logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

TAB, nisin bisedimet trepaleshe Shqiperi, Greqi dhe Itali
Autor Giusi - 21 luglio 2012 15:35
  

Grupi per ndertimin e Gazsjellesi Trans Adriatik (TAP) po zhvillon bisedime te nivelit te larte per gjetjen e nje marreveshje mes “Italise, Greqise dhe Shqiperise”. Lajmi eshte bere i ditur nga drejtori per komunikimin, Michael Hoffmann.


> “Projekti eshte ne nje faze te avancuar, tani na duhet te arrijme nje marreveshje te nivelit te larte”, tha ai. Fillimisht do te arrihet nje marreveshje mes ministrive perkatese te tri vendeve qe jane perfshire ne kete projekt.

Tashme per ndertimin e linjes se gazit nga fusha “Shah Deniz” e Azerbajxhanit deri ne jug te Evropes po zhvillohet nje konkurrence mes TAP dhe Nabucco West. Kompania vituese do te zgjidhet ne mesin e vitit 2013-te. Marreveshja e pare politike pritet te arrihet pas veres ndersa marreveshja e tyre pritet ne fillim te vitit 2013.

Projekti i Nabucco West parashikon qe gazsjellesi te kaloje ne Gjeorgji, Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri ndersa TAP e kalon ate edhe permes Turqise, Greqise, Shqiperise dhe me pas perfundon ne Itali.

Hoffman tha se Komisioni Evropian ka dhene siguri se gara do te jete e barabarte se dhe prioritet do te kete marrja e gazit nga Kaspiku ne menyre te pavarur. Ndersa se fundmi ka ardhu-

r dhe lajmi se firma me e madhe e energjise ne Itali, Enel, eshte e interesuar per te blere 10 deri ne 20% te TAP.



(shekulli.com.al)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 13762, stampe 9 ©


Meemira.com