logo meemira.com

     

 
1 Page 1 Total:1 post
studiolegalecerekja.com HOME FORUMS Aksidentet automobilistike Studio Legale Cerekja ju vjen ne ndihme ne rast Aksidenti automobilistik
Studio Legale Cerekja ju vjen ne ndihme ne rast Aksidenti automobilistik - 27 04 2010 - 17:53
  studiolegalecerekja.com



Profili per: studiolegalecerekja.com    

Foto Albumi studiolegalecerekja.com   

Miqte e studiolegalecerekja.com  

Forumi juaj studiolegalecerekja.com   

"Studio Legale Cerekja" ju vjen ne ndihme ne rast aksidenti automobilistik!!
Ju asistojme FALAS ne te gjithe territorin e Republikes, duke ju ndihmuar per te gjitha praktikat ne lidhje me demshperblimin, per çdo lloj demi qe ju eshte shkaktuar.

Na kontaktoni ne adresat e studios sone, te cilat i gjeni duke na vizituar ne: www.studiolegalecerekja.com
  Share on FaceBook
njoftime

   01 01 1970 (01:00)
  studiolegalecerekja.com

studiolegalecerekja.com


Register: 29 01 2010
From: Albania
Points: 4
Ju asistojme me AVOKAT FALAS ne fushen e sigurimeve, lidhur me shperblimin e demit qe ju eshte shkaktuar nga aksidentet rrugore. "Studio Legale Çerekja"


Nisma jone: Garantimi i mbrojtjes ligjore FALAS ne fushen e sigurimeve per klientet tane.


1. Pershkrim i situates dhe arsyeja e kesaj iniciative
Garantimi i asistences juridike ne fushen e sigurimeve perfaqeson nje sektor nevralgjik veprimi per te gjithe aktoret qe perbejne sistemin ne te gjithe kompleksitetin e vet. Tendenca ne shume vende europiane po shkon drejt zhvillimit te politikave garantuese, per te promovuar dhe siguruar mbrojtjen e individit qe eshte dhe fokusi kryesor i aktivitetit te sigurimeve. Eliminimi i vepres penale apo çuarja ne trajektoren e ligjit te veprimtarise se garantuar nga sigurimi i kategorise te sipercituar si “KLIENT” jane menyra sesi mund te sigurohet pa kompromis suksesi i aktivitetit.

Mungesa e informacionit, kostot e larta te sherbimeve juridike apo mbrojtja jo e dedikuar, jane vetem disa nga arsyet qe pengojne ose veshtiresojne aksesin ne sistemin e drejtesise per shume individe. Ne kete kuptim, ndihma penale ne fushen e sigurimeve perfaqeson nje angazhim te domosdoshem te eksperteve te ligjit ne mbrojtje te te drejtave te Klientit, duke kontribuar gjithashtu ne reformimin thelbesor dhe te kultures te ketij aktiviteti ne ekspansion te plote.

Kategori te caktuara te klienteve, te cilat vete legjislacioni i mbron ne teori, mbeten te parealizuara ne praktike, duke vene shoqerine siguruese perballe situatash kompensimi, qe ne kushte e asistences juridike profesionale, nuk do te duhej te perballej. Kjo vjen si pasoje e shume faktoreve, nder te cilet mund te permenden:
• pamundesia financiare per te perfituar sherbime ligjore me pagese;
• mungesa e njohurive baze te perfaqesuesve te KLIENTËVE rreth legjislacionit dhe te drejtave qe ata gezojne dhe qe mund te realizojne.
• tensioni ne kushtet e aksidentit, qe krijon premisat per vonesa ne gjetjen e asistences juridike.
Angazhimin e nje zyre ligjore te perbere nga profesioniste te angazhuar ne kete drejtim, do te krijonte kushtet per te shmangur keto humbje te shkaktuara nga mos njohja e mire e te drejtave te garantuar nga statusi i KLIENTIT.
Praktikat e vendeve perendimore, drejt te cilave aspirojme te orientohemi, jane te mbushura me veprimtari ligjore ne interesin e KLIENTIT ne fushen e Sigurimeve. Ne keto vende, legjislacioni qe rregullon veprimtarite e kesaj natyre eshte mjaft i pasur, nderkohe qe ne kushtet e vendit tone, legjislacioni eshte artikuluar ne nje numer modest ligjesh dhe dispozitash. Nderkohe qe konventat nderkombetare diktojne te tjera standarde, vihet re nevoja urgjente per plotesim te legjislacionit. Duke qene se praktikat gjyqesore ecin perkrah evolucionit ligjor, tashme eshte e domosdoshme qe ndihma juridike ne interesin KLIENTIT te mund te zhvillohet ne nivele te tilla qe te orientoje zhvillimin e legjislacionit ne kete fushe dhe ky i fundit te forcoje efektet e ndihmes ligjore duke sjelle si pasoje te padiskutueshme dhe perfitimin e shoqerise se Sigurimeve.

Zyra jone merr persiper ne fushen e interesit te KLIENTIT, eshte konceptuar per te perfaqesuar dhe mbrojtur te drejtat dhe interesat e ligjshme, per te promovuar ndryshimin thelbesor ne kete fushe nepermjet zbatimit te ligjeve ne fuqi, si dhe lobimit per amendimin dhe permiresimin e legjislacionit ekzistues.

Misioni i Zyres propozuese, eshte angazhimi per te punuar ne dobi te interesit te Klientit duke reflektuar nevojat e shoqerise bazuar ne parimet e cilesise, pergjegjshmerise dhe te realizimit te sigurise nepermjet:
• sigurimit te mbrojtjes penale ne te gjitha shkallet e gjykimit;
• edukimit nepermjet keshillimit te klienteles;
• mediatizimit;
• strategjise per realizimin e mbrojtjes ligjore ne perputhje me aktet nderkombetare perkatese.


2. Qellimi dhe objektivat specifike te propozimit.
Objektivi i pergjithshem i Zyres propozuese:
Me ane te garantimit te mbrojtjes ligjore (FALAS – per klientet) t’i vihet ne ndihme ne te njejten kohe klientit te Shoqerise se Sigurimit, si dhe vete Shoqerise, ne te gjitha rastet kur marrja e pafajesise per klientin, do ta shmange ate nga pergjegjesia civile per shperblimin e demit.

Objektivat specifike te qendres jane:
1. dhenia e ndihmes juridike pa pagese per kategorine e klienteve:
• Mbrojtja dhe asistenca ligjore ne kushtet e aksidentit te Klienteve qe kane paguar primin e sigurimit;
• Mbrojtja dhe shmangia nga detyrimi i shoqerise se sigurimeve ne kushtet kur klienti ka shkaktuar aksident me pasoje vdekjen, ose plagosje te rende.

Objektivat e mesiperm, ne vijim te logjikes se shtjelluar ne Analizen e Kuadrit te projektit, paraqesin rendesi per nje sere arsyesh.
Se pari, eshte veshtiresia per subjekte te caktuara per te perballuar sherbimin e ndihmes juridike te specializuar perkundrejt pageses se larte ne treg.
Se dyti sigurimi i mbrojtjes tempestive/te menjehershme dhe ne kushtet e tensionit qe shkakton aksidenti me pasoje vdekjen.
Se treti, Mbrojtja e specializuar dhe e dedikuar siguron hapesira me te larta suksesi, duke siguruar avantazhe te dyfishta dhe per shoqerine siguruese.
Se katerti, Mbrojtja ne keto kushte rrit efikasitetin e primit te realizuar nga Shoqeria e Sigurimit.
Se pesti, krijimi i precedentit gjyqesor, qe ndihma juridike pa pagese synon ta realizoje kryesisht ne interesin e komunitetit ne teresi, pritet te mundesoje realizimin e te drejtave ne afate kohore me te pershtatshme dhe pa ekuivoke ne te ardhmen. Keshtu, nese ligji do te zbatohet ne kompleksitetin e tij, mjaft aspekte do te gjejne shprehje dhe realizim te plote ne praktike, duke u materializuar ne menyre te kuptueshme per te gjithe aktoret pjesemarres ne procedure.


Realizmi ne kushte praktike:

1. Pagesa per sherbimin. Ne lidhje me pagesen/honorarin per sherbimin ligjor te ofruar, sipas marreveshjes qe do te mbyllet midis paleve, ne propozojme nje pagese fikse mujore (perkundrejt te ciles ofrohet disponueshmeria per trajtimin e te gjitha rasteve qe do te lindin per trajtim) dhe nje pagese (ne mase te variueshme) e ndryshme per çdo rast, ne varesi te rastit konkret, (perkundrejt te ciles do te garantohet asistenca ligjore dhe perfaqesimi ne gjykate, ne procesin penal, ne mbrojtje te interesave te klientit (dhe te shoqerise). Ne rast suksesi (ne raste vendimi pafajesie te marre nga Studio), mund te parashikohet dhe pagesa e nje perqindje mbi shumen totale te evituar nga Shoqeria, apo gjithsesi, pagesa e nje “shperblimi” per arritjen e rezultatit.

2. Menyra e funksionimit. Pergatitja e polices, percaktimi i primit, reklamimi dhe shitja e saj do te behet nga shoqeria. Ne police sugjerojme qe te vendoset dhe kontaktet te cileve duhet ti drejtohen klientet ne rast nevoje. Kontaktet mund te jene te vete shoqerise (psh. nr. Jeshil ne funksion 24 ore) apo te Studio-s (ne kete rast do jete detyre e kesaj te fundit percaktimi i nje numri i cili do te jete ne funksion 24 ore). Ne rast aksidenti automobilistik me pasoje vdekjen, klienti (Oficeri i Policise Rrugore, Prokurori apo O.P.Gj. - Oficeri i Policise Gjyqsore) kontakton me numrin e vendosur ne police, duke aktivizuar ne kete menyre Studion, e cila qe nga ky moment behet referuese e vetme e klientit dhe merr persiper perfaqesimin ne Prokurori/Gjykate te klientit. Sherbimi perfundon ne momentin kur vendimi penal i dhene nga Gjykata, merr forme te prere.


3.Metodologjia
a. Pershkrimi i metodologjise qe do zbatohet per arritjen e rezultateve.
b. Rezultatet e pritshme dhe monitorimi i progresit.

I gjithe ky proces pritet qe te sjelle nje sere rezultatesh te permbledhura si me poshte:
• rivendosjen e te drejtave te klientit te shkelura ne prokurori (apo gjithsesi gjate fazes se hetimit);
• krijimin e precedenteve gjyqesore te favorshem per kategorine e marre ne mbrojtje;
• amendimin e ligjeve dhe akteve te tjere nenligjore, si dhe nisma te reja ligjore ne favor te shtresave ne nevoje, bazuar ne precedentet dhe eksperiencen qe Studio do te realizoje, kombinuar edhe me praktikat e sugjeruara nga partneret ose nga eksperienca te ngjashme te huaja;
• ndergjegjesimin e Klientit per te garantuar nje game me te gjere te te drejtave.

Per verifikimin e realizimit te objektivave te zyres, do te perdoren indikatoret e meposhtem:
• numri i kerkesave per ndihmes juridike;
• numri i praktikave te ndjekura;
• numri i çeshtjeve te zgjidhura me sukses;
• keshillimet verbale, me shkrim, ose elektronike.

c. Zona dhe koha e zbatimit.
Zona e zbatimit do te jete i gjithe territori i Republikes se Shqiperise, por perqendrimi i aktivitetit do te jete ne Tirane dhe zonat te tjera urbane qendrore. Koha e zbatimit do te jete periudha Prill 2010 - Mars 2011, e rinovueshme ne baze te marreveshjes midis dy paleve.

d. Grupi i punes ne kete projekt.
Niveli operacional perfshin stafin ekzekutiv te perhershem dhe te angazhuarit eventuale me kohe te pjesshme per kryerjen e veprimtarive konkrete. Per te siguruar rezultate sa me efikase, personat qe do te kryejne detyrat kryesore ekzekutive kane titullin Avokat dhe jane te licencuar per kryerjen e ketij aktiviteti.


Studio Legale Çerekja
 
     06 07 2010 (13:27)
Pages     Key     1 Page 1 Total:1 post