logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Ilacet dhe bimet mjekesore qe sherojne te gjitha semundjet
Autor Roni - 12 dicembre 2012 01:18
  

Per semundje te shumta ne trupin e njeriut si p.sh., obeziteti, diabeti, semundjet e zemres, forma te ndryshme tumorale, etj; shpesh si shkak kryesor kane nje regjim ushqimor dhe nje ushqim te papershtatshem. Por jo vetem kaq. Mjaft prej tyre mund te-

arrinin te parandaloheshin fale nje ushqyerje te shendetshme dhe te ekuilibruar. Nderkohe, shkenca ka arritur, fale studimeve te ndryshme, qe te tregoje se mjekimi nepermjet ushqyerjes se pershtatshme (terapia mjekesore popullore) permireson cilesine e jetes dhe kursen shpenzime per kujdesin mjekesor. Por çfare eshte nje ushqyerje e pershtatshme dhe e ekuilibruar?

Mund te merrni pergjigje per shume nga pyetjet qe çdokujt mund t’i lindin ne jeten e perditshme, siç jane roli dhe funksioni i yndyrnave, proteinave, vitaminave, çfare eshte nje diete e shendetshme, dhe per shume elemente te tjera te rendesishme qe perbejne ate qe quhet nje ushqyerje e shendetshme. Dieta eshte menyra e vetme per t’i lene te pushojne organet jetesore dhe per t’i ndihmuar ato te funksionojne sa me mire, duke shmangur problemet e ndryshme shendetesore.

Ështe e nevojshme te mesohet nje teknike sa me e pershtatshme per nje diete efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” te tjera pe-

r nje shendet te mire. Cilat jane ushqimet qe kurojne anemine, frutat e perimet e dobishme per organizmin. Ndersa me poshte, radhiten keshilla dhe receta me bime e ushqime, te cilat jane te njohura per efektet e tyre kunder te gjitha semundjeve me te shpeshta qe rrezikojne organizmin e njeriut. Keto e shume te tjera ne nje suplement prej pese faqesh, nje strategji e vertete per nje jete te shendetshme.

Cilat bime kurojne anemine, semundjet e zemres. Nje sere recetash te mbeshtetura ne mjekesine moderne, por aq dhe ne ate popullore, per te kuruar semundje te ndryshme qe shfaqen ne organizmin tone. Keshillat me te fundit qe japin mjeket per te shmangur semundjet e zemres, stomakut, aparatit tretes, gripit. Si te luftoni kancerin, diabetin e shume shqetesime te tjera me fruta dhe perime. Si te shmangni semundjet e ndryshme, cila eshte strategjia e duhur per nje jete te shendetshme. Cilat jane recetat me te fundit te rekomanduara nga mjeket per te qene te shendetshem. Gjithçka ne numrin e sotem ne nje suplement prej pese faqesh, nje strategji e vertete per nje jete te shendetshme. Do te gjeni keshilla dhe receta per te luftuar çdo semundje qe ju shqeteson.

Ilaçet Popullore kunder anemise

Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pine kafe, çaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajne kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit. Ne numrin e ketij suplementi, jane perzgjedhur disa nga ushqimet baze te cilat luftojne semundjen e anemise dhe ndihmojne te gjithe pacientet kronike te kesaj semundje ta ndjejne sa me pak ate. Gjithçka pergatitet dhe konsumohet ne kushtet e shtepise, pa shpenzime te medha financiare.

HURMA

Hurma duket te jete edhe nje nga frutat baze, qe ndihmon ne eliminimin e semundjes. Per kurimin e anemise ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet etj. Ne vendet arabe eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozes. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder anemise. Edhe ne vendin tone, mjeket popullore i kane kthyer te gjitha kerkimet per semundjen e anemise tek hurmat. Teze kjo e cila hedh poshte faktin e hurmat bejne mire vetem per gjendrat tiroide. Pasi ato jane shume te domosdoshme te konsumohen nga te gjithe ata qe kane probleme me gjakun e tyre, kryesisht mangesira si ne rastin e anemikeve.

KAROTA

Karota eshte e pazevendesueshme per shendetin e njeriut. Lengu ditor i karotes ne sasi prej 50-150 gram eshte ilaç efikas te te semuret, qe vuajne nga anemia. Karota ne periudhe rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Keshillohet qe te gjithe ata persona qe vuajne nga anemia, te konsumojne minimalisht 2 karota qe qeruara çdo dite, nderkohe qe ne ushqimet e tyre nuk duhet te mungoje asnjehere karotat. Vetem perdorimi i perditshem i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun per semundje te tjera.

RREPA E KUQE

Nisur edhe nga vete ngjyra kuptohet qe rrepa e kuqe eshte ushqimi baze per anemiket. Ketyre te semureve u keshillohet pirja çdo dite e 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke, apo te konsumohet sa me shpesh domatja. Nga ana tjeter keta paciente kronike, te çfaredo grupmoshe qe te jene, duhet te marrin çdo dite 10 - 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 - 25 dite. Injektimi i vitaminave, lengjeve dhe sasive te gjakut nepermjet frutave dhe perimeve, sipas Mjekesise Popullore duket te jete edhe rroga me e mire per rritjen e nivelit te gjakut ne organizem dhe mbi te gjitha normalizimin e sistemit organik.

GJETHE HITHRE

Nje kure e efektshme per te semundjen e gjakut eshte edhe ajo e pergatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, embelsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qendrojne te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere e dites me lugen e kafese. Kjo duhet te perseritet disa here ne muaj dhe ndihmon ne qarkullimin normal te gjakut si dhe rritjen e sasise se tij ne organizem. Ështe nje nga bazat kryesore te Mjekise Popullore.

LULESHTRYDHJA

Ështe bime shumevjeçare me shije te hidhur ne te embel. Ne fitoterapi perdoren gjethet, rrenja dhe lulet. Gjethet e reja te kesaj bime jane mjaft te pasura me vitamine C, me kripen natyrore, e cila ben pastrimin e gjakut. Ne shume vende perdoret si sallate, sidomos per ata qe vuajne nga anemia. Luleshtrydhja permban glikozidet e hidhura, insulinen, taninet, vitaminen B, C dhe provitaminen A, shume minerale, ka perqindje te larte te kriperave te kaliumit, sidomos ne gjethe, karotenoide, proteine, pektinen, holinen etj. Ne rast se konsumatoret e kane te veshtire ne periudha te caktuara qe te gjejne luleshtrydhe ne treg, atyre u keshillohet edhe perdorimi i lengjeve te frutave qe me luleshtrydhe por qe nuk permbajne gaz.

FIKU

Ështe nje frut, qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi. Nje tjeter menyre per kurimin e te semureve me anemi eshte edhe pirja e tri lugeve kafeje ne dite nga masa e perftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gram karafil dhe 100 gram mastike. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithe masa e krijuar zihet derisa te mpikset mire dhe pihet çdo dite.

FARAT E ZEZA

Fara e Zeze permban vaj acidik te pangopur, vaj me eter, vitamina dhe nje sere substancash te tjera te domosdoshme per organizmin. Tashme eshte vertetuar se vaji acidik i pangopur qe permban fara e zeze ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjine. Por farat e zeza u bejne mire edhe anemike. Kjo pasi fara permban perafersisht 38 per qind karbohidrate, 35 per qind vajra te ndryshem, 21 per qind albumin dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substanca te ndryshme. Per t’u permendur jane: vajrat acidike te pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.)


Bimet mjekesore qe perdoren per mjekim

Aloa Vera

Per kete bime jane gjetur shkrime te ndryshme edhe neper papiruse, per te cilen thuhet se eshte bime shume e dobishme dhe nga ajo jane prodhuar tableta te vogla kunder infeksioneve te ndryshme.

Kopra

Foshnjave te posalindura iu jepet ne forme çaji, per pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve te cilat e percjellin foshnjen ne muajt e pare te lindjes. Me sukses perdoret edhe kunder kollit.

Trumeza

Ështe ekaspektorans i mire dhe spazmolitik i lehte. Ka edhe veprim bakteriologjik. Perdoret si bar per sherimin e organeve te tretjes, si edhe ndodhet si perberes i shume çajrave tjera.

Kamomili

Perdoret kunder dhembjeve dhe shtrengimeve, inflamacioneve te lekures dhe mukozes se gojes, fytit, hundes, syve, po ashtu per rregullimin e tretjes se ushqimit, pastrimin e rrugeve urinare nga jashte dhe brenda, kunder hemorroideve.

Mendra

Perdoret si spazmolitik (kunder ngerçeve dhe shtangimeve ne lukth e organe tjera), pastaj per qetesimin e shtangieve te muskujve sidomos ne organet e tretjes etj.

Lengu i Kulfimes

Bima e kufilmes ose lulevathit eshte nje prej bimeve me te njohura, qe ndihmojne ne qarkullimin sa me te mire te gjakut, dhe ndihmon ne funksionimin e mire te zemres. Ne rrahjet e shpejta te saj çaji ka dhene rezultate shume te mira. Mjeket keshillojne pirjen e dy gotave çaji ne dite.

Kakaoja mbron nga semundjet e zemres

Kakaoja mbron nga semundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirterore. Ajo ka te gjitha vetite e çokollates.Stimuluese, antidepresive, per çdo nevoje afrodiziake. Per disa persona nuk ka shume ndryshime nga nje droge. Kakaoja, mes te gjitha ushqimeve, eshte burimi me i pasur me "flavanoli", substanca biologjikisht aktive, te cilat gjenden tek ushqimet bimore. Te mos i ngaterrojme me "flavanoli"-t e veres, te cilat mungojne te kakaoja. Ato jane substanca intoksikuese, qe gjenden ne brendesi te saj, qe mbrojne nga semundjet kardiovaskulare dhe ndihmojne ne mbajtjen hapur te arterieve. Pak kakao mund t‘i jape nje shtyse kujteses. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, permban substanca te ngacmuese te cilat veprojne mbi receptoret e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmerine e qelizave. “Flavanoli” nxit nje pjese te mire te pergjigjeve te neuroneve, qe eshte reagimi i pare ne baze te fenomeneve shume te veshtira te kujteses dhe kuptimeve. Kakaoja permban Flavan-3-ols, nje perberes i cili ndihmon ne uljen e presionit te gjakut. Perberesit e kakaos njihen si nga antioksidantet me te perqendruar dhe qe ju mbrojne realisht nga semundjet e zemres dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollaten e zeze, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kakao kuron:

1-Te mbron nga semundjet kardiovaskulare
2-Ështe antidepresive
3-Ben te mundur uljen e presionit te gjakut
4-Parandalon kancerin
5-Zhvillon kujtesen

Fiku

Te gjithe te dhenat e mjekesise popullore arrijne ne te njejtin perfundim. Fiku eshte i domosdoshem per te vene ne pune aparatin tretes dhe i jep nxehtesi trupit. Per kete arsye rekomandohet perdorimi i ketij fruti pergjate gjithe kohen e sezonit te tij. Kryesisht tek personat qe kane probleme me gjakun, tek femijet, si dhe tek problematiket e stomakut.

Molla

Jane te padiskutueshme efektet pozitive te ketij fruti. Madje qe ne lashtesi eshte vene re,domosdoshmeria e organizmit per mollet e kuqe dhe jeshile. Sipas Mjekise Popullore ky frut pastron veshkat, sheron çrregullimet ne aparatin tretes. Dhe perdorimi i molles jeshile ben te mundur edhe renien nga pasha, per te gjithe fanatiket e pamjes estetike.

Banania

Ben mire per organin baze te njeriut, zemren, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Ështe e keshillueshme perdorimi i ketij fruti kryesisht ne mengjes, si dhe perdorimi i tij shoqeruar me qumesht. Nga ana tjeter ne estetike, banania perdoret per te relaksuar fytyren, per t’i dhene asaj ndriçim dhe elasticitet. Mjekesia Popullore e rekomandon per te gjitha grupmoshat.

Kajsia

Ky mund te quhet edhe si futi çudiberes, per Mjekesise Popullore. Nepermjet konsumimit te kajsise, trupi i njeriut perfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lekuren dhe ben mire per floket. Mbi te gjitha eshte e keshillueshme kryesisht per femrat, pasi mjeket e bimeve deklarojne se perdorimi I kajsise ben te mundur parandalimin e kancerit.

Vishnja

Ështe nje frut i embel ne shije, shpesh mund te ngaterrohet edhe me qershine. Por per ekspertet e Mjekise Popullore ky frut eshte super i pasur me vitamina dhe mineralet baze per organizmin e njeriut. Pikerisht per kete arsye rekomandohet qe ky frut te konsumohet nga te gjitha grupmoshat, veçanerisht femijet dhe te moshuarit.

Qitro

Ështe nje frut me origjine greke, ne pamje te pare ngjan me portokallin, por ka nje shije me te athet se agrumi tjeter i ngjashem. Mjekesia Popullore tregon se ky lloj fruti, i cili e ka kohen e vet ne vjeshte, ndihmon veçanerisht ne tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakeson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhembeve, si dhe sheron ftohjen dhe ben te mundur stabilizimin e kolesterolin.

Portokalli

Shume e perdorin kur jane te ftohur, nderkohe qe rekomandohet konsumimi i portokalleve edhe perpara se te na zere semundja. Sipas te dhenave rezulton se portokalli jo vetem ben te mundur parandalimin e ftohjes apo te gripit por edhe eshte nje “aleat” shume I mire per te gjitha semundjet e zemres dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek te semuret e paralizuar.

Mandarina

Duket te jete nje nder agrumet me te preferuar te Grekeve te Lashte, pasi vete fruti eshte teper i embel dhe ka shume leng ne perberjen e tij. Madje shekuj me pare ekzistonte nje teori, sipas se ciles mandarina ndihmon ne luftimin e infeksionit. Teori e cila mbeshtetet edhe ne ditet e sotme, madje me te vjetrit e shtrydhin kete frut dhe e vendosin ne vendin qe ka marre infeksion.

Rrushi

I bardhe apo i kuq kjo nuk ka shume rendesi. Ajo çfare na rekomandojne mjeket popullore eshte konsumimi i te pakten nje çerek kilogrami rrush ne dite nga te gjithe personat, pavaresisht moshes. Rrushi pastron veshkat, ndihmon ne eliminimin e gureve te vegjel, pastron infeksionet ne melçine e zeze dhe stabilizon rrahjet e zemres.

Pjepri

Per te gjithe ata persona te cilet vuajne nga pagjumesia por qe nuk kane gjetur ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekeve specialist, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumesine, si dhe ben mire per kancerin e zorreve dhe te lekures. Per kete arsye pjepri rekomandohet te konsumohet ne temperaturen normale, pa e future ne frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

Qershia

Duket e pabesueshme por eshte e vertet. Qershite bejne te mundur uljen e kolesterolit ne trup. Madje ndryshe nga shume fruta te tjera, per perdoruesit e qershive vjen edhe nje lajm i mire nga Mjekesia Popullore. Pasi ata mund te hane sasi te medha qershise dhe te mos shendoshen, perkundrazi ky frut ben te mundur renien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave ne gjak.

Dardha

Ështe nje nder frutat qe u rekomandohet te gjithe njerezve qe kane probleme me zemren. Pasi dardha me te gjitha perberjet e veta ben te mundur forcimin e damareve te zemres si vendos ekuiliber mes presionit te ulet te gjakut. Pikerisht per kete arsye, mjeket popullore keshillojne qe dardhat te konsumohen çdo dite nga njerezit qe kane probleme me rrahjet e shpeshta te zemres, si dhe ata qe perjetojne emocionet te forta.

Speci

Per Mjekesine Popullore, ky perim duket te jete nje “fabrike” mrekullish. Pasi konsumimi i shpeshte i specit, rekomandohet nje i pagatuar çdo dite, ben shume mire per forcimin e flokeve dhe eviton renien e tyre. Nga ana tjeter nepermjet specat mund te zgjidhin edhe problemet e atyre qe i kane thonjte e dobet dhe nuk u rriten. Speci eshte nje kurues total i lekures.

Brokoli

Preferohet te konsumohet i zier, dhe pa asnje yndyre. Brokoli, nje nder bimet jeshile me te perdorura ne kuzhinen mesdhetare, per te Urtet Popullore, veç te tjerash eshte edhe “medikamenti” baze per pakesimin e rrezikut te kancerit te stomakut dhe te tubit te ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga grate qe kane rrezikshmeri te larte ndaj kancereve te ndryshme.

Llahanaja

Ështe nje nga perimet me te veçanta qe kohet e fundit, ka hyre edhe ne tregun tone. Libra te tere te Mjekesise Popullore tregojne se nepermjet kesaj bime, behet e mundur edhe pengimi i plakjes dhe rigjenerimi i lekures. Nje arsye e mire kjo per konsumimin te perditshem, kryesisht per te gjithe ato femra qe harxhojne para pa fund ne kembim te rinise se tyre.

Karota

Jane te njohura thuajse per te gjithe njerezit veçantite dhe te mirat e karotes. Perveçse u ben shume mire dhembeve dhe ndihmon ne zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit te njeriut dhe ben te mundur stabilizimin e nivelit te kolesterolit ne gjak. Nuk lihen menjane dhe vetite e betakarotenit, aq shume i keshillueshem edhe nga mjekesia moderne, si nje element baze per jetegjatesine dhe funksionimin e mire te gjitha organeve te njeriut.

Kastraveci

Jo me kot, qe ne epoken primitive, kohe kur ende nuk kishin dale kremrat dhe produktet e paketuara te cilat ndihmonin ne “zhdukjen” e syve te plakur, te enjtur dhe te rrudhur. Edhe ne ditet e sotme, perdorimi i kastravecit, duket te kete te njejtat veti çudiberese. Mjekesia Popullore verteton se ky produkt ben te numri ne rinimin e muskujve te lekures, si dhe i jep elasticitet qelizave.

Hudhra

Hudhra eshte pa diskutim me vlera te jashtezakonshme. Sipas mjekeve perdorimi i saj ben te mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, ben mire per zhdukjen e kancerit te stomakut dhe forcon qendrueshmerine e trupit. Per keto dhe shume te tjera, rekomandohet perdorimi i hudhres, nga te gjitha grupmoshat.

Ananasi

Ananasi eshte fruti qe ndihmon ne forcimin e kockave, ne permiresimin e gjendjes shendetesore gjate gripit, si dhe ndihmon ne parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e semundjeve te zemres. Edhe pse eshte pak e veshtire ta ndash frutin nga lekura, rendesia qendron te perberesit qe ky frut permban. Ananasi ka vlera te shumta per shendetin e njeriut, sidomos per forcimin e kockave, pasi eshte nje frut shume i pasur me vitamine C. Sidomos nje ndikim te dobishem, ky frut ka per te gjithe ata njerez qe kane probleme me jashteqitjen. Ështe e keshillueshme qe fruti te jete i fresket dhe kjo gje dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet te jene aspak te zverdhura, por ne nje jeshile sa me te erret. Me te miret jane ananaset e kultivuar ne Costa Rica, sepse permbajne me shume vitamina, ne krahasim me te vendeve te tjera.

Bananet

Bananet jane shume te rendesishme ne perdorimin kunder hemorragjise Cerebrele, po ashtu ato ulin tensionin e larte, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojne kunder diarrese. Ne qofte se vuani nga tensioni i larte duhet te mendoni gjithmone, per frutin tropikal te Bananes. Dielli eshte ai qe ngre tensionin, ndersa banania ben te kunderten e tij. Studimet kane treguar se banania eshte frut shume i pasur me Kalium, dhe si e tille ajo ndihmon ne uljen e rrezikut te hemorragjise Cerebrale. Banania eshte burim kaliumi, nje frut i tille ka 396 miligram ose 11 per qind te mineraleve te nevojshme te nje dite. “y deri tre banane ne dite jane optimale”, thote Biofisikanti David Young. Nepermjet ketij fruti ndodh ulja e ndjeshme, qe shkakton kunder aciditetit te larte ne stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin te bllokoje bakteret qe mund te jene aktive ne te.

Dardha

Dardhat njihen per efektet e tyre pozitive ne forcimin e kockave. Ato ulin sasine e yndyrnave ne gjak,ndihmojne ne tretjen e ushqimit, si dhe luftojne infeksionet e ndryshme. Ne çeshtjen e shendetit edhe dardha do te vendosej krahas molles dhe portokallit. Por fruti jeshil, ka dhe diçka te perbashket me fasulen, pasi ka nje permbajtje shume te dobishme per uljen e kolosterolit ne gjak. Dhe siç e shpjegon dhe Dr.Mary Ellen Camire, kjo eshte diçka e rralle te frutat. Gjithashtu, dardhat permbajne nje mineral shume te domosdoshem per forcimin e kockave, duke ndihmuar keshtu, kunder osteoporozes, qe shkaktohet si rrjedhim i mungeses se ketij minerali, te gjendur te dardha. Ky frut eshte i dobishem dhe per trurin. Dardha para ngrenies ashtu si molla nuk duhet qeruar, pasi shume vitamina ndodhen ne lekuren e saj.

Peshku

Vlerat e peshkut jane te padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmerine e semundjeve te zemres. Gjithashtu, mjaft vlera ka per ata qe pine duhanin, pasi ben pastrimin e infeksioneve ne laring. Nje vlere te madhe ka vaji i Peshkut, i cili eshte i pasur me omega 3, shume i nevojshem per organizmin. Eskimezet jane njerezit qe perdorin peshkun me shume nga çdo popull ne bote dhe semundjet e zemres per ta jane pothuajse te panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, qe permban peshku ka ndikimin me pozitiv ne organizmin e njeriut. Perdorimi i shpeshte i peshkut eshte shume me vlera per njerezit qe kane veshtiresi frymemarrjeje, per ata qe vuajne nga azma, ose per perdoruesit e rregullt te duhanit. Peshkun rekomandohet ta perdorim patjeter çdo jave, mbase dhe dy here ne jave.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit eshte shume i dobishem per zemren dhe ndikon ne mirefunksionimin e saj. Ky vaj ndikon ne uljen e sasise se kolesterolit ne gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes se kancerit te femrat. Te gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat permbajne kalori te shumta, por qe nga organizmi i njeriut perceptohen ne menyra te ndryshme. Greket e duan dhe jane perdoruesit e pare te vajit te ullirit dhe perdorin shume pak gjalpin dhe margarinen. Vaji i ullirit eshte quajtur ndryshe nga mjekesia "Shoku me i mire per gruan", pasi luan nje ndikim shume pozitiv ne mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Permbajtja kryesore ne vajin e ullirit eshte Vitamina E, e cila ka vetine e rigjenerimit. Ne pergjithesi vaji i ullirit, rron gjate, si dhe duhet te mbahet ne ambiente te fresketa dhe te thata, te mbrojtura nga drita.

Qumeshti

Qumeshti eshte nje nder komponentet me te rendesishme ne nje diete te shendetshme. Ne te gjenden perberes te Çilet luajne rol te rendesishem ne forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e larte te kolesterolit ne gjak. Qumeshti ndihmon edhe ne uljen e rrezikut te prekjes nga paraliza te ndryshme. Me gjithe vlerat e medha qe ka qumeshti, perseri i rekomandueshem eshte perdorimi i qumeshtit me yndyre te reduktuar. Nje gote qumesht permban 10 per qind yndyre. Ne kohet e sotme ekziston mundesia e nje qumeshti me yndyre te reduktuar. Qumeshti eshte i dobishem edhe per trurin. Ne nje studim te bere u zbulua se personat qe pinin nje gjysme litri qumesht ne dite kishin 50 per qind rezistence me te forte kundrejt trombozes. Ne uljen e tensionit dhe kolosterolit ndikon permbajtja e kalciumit te gjendur te qumeshti. Keshillohet te pakten nje gote qumesht ne dite.

Kosi

Nese dikush do t´iu ofronte nje luge me mikroorganizma te gjalle per te ngrene, natyrisht qe gjithkush s´do te pranonte. Por çfare do te benit nese kjo gje do te sillte te mira ne shendetin tuaj? Miliona njerez e bejne kete gje duke ngrene, organizma te vegjel te gjalle nepermjet kosit. Sipas studiuesve jane pikerisht keta mikroorganizma qe forcojne imunitetin e njeriut. Ata mbrojne nga infeksionet. Kosi eshte nje burim ideal i kalciumit. Nje e mire e madhe e kosit eshte efekti kunder mykut ne trupin e njeriut. Kjo gje ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe per ulçeren e stomakut dhe keto efekte i kryen njesoj si antibiotiket. Kosi duhet te perdoret i ftohte. Kosi i fresket permban 100 milione baktere per gram, ndaj rekomandohet perdorimi sa me i fresket i tij.

Misri

Misri vazhdon te jete numri nje per te mbajtur konstante nivelin e kolosterolit ne gjak, pasi ul ndjeshem grafikun e yndyres ne gjak. Ai luan rol ne prodhimin e energjise trupore te njeriu. Ne jug te Dakotes ne ShBA, popullsia qe prej vitit 1892 feston nje feste me emrin "Festa e Misrit" ku njerezit dekorojne gjithçka me miser. Misri eshte nje burim i vertete proteinash dhe vitaminash. Ne nje studim te bere me meshkuj te cilet kishin kolosterol te larte, pas nje trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime te varfra ne yndyre, u arrit ne rezultate mjaft te kenaqshme. Misri gjithashtu eshte burim energjie. Ai permban nje lloj vitamine B (Thiamine) qe eshte e domosdoshme per njeriun.Ne vendin tone nje perdorim te veçante ka zene "Buka e misrit" dhe gjithmone eshte rekomanduar per njerezit qe vuajne nga hipertensioni.

Birra

“Paradoksi francez” apo me mire efektet pozitive te alkoolit te marre ne doza te vogla, qe do te ishin shkaterruese ne doza te medha, eshte mbeshtetur se fundmi edhe nga mjekesia, jo vetem per veren por edhe per pijet e tjera alkoolike si birra. Perveç kesaj, sinteza e studimeve dhjetevjeçare ka treguar se e pire ne menyre te rregullt e te moderuar, birra ndihmon ne parandalimin e nje sere semundjesh koronare apo kardiovaskulare, ne saje te vitaminave te grupit B, B6, B12; ne uljen e nivelit te kolesterolit, ne saje te fibrave te mureve te qelizave te elbit, etj. Nje tjeter efekt pozitiv i birres eshte pikerisht veprimi antioksidant i maltos dhe ai parandalues i osteoporozes. Pra, mbron me mire se aspirina. Nese e pire ne menyre te moderuar nenkupton deri ne 2 gota ne dite nga 20Çl secila, ne menyre te rregullt nenkupton pirjen e birres gjate vakteve dhe aplikimin e kesaj doze çdo dite.

Mjalti

Mjalti ka aftesi kuruese per vete vitaminen B qe permban. Mjalti permban veti dezinfektuese per plage dhe gervishtje te lekures. Sipas studimit te Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje te ndryshme bakteresh. Perveç sherimit te jashtem mjalti ka dhe veti kuruese te brendshme, si ne qetesimin e stomakut. Keshtu per keta paciente do ishte e rekomandueshme 4 luge çaji mjalte ne dite. Nje rol te rendesishem mjalti luan kunder diarrese, sidomos per femijet e vegjel, pasi eshte nje metode, mjaft e mire kuruese brenda nje ushqimi. Mjalti ne kete rast, lufton bakteret dyfish me shpejt, se sa nje tretje sheqeri. Gjithashtu, mjalti ndihmon edhe ne rastin e problemeve me jashteqitjen. Kujdes duhet treguar ne perdorimin e mjaltit nga foshnjat. Ne ndryshim nga femijet e vegjel dhe te rriturit, foshnjat nuk mund te perballojne tretjen ne menyre optimale te tij. Mjalti ka permbajtje shume te larte sheqeri, 300 gram sheqer mund te krahasohen me 250 gram mjalte.

5 te mirat e rrepave

Rrepat jane rrenje me ngjyre te kuqe. Ato kane shije te embel dhe jane shume ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse me teper se çdo perime tjeter. Veçanerisht e shijshme eshte pjesa afer me lekuren mbuluese te rrepes. Efektet e rrepes jane te ngjashme me ato te spinaqit dhe te dyja keto bime jane te nevojshme e te dobishme per organizmin. Rrepat permbajne folat dhe betaine, dy lende ushqyese te cilat ndihmojne ne ruajtjen e nivelit te gjakut, rindertojne arteriet e demtuara, zvogelojne rrezikun per semundjet e zemres, etj. Mjekesia Popullore ve theksin tek domosdoshmeria e kesaj perimeje, madje keshillohet te gjithe amvisat qe te perdorin sa me shume te jete e mundur ne menyne e tyre rrepen e kuqe. Ështe e domosdoshme mesimi i femijeve qe ne vegjeli me shijen e rrepave.

1-Zvogelojne rrezikun e semundjeve te zemres
2-Rindertojne arteriet
3-Ruajne nivelin e gjakut
4-Ndihmojne anemiket
5-Permbajne vitamina te ndryshme

5 menyrat e konsumimit te lakres

Jo pak por 22 kalori mund te perftoje gjithsecili nga ne nese konsumon qofte edhe 30 grame laker te gatuar. Mjekesia Popullore ne Evrope, Azi, kohet e fundit edhe ne Amerike, tregon se ky eshte nje nga bimet me çudiberese dhe me te domosdoshme, kjo edhe per numrin e kalorive qe permban. Lakra permban perberes te cilet stimulojne prodhimin e enzimave ne organizem, te cilat realizojne prodhimin e radikaleve te lira dhe reduktojne rrezikun e kancerit. Lakra mund te hahet ashtu siç eshte e fresket, mund te gatuhet duke u ziere me kujdes apo te merret gjate ngrenies se produkteve ne fast-food-e. Nuk eshte i keshillueshem perdorimi i tepert i lakres turshi.

1-Permban 22 kalori
2-Stimulon enzimat ne organizem
3-Reduktojne rrezikun e kancerit
4-Rekomandohet lakra e zier
5-Nuk keshillohet ne turshi

Gujava

Gujava eshte nje frut tropikal, pak i njohur ne vendin tone, por qe ka filluar te zere vend ne tryezen e shume vendeve evropiane. Ajo ka shije te embel, por edhe pak te athet, per vete sasine e paket te acideve trupore qe permban. Gujava permban sasi te larta likopeni, nje antioksidant i cili lufton kancerin e prostates. Ky frut tropikal, si asnje prodhim tjeter bimor perfshin ne perberjen e tij edhe perberesit e domates dhe te limonit. Ne fakt 1 gote leng nga fruti gujava permban 688 mg potasium, nje sasi qe mund te gjendej te nje banane. Te urtet kineze, keshillojne qe te gjithe njerezit, veçanerisht meshkujt te konsumojne kete frut, pasi thuhet qe meshkujt nuk dine t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe te hane me shume yndyrna, duke lene menjane ushqimet vitaminoze.

1-Permban 688 potasium
2-Ne perberjen e tij ka domate dhe limon
3-Nje gote leng nga ky frut, e barabarte me nje banane
4-Permban sasi te vogel acidesh

5-Shmang kancerit e prostates

Lakra zvicerane

Bashke me te gjitha llojet e tjera te bimeve jeshile te shitura ne tregun e zarzavateve, ne tregun evropian dallohet edhe nje lloj tjeter bime jeshile, ne formen e gjethes se lakres. Kjo gjethe permban lende te nevojshme per mirefunksionimin e shendetit. Ne te gjenden perberes te ndryshem ushqimore, nder ta edhe betakaroteni. Ne lakren zvicerane gjenden kimikate te cilat mbrojne retinen e syrit, si dhe permban pigmente qe akumulohen dhe shfaqen ne retinen e syrit.

1-Ka formen e gjethes se lakres
2-Permban lende te nevojshme per organizmin
3-Ne te gjenden perberes te ndryshem ushqimore
4-Permban betakaroteni
5-Permban kimikate qe mbrojne retinen e syrit

Kanella

Kanella eshte nje nga aromat dhe erezat me te vjetra te njohura ne bote, e cila njihej per ndihmen qe jepte te burrat qe kishin probleme me stomakun, vetem nese perzihej me sheqer. Kanella ndihmon ne kontrollimin e nivelit te sheqerit ne gjak, nivelet e larta te te cilit perbejne rrezik per shfaqjen e semundjeve te zemres. Sipas studimeve, u zbulua se nese te semuret me diabet tipi-2 konsumojne kanelle per 6 jave, jo vetem ulin nivelin e sheqerit ne gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

1-Ndihmon meshkujt per problemet me stomakun
2-Ndihmon ne kontrollimin e nivelit te sheqerit ne gjak
3-Ndihmon ne semundjet e zemres
4-Te semuret me diabet duhet te konsumojne kanelle per 6 jave
5-Ul nivelin e sheqerit ne gjak dhe kolesterolin e keq

Purslana

Edhe pse per FDA, Agjencine e Kontrollit te Ushqimeve ne bote, kjo bime perben nje bar te keq, nje lloj droge, ne shume vende te tjera perfshire Meksiken, Kinen dhe Greqine, kjo bime barishtore eshte shume e njohur dhe e perdorur. Purslana permban Omega-3, nje perberes i cili eshte shume i dobishem per semundjet e zemres. Shkencetaret shprehen se ne te permbahet 10 deri ne 20 here me shume edhe melatonina, nje antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

1-Bime barishtore shume e njohur dhe e perdorur
2-Purslana permban Omega-3
3-E dobishme per semundjet e zemres
4-Ajo permban 10 deri ne 20 here me shume melatonina
5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene

Shega

Lengu i sheges eshte pija me e preferuar per dekada te tera, ne vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar te jete edhe shume e kerkuar ne Amerike. Disa shkencetare izraelite kane zbuluar se burrat qe pine nje gote me leng shege ne dite, jo vetem mbrohen nga kanceri i prostates, por edhe rregullojne sistemin e tyre sistolik, punen e zemres dhe presionin e gjakut. Kater gota me nje leng te tille do te plotesonin 50 per qind te nevojave tuaja ditore per Vitaminen C. Keshtu ajo ndihmon jo vetem ne shume procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave ne organizem.

1-Mbron nga kanceri i prostates
2-Rregullojne sistemin sistolik
3-Rregullojne punen e zemres dhe presionin e gjakut
4-Permban vitaminen C
5-Shton rezervat e vitaminave ne organizem

Farat e frutave

Farat e disa frutave ne mjaft raste jane jo vetem ngacmuese, por edhe te kujtojne shijen e frutit nga jane marre. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojne kohes, me farat e tyre nuk ndodh e njejta gje e tille, sidomos kur ato perpunohen dhe konservohen. Te tilla jane farat e kajsise, bajamet, frutat e ndryshme te thata, etj. Keto fara dhe fruta te thata permbajne antioksidante te cilat reduktojne nivelin e insulines rezistente ne gjak e cila mund te jete faktor rreziku per shfaqjen e diabetit.

1-Farat i mbijetojne kohes
2-Ato mund te perpunohen dhe konservohen
3-Permbajne antioksidante
4-Reduktojne nivelin e insulines rezistente
5-Parandalojne shfaqjen e diabetit

Kumbulla e thate

Pse jane te shendetshme? Kumbullat e thara permbajne sasi te larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidante qe jane veçanerisht efektive ne luften kunder “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton demtime strukturale per qelizat dhe demtim i tille mendohet te jete shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si nje meze. Mbeshtillni nje cope te holle proshute rreth kumbulles se thare dhe ngulni nje kunj dhembesh. Piqeni per disa minuta ne furre derisa kumbulla te jete e bute dhe proshuta e thare.

1-Permbajne sasi te larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik
2-Jane efektive kunder “radikalit superoksid anion”
3-Luftojne kancerin
4-Rigjeneron qelizat e demtuara
5-I reziston kohes

Fara kungulli

Keto produkte qe hidhen poshte nga kungulli jane pjesa me e ushqyeshme e tij. Pse jane te shendetshme? Kaperdimi i farave te kungullit eshte menyra me e thjeshte per te konsumuar magnez. Shkencetaret franceze kane zbuluar se meshkujt me nivele te larta magneziumi ne gjak jane 40 per qind me pak te rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele te uleta. Mesatarisht, meshkujt konsumojne 353 mg nga minerali ne dite, ndersa sasia e rekomandueshme eshte 420 mg. Si t’i hani? Te plota, me gjithe levozhge. Levorja ju siguron fiber.

1-Permbajne magnez
2-Shmangin vdekjen e hershme
3-Levorja e tyre ju siguron fibren
4-Ështe mire te hahen me gjithe levore
5-Jane te shendetshme per zemre





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 155390, stampe 63 ©


Meemira.com