logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Aknet disa keshilla per nje fytyre me te paster.
Autor Ira - 28 giugno 2011 00:03
  

Kur jeni te rinj, mezi prisni sa te largohen. Kur jeni te rritur, habiteni qe u kthyen perseri. Per fat te mire, trajtimi i akneve ne dhjetevjeēaret e fundit eshte permiresuar dhe prandaj eshte me i thjeshte kurimi i tyre.
Faktor vendimtar esh-

te gjeni. Me fjale te tjera, mund te trashegohen karakteristikat e lekures dhe keshtu edhe predispozita per akne.Lekura e fytyres, kraharorit dhe e shpines ka mijera gjendra yndyre (sebace) te cilat lubrifikojne duke prodhuar sebo apo yndyren. Ekzistojne 1000 gjendra yndyre per centimeter kub ne pjesen qendrore te fytyres. Yndyra e gjendrave kalon nepermjet kapilareve te holle deri ne siperfaqe te lekures.
Ndonjehere, keto bllokohen nga yndyra, bakteret dhe qelizat e vdekura duke prodhuar si pasoje aknet. Kjo dukuri duket me e hasur gjate adoleshences per shkak te ndryshimit te nivelit te hormoneve te cilat rrisin gjendrat e yndyres dhe i stimulojne ato duke prodhuar nje doze me te madhe te kesaj substance yndyrore. Ne pergjithesi kjo situate normalizohet rreth te njezetave. Atehere, perse aknet zhvillohen tek te rriturit mbi 20 vjeē? Ka arsye te ndryshme, mes te cilave:
Hormonet. Aknet premenstruale jane te verteta. Shtatzenia, ndryshimet gjate ciklit menstrual dhe pilul-

a anti-baby mund te shkaktojne ndryshime te nivelit te hormoneve dhe si rrjedhoje, shfaqjen e akneve tek grate. Per disa, kontraceptivet ne doze te vogel te marre nga goja, mund te ndihmojne per zvogelimin e ketij problemi; per te tjera, ato mund t’i shtojne. Nese keni akne dhe ērregullime te ciklit menstrual keshillohet te konsultohet mjeku per te kuptuar nese shkaku eshte nje nivel anormal i hormoneve.Stresi. Dermatologet kane te njejtin mendim persa i perket faktit qe stresi i madh mund te ndryshoje nivelin e hormoneve.
Produktet kozmetike. Produktet per trukun e fytyres, nese jane me permbajtje te larte vajore, mund te bllokojne poret dhe te shkaktojne keshtu aknet.
Vendi i punes. Nese punoni si mekanik apo ne kuzhine, fytyra mund te jete e sulmuar nga vajrat, disa prej te cileve mund te provokojne akne. I njejti efekt mund te arrihet duke qene ne kontakt me produkte kimike.
Medikamente te caktuara. Disa medikamente, si Dilantin (i cili perdoret ne kurimin e epilepsise), mund te provokoje akne.
Faktoret te cilet shkaktojne akne jane te ndryshem, por ekzistojne disa masa efikase te cilat mund te shfrytezohen per pastrimin e lekures.
1. Mos demtoni. Me fjale te tjera, mos i prekni, mos i shtrydhni! Shkaterrimi mbi pore eshte si nje top i vogel. Mund ta pelcasesh, por nen siperfaqe yndyra, bakteret dhe qelizat e vdekura te lekures mund te depertojne ne indet rrethuese, duke shkaktuar keshtu nje inflamacion.
2. Perdorni peroksidin e benzolit. Nje numer i madh i produkteve farmaceutike ne shitje te lire permban kete perberes, i cili ndihmon ne largimin e grumbullimit te qelizave te vdekura te lekures, te yndyres ne pore dhe per te pakesuar edhe numrin e baktereve. Filloni me dozen minimale dhe pak nga pak e shtoni, veēanerisht nese keni lekure te ndjeshme, sepse sa me i larte te jete perqendrimi i saj aq me lehte mund te shkaktohen irritime. Perdoreni nje apo dy here ne dite. Vepron pas afro dy javesh. Lekura reagon fillimisht me skuqje dhe renie te qelizave te vdekura, rralle ndodhin reaksione alergjike. Nese lekura thahet shume, sygjerohet te aplikohet nje krem hidratant.
3. Perdorni medikamente edhe per parandalim. Mos perdorni produkte vetem ne vendin problematik me akne. Vendoseni ne te gjithe zonen e cila mund te jete objekt aknesh. Kjo perfshin te gjithe fytyren, shpinen dhe kraharorin (shmangni zonen e buzeve dhe te syve).
4. Perdorni delikatese per pastrimin e fytyres. Shpesh njerezit me lekure te yndyrshme ngulmojne ne larje te shpeshta te fytyres dhe mendojne se keshtu mund te heqin aknet. Por nuk e arrijne. Mund ta lash fytyren dhjete here ne dite dhe perseri te kesh akne. Nuk ka te beje me pastertine. Larja eshte vetem largimi i yndyres ne siperfaqe te lekures, jo nga kanalizimet e bllokuara. Nje i rritur mbi 18 vjeē mund te kete lekure te thate dhe akne njekohesisht. Ne te vertete nese ka nje pastrim agresiv, perfundon ne tharje apo irritim te pjeseve me te ndjeshme te fytyres.
5. Kujdes nga produktet vajore. Kjo vlen per produktet vajore per floket, produktet vajore per lekuren dhe veēanerisht per pastrimin e fytyres.
6. Perdorni produkte kozmetike me baze uji. Nese produkti eshte i ndare ne dy shtresa, uje dhe produkt baze, eshte me baze uji. Nese nuk eshte i tille permban vaj. Produktet kozmetike per syte dhe buzet jane te sigurt sepse ne pergjithesi nuk ka akne ne keto zona.
7. Mos mbeshtetni mjekren ne dore. Provoni te mos e prekni vazhdimisht fytyren. Personat te cilet per arsye pune qendrojne shume kohe ne telefon jane subjekt i akneve ne zonen e mjekres. Gjithashtu, eshte shkak traume per aknet, njesoj sikur i shtrydh.
8. Mbrohuni nga dielli. Dikur besohej se ekspozimi ne diell ndihmonte ne eliminimin e akneve. Perkundrazi, teper diell mund te provokoje kancerin e lekures dhe mplakjen e parakohshme, duke vene ne rrezik avantazhet e saj. Mbrohuni me nje krem dielli me faktor mbrojtes minimumi 15.
9. Mos u shqetesoni per dieten. Nuk ka prova qe ēokollata, te ferguarat dhe produkte te tjera te shkaktojne akne tek te rinjte. Nuk ka rendesi ajo qe konsumohet. Nuk mund t’i jepet faji ēokollates, arrave apo produkteve te tjera te cilat permbajne yndyrna kur shfaqen puērra ne fytyre. Nese, perkundrazi, verehet nje lidhje paralele midis nje ushqimi te caktuar dhe shperthimit te puērrave ne fytyre, shume dermatologe jane te nje mendimi kur keshillojne te shmangen keto ushqime.
Ēfare mund te beje mjeku kunder akneve? Nje akne e vazhdueshme mund te ndikojne negativisht ne karakterin e njeriut. Mund te kete pasoja ne jeten sociale, psikologjike dhe seksuale te individit qe mund te jene edhe serioze. Keshillohet qe te kurohet qe ne shfaqjen e puērrave te para ne moshe te re, veēanerisht nese edhe prinderit kane vuajtur nga akneja akute.
Kur eshte momenti per te konsultuar me nje dermatolog per aknet?
Shume pergjigjen “kur ato ju shqetesojne”. Varet nga si e shikon ēdo individ seriozitetin e gjendjes.
- Nese eshte perdorur nje produkt me peroksid benzoli per gjashte apo tete jave dhe nuk zgjidhur ende problemi.
- Nese ka puērra te qelbezuara me te medha sesa koka e fijes se shkrepses.
- Nese ka noduj ne permasen e mollezes se gishtit te vogel
- Nese ka njolla te mbetura pas akneve.
- Ėshte shume e rendesishme vizita tek dermatologu perpara se te formohen cicatricet.
Ne ditet tona ka nje shumellojshmeri ilaēesh per trajtimin e akneve te cilat perfshijne antibiotiket dhe nje sere medikamentesh te quajtur retinoidi.


\cukuvata.wordpress.com/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 84590, stampe 25 ©


Meemira.com