logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Si te ushqehemi shendetshem
Autor Giusi - 13 agosto 2012 21:36
  

TIRANE-Ėshte shume e rendesishme qe te perzgjedhim ushqimet me te shendetshme per organizmin tone. Kete duhet ta bejme pavaresisht planeve te momentit per t'u dobesuar apo shendoshur. Duhet te jemi te informuar per ushqimet qe na bejne mire -

dhe per ato qe jane te demshme. Pasi ta kemi bere kete, nuk eshte fare e veshtire, mjafton vetem te konsumojme ato me te shendetshmet e te heqim dore nje here e pergjithmone nga patatet e skuqura apo embelsirat me shumice. Me poshte do te mund te lexoni edhe arsyet pse.

Frutat dhe perimet me ushqyese
Ėshte e nevojshme te hani nje shumellojshmeri frutash dhe zarzavatesh ēdo dite per te perfituar maksimumin e lendeve ushqyese, keshtu qe mos ngurroni te ushqeheni ndryshe dhe ne menyre te pasur. Nese parapelqeni zarzavatet, hidhini nje sy dietes se meposhtme:
Brokolit jane nje burim fantastik i pashtershem me vitamine C, betakarotine, acidi folik, hekuri dhe potasi. Permbajne gjithashtu perberes te quajtur indole, qe ndihmojne ne parandalimin e kancerit. Te fresketa apo te kaluara ne mikrovale sepse po te ziejne, ato i humbin vlerat qe ofron vitamina C.
Shpargu eshte nje ushqim ēudiberes me veti te spikatura mjekesore. Shpargu eshte i pasur ne acid f-

olik dhe vitamina C, E dhe betakorotine.
Lakra e bardhe eshte nje tjeter ushqim i pasur ne vitamina C, K, E dhe potas. Permban gjithashtu betakarotine, fibra, tiamine dhe te tjera substanca per parandalimin e kancerit.

Kur sheqeri eshte i tepert
Kujdes nga niveli i yndyrnave ne nje ushqim sepse yndyrnat kane tendence te shnderrohen ne sheqer. Sheqeri nuk permban nutriente, por vetem kalori. Specialistet e te ushqyerit konsiderojne si sheqerna te teperta ato qe gjenden ne produkte si embelsirat dhe keto duhet te kontrollohen qe te mos japin me shume se 10 % te kalorive ditore, pra qe do te thote te mos konsumohen me shume se 200 kalori nga keto lloj ushqimesh te embla. Nje luge ēaji me sheqer permban rreth 16 kalori dhe nje gote e madhe me leng permban rreth nente luge sheqer, pra 144 kalori te panevojshme. Hiqni dore nga sheqernat e panevojshme dhe zevendesojini ato me fruta te fresketa ose me nenprodukte te frutave dhe te sheqernave te perfituara prej tyre.

Kalorite qe nevojiten ne nje dite
Mesatarja per nje grua eshte rreth 2000 kalori ne dite, por nevojat per kalori mund te ndryshojne ne menyre dramatike sipas llojit te jetes qe ju beni dhe sa aktive eshte ajo. Nga 20 deri 50% e nevojave tuaja ditore per kalori jane te percaktuara nga veprimtaria fizike. Pjesa tjeter harxhohet nga funksionet e tjera baze te organizmit, si: Frymemarrja, qarkullimi i gjakut dhe funksionimi i qelizave.

Fast food-i, i demshem per shendetin
Patatet e ferguara kane vitamine C, por mos kaloni ne eufori, sepse disa fast food-e shtojne sheqerna ne patatet e tyre te ferguara, si dhe shtojne yndyrna ne sanduiēet apo byreket me mish. Disa nga ushqimet e tyre mund te permbajne me shume se 20 luge sheqerna dhe disa permbajne me shume se gjysma e sasise ditore te kripes qe ju duhet te merrni.
Fast food-i eshte vertet i keq per shendetin tuaj nese ju ekskluzivisht merrni ushqime te ferguara dhe te shtuara me yndyrna dhe sheqerna.
Mishi i mbushur me antibiotike
Ka nje shqetesim ne rritje rreth perdorimit ne sasi te medha te antibiotikeve ne prodhimin e mishit dhe efektet e mundshme te tyre ne shendetin e njeriut. Shume nga fermat qe merren me rritjen e bagetive i ushqejne keto me antibiotike perdite per te pasur nje peshe me te madhe te bagetive dhe per te luftuar semundjet e mundshme te kafshet. Frika qe ekziston lidhet me faktin se mbidozat e antibiotikeve mund te ēojne ne krijimin e viruseve te fuqishme dhe shume rezistente ndaj antibiotikeve dhe keto viruse mund te infektojne njerezit. Hani mish organik sa me shume qe te jete e mundur!

A jane frutat dhe zarzavatet organike me te ushqyeshme?
Kjo teme eshte teper e debatueshme ne disa nga fermat qe i prodhojne keto, por kerkimet e fundit te bera nga shoqatat per ushqime organike tregojne se keto jane me te vertete teper te ushqyeshme dhe kane nivele shume me te larta te vitamines C, magnezit, hekurit dhe fosforit.
Spinaqi, sallata jeshile, lakra e bardhe dhe patatet treguan qarte nivele me te larta lendesh ushqyese, nga 10 deri 50% me shume vlera ushqimore. Supat e pergatitura nga zarzavatet organike permbajne nivele te larta te acidit salici, i cili ndihmon ne luftimin e arteriosklerozes dhe kancerit te zorreve.

Dieta perfekte
Shkencetaret nuk kane percaktuar ende se ēfare perfaqeson nje diete perfekte sepse ēdo vit qe kalon nxjerr ne pah prova te reja per ushqimet qe jane potencialisht te demshme ose ushqimet qe kane efekte sheruese. Shkencetaret amerikane mendojne se nje piramide ushqimore e mbeshtetur te dritherat, frutat, zarzavatet, peshku dhe mishi i shpendeve (me teper sesa mishi i kuq), si dhe sasi te kujdesshme yndyrnash dhe sheqernash mund t'ju ushqeje ju ne menyren me te shendetshme. Per nje grua aktive keshillohet si menu ideale kjo e meposhtmja:
Mengjes: Nje banane dhe luleshtrydhe te embla, nje fete buke e zeze me margarine luledielli dhe mjalte. Dreka: Sallate peshku dhe zarzavatesh dhe kivi si frut. Darka: Pule me bizele, patate te pjekura dhe sallate jeshile. Ėmbelsire petull me reēel frutash. Pini pa kursyer uje, leng zarzavatesh jeshile dhe sallate, ēaj vegjetal dhe leng limoni. Mund te merrni edhe pak alkool dhe pak produkte ēokollate. Dikush qe ben nje jete teper aktive ka nevoje t'i shtoje dietes se tij me shume kalori.




(balkanweb.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 44682, stampe 14 ©


Meemira.com