logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Te perndjekurit, nis ndarja e kestit te dyte te parave
Autor Giusi - 21 aprile 2012 19:31
  

“Kush eshte mbi 65 vjeē, te paraqese certifikaten e lindjes”
Nisin procedurat per ndarjen e kestit te dyte te demshperblimit per te perndjekurit politike. Te gjithe ata ish-te perndjekur qe jane mbi 65 veē do te perfitojne kestin e dyte te dem-

shperblimit, sipas vendimit te hyre ne fuqi pak dite me pare. Ministria e Financave ka bere me dije proceduren qe duhet te ndjeke kjo kategori te perndjekurish per te perfituar nga vendimi qe u jep perparesi atyre qe jane me te moshuar. Ne sqarimin e saj, Ministria e Financave ben me dije se keta individe duhet qe te paraqesin prane sektorit te pagesave dhe demshperblimeve nje certifikate lindjeje (personale), te leshuar pas dates 26 mars 2012. Gjithashtu, per te interesuarit jane vene ne dispozicion numra kontakti telefoni fiks, +04 2366160, dhe numra celulare, 0682284556, 0682583601. Vendimi per t’i dhene prioritet shperndarjes se kestit te dyte per ish-te perndjekurit politike qe kane moshen mbi 65 vjeē, i marre nga qeveria, vjen pas nje sere debatesh te bera mes paleve politike. Opozita, ne jo pak raste ka kerkuar me ngulm qe perfituesit e pare te ishin mosha me e vjeter, dhe kjo te behej sa me pare nga qeveria. Por, nga ana tjeter, edhe vete kjo e fundit ka pranuar se perfituesit -

e pare te kesteve te demshperblimit do te jene ish-te perndjekurit qe jane mbi kufirin 65 vjeē. Po keshtu, sipas sqarimeve te dhena nga ana e Ministrise se Financave, perfitues prioritare ishin edhe ata qe kishin probleme shendetesore. Gjate komisioneve parlamentare, perplasja mes opozites dhe maxhorances u be pasi kjo e dyta kerkonte uljen e moshes se perfituesve nga 85 ne 75 vjeē, por qe vendimi i fundit i qeverise e ka ulur kete moshe ne nivelin 65 vjeē per ata qe do te kene prioritet ne marrjen e kestit te dyte te perfitimit.
Te perndjekuri, 123 emrat qe marrin parate
Financat kane depozituar kestin e radhes se demshperblimit
Nga data 14 prill, ne llogarite e 123 te perndjekurve politike jane derdhur kestet e radhes te demshperblimit te perfituar sipas ligjit ne fuqi. Gazeta publikon sot listen e plote me emrat e atyre qe marrin parate ne bankat e nivelit te dyte, ku edhe kane llogarite. Ministria e Financave eshte institucioni qe ka bere edhe pagesen sipas radhes dhe listes se miratuar nga institucionet e tjera perkatese. Ne vijim, gazeta do te botoje ēdo liste me emra perfituesish, qe do te miratohet nga qeveria dhe per te cilen, Ministria e Financave do te depozitoje kestet e radhes se demshperblimit.

http://www.meemira.com/1/news-24/5018/LISTA-E--ISH-TE-PERNDJEKURVE-QE-PERFITOJNE-DEMSHPERBLIM.html


(panorama.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 64268, stampe 9 ©


Meemira.com