logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

10 semundjet qe luftohen me rrush te thate
Autor Arsen - 07 febbraio 2012 09:19
  

Rrushi i thate permban polyphenolic phytonutrients, te cilet kane perberes antioksidues dhe jane shume te mire per shendetin okular (shikimin), pasi mbron syte nga demet e shkaktuara nga radikalet e lira
Arsyet pse duhet te konsumojne rrushin -

e thate jane te shumta, perve shijes se veante, ai eshte teper i shendetshem per organizmin tone. Konsumimi i rrushit te thate ka shume dobi per shendetin tone, sepse luftohen mbi 10 semundje, si qetesimi i organizmit, anemise, etheve, dobesise seksuale. Rrushi i thate gjithashtu ndihmon ne shtim te peshes, ndihmon syte, dhembet dhe kockat. Studime te shumta gjithashtu evidentojne se rrushi i thate eshte i pazevendesueshem per prezencen e larte te vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve (si seleniumi, fosfori ), te cilet ndihmojne ne thithjen e materieve te tjera ushqyese dhe proteinave ne trup. Sakaq tejet i perdorur eshte edhe ne kuzhinen tone.
Tharja
Rrushi i thate perdoret gjeresisht ne kuzhine, e gjithashtu si ushqim per alpinistet dhe udhetaret. Ato behen nga tharja e rrushit (i gjelber apo i zi) ne diell apo ne thares dhe duken si perla ngjyre ari, te gjelberta apo te zeza. Ne te vertete jane sikurse perlat duke parasysh vlerat ushqyese dhe te mirat shendetesore -

te tyre.
Semundjet
Nje prej shqetesimeve qe u jep zgjidhje rrushi i thate eshte edhe kapslleku, per te cilin kur hahet, rrushi fryhet, pasi fibra qe eshte prezente ne te ne forme te thare thith uje. Kjo ndihmon ne lehtesimin e kapsllekut.
Shtimi i peshes
Rrush i thate, sikurse te gjitha frutat e tjere te thara, eshte shume i mire per shtim te peshes, pasi eshte perplot me glukoze dhe fruktoze, dhuron shume energji. Keshtu, pra, ato formojne pjesen ideale te dietes si te atletet te cilet kane nevoje per shume energji e gjithashtu edhe tek ata te cilet kane nevoje te shtojne peshe pa akumuluar kolesterol. fare i jep nje shtytje edhe me te madhe eshte prezenca e shume vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve (si seleniumi, fosfori), te cilet ndihmojne ne thithtjen e materieve te tjera ushqyese dhe proteinave ne trup.
Acidi
Acidosis eshte gjendja e rritjes se acidit ne gjak (gjithashtu njihet si helmim i gjakut) apo i gazrave ne sistemin e frymemarrjes. Kjo eshte shume e demshme per trupin, pasi mund te nxise nje numer problemesh, si ato te lekures dhe demtim te organeve te brendshme, artritis, cermes, gureve ne veshke, renien e flokeve, semundjen e zemres, tumoreve e gjithashtu edhe kancerit. Rrush i thate eshte burim i mire i kaliumit dhe magneziumit (perberesit antiacid me te popullarizuar) qe te dy jane shume efikas ne zvogelimin e aciditetit. Ato neutralizojne acidet dhe keshtu ndihmojne kunder acidosis.
Anemia
Rrushi i thate permban sasi te konsiderueshme te hekurit, i cili drejtpersedrejti ndihmon ne sherimin e anemise. Gjithashtu permban shume anetare te vitamines B kompleks, te cilet jane esenciale per perpunimin e gjakut. Bakri qe gjendet ne to gjithashtu ndihmon ne perpunimin e rruazave te kuqe te gjakut.
Ethet
Phenolic Phytonutrients, qe njihen mire per perberesit e tyre si antibiotik, vrases se baktereve dhe antioksiduese, gjenden me bollek ne rrush te thate dhe ndihmojne ne sherimin e etheve duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale.
Dobesi seksuale
Rrush i thate eshte i njohur per stimulimin e epshit dhe nxitjen ereksionin, kryesisht per shkak te prezences se aminoacidit te quajtur Arginine, i cili eshte i dobishem ne sherimin e problemeve me ereksion. Ne Indi qemoti ka qene praktike e zakonshme qe nuses dhe dhendrit ti jepet nje gote qumesht i valuar me rrush te thare dhe me shafran. Rekomandohet qe ata qe vuajne nga dobesite seksuale te konsumojne rregullisht rrush te thare.
Kockat
Perderisa kalciumi, qe eshte perberesi kryesor i eshtrave, eshte prezent ne rrush te thate, rrushi i thate eshte gjithashtu burimi me i mire i borit, nje mikro materie ushqyese (materie ushqyese qe kerkohet nga trupi ne sasi shume te vogel ne krahasim me materiet e tjera ushqyese) qe eshte shume i domosdoshem per formimin e duhur te eshtrave dhe absorbimin e kalciumit. Por eshte veanerisht i dobishem ne parandalimin e osteoporisis qe nxitet nga menopauza tek grate dhe eshte shume i dobishem per eshtrat dhe nyjet.
Syte
Rrush i thate permban polyphenolic phytonutrients, te cilet kane perberes antioksidues dhe jane shume te mire per shendetin okular (shikimin), pasi mbron syte nga demet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikur degjenerimi makular, dobesimi i pamjes nga mosha, katarakti etj. Si shtese rrush i thare permban sasi te mira te vitamines A, A-Beta Carotene dhe A-Carotenoid, qe te gjithe jane esencial per shendet te mire te shikimit.
Dhembet
Acidi Oleanolic, njeri nga phytochemial-et prezent ne rrush te thate, luan nje rol te rendesishem ne mbrojtjen e dhembeve kunder prishjes, kaviteteve, copetimit (spirrimit) te dhembeve etj. Me efekt parandalon zhvillimin e Streptococcus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, te dy keto specie te baktereve, te cilat jane pergjegjese per kavitetet dhe problemet e tjera dentale. Ve kesaj, rrush i thare eshte shume i pasur me kalcium, i cili eshte shume i dobishem per shendetin dental, pasi parandalon thyerjen e dhembeve dhe smaltit dhe i ben ata me te forte. Nje gje tjeter interesante rreth rrushit te thare eshte se sa me gjate ju mbeten ne dhembe aq me mire, pasi keshtu mundeson kontakt me te gjate te Acidit Oleanolic me dhembe keshtu duke parandaluar zhvillimin e baktereve. Ve atyre qe thame me larte, bori prezent ne rrush te thate luan nje rol shume te rendesishem ne kontrollimin e zhvillimit te mikrobeve ne goje e gjithashtu ndihmon shendetin e eshtrave dhe te dhembeve.
Perfitimet e tjera
Nje antioksidues prezent ne rrush te thate eshte shume efektiv ne parandalimin e tumoreve dhe kancerit ne zorren e trashe. Fibra ne te ndihmon ne nxjerrjen e helmeve nga trupi yne, djegien e kolesterolit dhe keshtu siguron shendet te mire kardiake.

Burimi: Gazeta Standard





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 52976, stampe 6 ©


Meemira.com