logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Si te mbetesh dhe mos te mbetesh shtatzene!
Autor Roni - 22 settembre 2012 01:07
  

Me shume se gjysma e grave ne moshen e riprodhinit nuk jante te sigurta se ne cilat dite te muajit jane me pjellore dhe 98% e tyre nuk e dine sa dite zgjat kjo periudhe. Ne pjellorine e nje femre ndikojne faktore te ndryshem. Kryesorja eshte mosha, p-

or gjithashtu edhe stresi, luhatjet e peshes ose infeksionet vaginale.

Duhet ta njohesh trupin tend

"Une njoh mekanizmin e pergjithshem te prodhimit, por jo detajet, thote nje 31 vjecare. Me kane mesuar dicka ne shkolle dhe me pas kam folur me gjinekologun, sepse ndonjehere kam pasur frike. E verteta eshte se kam dyshime per shume gjera." Kjo ndodh sepse shume gra mendojne se informacioni eshte i parendesishem, deri ne momentin kur jane gati per tu bere nena. Me shpikjen e pilulave kontraceptive dhe me mundesine per te perdorur pilulen e dites se neserme, shume gra u krijohet bindja qe ciklet mund te manipulohen dhe gabimet mund te ndreqen, por kjo injorance ose mungese kujdesi ndaj trupit nuk ndodh vetem per fajin tone.



Fol hapur me gjinekologun

Ndonjehere, mjeket nuk jane shume te qarte. Kur Suzana, 29 vjece e kishte pyetur gjinekologun e saj pse sekrecionet e saj vaginale ndryshonin, ai is-

hte pergjigjur se kjo gje eshte normale, por pa ia shpjeguar shkaqet. Ne te vertete, shpjegimi eshte shume i thjeshte. Sekrecionet ndryshojne ne varesi te ovulimit. Eshte e vertete qe infermieret dhe doktoret mund te jene shume te zene per shkak te pacienteve te shumte, por nga ana tjeter, gjithekush ka te drejte te kerkoje informacionin qe i nevojitet, edhe pse disa mjeke mendojne se pacientet e perdorin kete informacion ne menyre te papergjegjshme. Per shembull, nje vajze e re qe e di qe eshte gati duke e filluar cuklin, mund te kryeje marredhenie seksuale te pambrojtura dhe ky eshte nje gabim. Metoda sipas se ciles ndjek ditet e ciklit per te vleresuar mundesine per te ngelur shtatzene, eshte pergjegjese per shume shtatzani te padeshiruara. Mesazhi eshte i qarte: Nuk duhet te rrezikosh te kryesh marredhenie seksulae pa perdorur nje metode kontraceptive. Kohet e fundit mjeket kane filluar te tregojne skeptike persa i perket perdorimit te pilulave te dites se neserme. Ka shume vajza te reja qe nuk e vrasin mendjen per kontraceptivet dhe i perdorin keto pilula ne menyre te pakujdesshme. Nuk duhet harruar se keto pilula permbajne nje sasi te madhe hormonesh duke shkaktuar keshtu vonesa ne cikel, si dhe hemoragji jashte periudhes se ciklit. Per kete arsye, keto pilula nuk duhen perdorur vend e pa vend, por vetem ne raste te vecanta. Kur njeh kohen dhe karakteristikat e ciklit tend, kur mund te ngelesh shtatzene, mund te arrish te zbulosh anomalite dhe te mbash nen kontroll problemet qe mund te lindin.

Kujdesu per pjellorine tende!

Nese merr informacionin e duhur, mund te dish sa zgjat cikli yt dhe ne cilat dite ovulon ti, gje kjo shume e rendesishme kur deshiiron te besh nje femije. Keshtu, mund te mbrosh edhe shendetin tend riprodhues. Kur ovulon, eshte normale qe te ndjesh dhimbje barku ne gjysmen e pare te ciklit mestrual, te kesh sekresione te tejdukshme dhe viskoze, qe jane mukoza qe prodhon qafa e mitres, te ndjesh nje shtim te epshit dhe te vesh re nje zbukurim te lekures ne pergjithesi. Perfundimisht, kur njeh veten, do te mund te jetosh me mire tani dhe ne te ardhmen.



Cfare duhet te dish qe te mos mbetesh shtatzene?



Kur je pak a shuem pjellore

Teknikisht, ngjizja mund te behet brenda 12-24 oreve te jetes se nje veze te pjekur, duke qene kjo dita qe ovulon dhe dita me pjellorine me te madhe. Meqe cikli yt mund te ndryshoje, konsideroje diten qe ovulon plus dy dite me pare dhe dy dite me vone (gjithesej per pese dite) si periudhen me te mundshme per te ngelur shtatzene.

Me nje fjale ovulon 14 dite para se te te vijne menstruacionet, thene ndryshe, ne mes te dy menstruacioneve (zakonisht periudha mes dy mestruacioneve eshte 28 dite). Megjithate s'eshte e thene me siguri te plote se mund te mbetesh shtatzene vetem ne pese ditet rreth kohes se ovulimit. Gjithashtu je pjellore tre dite para ketij intervali, sepse spermatozoidet mund te mbijetojne ne trupin tend per disa dite.

Kur je me pak pjellore? Pergjithesisht, ka me pak rrezik shtatzanie ne 10 ditet para ciklit tend dhe ne javen ose kohen qe zgjasin menstruacionet.



Si mund ta zbulosh kur ovulon?

Dy deri ne kater dite para ovulimit, shtohet mukoza qe leshon qafa e mitres, e cila mund te kete konsistencen e te bardhes se vezes. Pasi ke ovuluar dhe pasi veza eshte prishur ose eshte pllenuar nga spermatozoidi, mukoza e qafes se mitres mund te trashet, megjithese eshte normale qe te mos e vesh re. Pista te tjera: Mund te ndjesh nje dhimbje te lehte ne nje nga vezoret, qe shkaktohet kur veza po pergatitet per tu shkeputur dhe mund te vesh re edhe shtimin e epshit. Trupi femeror pergatitet per te qene me joshes per meshkujt gje qe ndodh edhe tek kafshet. Nje studim tregon se grate jane me te prirura per te pasur marredhenie seksuale gjate diteve pjellore, sesa ato jopjellore. Keshtu, kujdes nese je duke lare dhembet ne banjo dhe mendon: "Sa e bukur jam bere sot!". Edhe nese nuk ke pasur menstruacione, mund te mbetesh shtatzane. Nese cikli yt eshte i c'rregullt, sepse je nen peshe ose e ke vete ciklin keshtu, duhet te perdoresh kontracepitivet sepse mund te ovulosh ne cdo moment.



Cfare duhet te dish qe te mbetesh shtatzene?



Kur te kryeni marredhenie seksuale

Shume cifte mendojne se nese kryejne cdo dite marredhenie seksuale, eshte e sigurte qe femra mund te mbetet shtatzane, por mund te jesh duke cuar kot gjithe perpjekjet e tua? Pse? Burrave noramlisht u nevojitet 36-48 ore per te prodhuar nje sasi te mjaftueshme te spermes, keshtu qe te kryesh marredhenie seksuale cdo dite do te thote qe partneri yt te mos kete sperme te mjaftueshme gjate diteve te tua me pjellore. Per te parandaluar kete, doktoret keshillojne qe marredheniet seksuale te kryen nje dite po, nje dite jo gjate diteve qe je me pjellore.



Sa kohe mund te vonoje?

Ne cfaredolloj muaji, mundesite per te mbetur shtatzene jane nga 10-15% per nje burre dhe nje grua, te dy me te vegjel se 35 vjec dhe te shendetshem. Pas nje viti perpjekjesh, 88% e ketyre cifteve konceptojne nje femije, ndersa pas dy vitesh, 95%. Sipas te dhenave, nje cifti ne te 30-at do t'i duhen 6-muaj per te ngjizur nje femije, ndersa nje cifti ne te 35-at, rreth 9-muaj.



Beni jete te shendetshme

Pakeso sasine e alkoolit dhe te kafeines qe konsumon. Nese e pi duhanin, lere ate. Eshte treguar se substancat kimike te cigares nderhyjne ne prodhimin e estrogjenit, hormon i domosdoshem qe veza te piqet ne menyre korrekte dhe mitra te krijoje ambientin e pershtatshem per pritjen e vezes se pllenuar. Grate qe pine duhanin kane edhe 50% me shume mundesi per te pesuar abort.

Pesha eshte nje tjeter faktor qe ndikon. Nuk eshte shume e dobishme te jesh shume e dobet ose ne mbipeshe. Te dyja jane situata ekstreme qe mund te demtojne nivelin e hormonove dhe ciklin.

Mosha ka rendesi? Po citojme statitistikat: Edhe pse kemi degjuar te flitet per bebet e lindura nga grate 50-vjecare ose me shume, e verteta eshte se niveli i pjellorise te gruaja fillon te zvogelohet mbi te 35-at. Nese do te mbetesh shtatzene ne menyre natyrale, mjeket rekomandojne ta planifikoni shtatzanine e pare para te 35-ve dhe te fundit ne te 39-at. Ne moshen 40 vjecare cilesia e vezeve fillon te zvogelohet me 50% ne krahasim me ate qe ishte ne moshen 30-vjecare. Nuk ka ndonje pozicion seksual magjik. Nese ke degjuar te thone se eshte mire te vesh jasteke nen te ndenjurat per te nduhmuar spermen te shkoje ne vendin e duhur...harrojeni. Kur sperma del nga mashkulli, ajo vjen ne qafen e mitres ne menyre te menjehershme dhe spermatozoidet ta gjejne rrugen e tyre edhe sikur te jesh ulur apo e shtrire.





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 179563, stampe 40 ©


Meemira.com