate gjithe jetes ndaj ērregullimeve imunitare.

Ērregullime te tilla po shtohen kudo ne bote, por keto hasen me shpesh ne vendet e pasura e te industrializuara. Blumberg sugjeron se kjo mund te kete te beje me menyren rutine me te cilen trajtohen semundjet e femijeve ne keto vende.

“Mendoj se nje ēeshtje shume e shpeshte pershembull, e cila eshte ngritur nga keto studime eshte se perdorimi i antibiotikeve ne moshen e hershme duhet te jete me i kujdeshshem.”

Rob Dunn mendon se ai e ka pergjigjen e kesaj pyetje. Ai eshte profesor i ekologjise dhe biologjise evolucionare ne Universitetin e Karolines se veriut ne Raleigh. Ai thekson se vetem pak vite me pare, ishte e zakonshme per femijet ne Shtetet e Bashkuara qe te infektoheshin nga parazite jo shume te demshem , te cilet sipas tij luajne nje rol pozitiv ne parandalimin e ērregullimeve imunitare.

Dunn thote se shkencetaret vetem tani kane nisur te kuptojne nje lidhje te mundshme mes paraziteve qe ndikojne per mire dhe semundjeve tek njerezit. Ai thote se gjetjet e fundit shkencore NUK do te thone se njerezit duhet te mos lahen.

“Lani duart, por jo me solucione kunder bakterieve. Lerini femijet qe te ekspozohen ndaj ambjentit me papasterti dhe te jene te ekspozuar ndaj ambjenteve te ndryshme”.

Studimi i Richard Blumbergut dhe kolegeve te tij, i cili demonstron se si ekspozimi i hershem ndaj mikrobeve forcon sistemin imunitar , eshte publikuar ne revisten “Science”.

(d.b/ZeriAmerikes/BalkanWeb)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 29245, stampe 16 ©


Meemira.com