logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Aurela Hoxha: Ja si kam qene
Autor Arsen - 13 gennaio 2012 15:02
  

Kete here, kur te shihni emrin dhe fotot e Aureles nuk do keni kohe te mendoni per operacionet plastike qe ajo ka bere, sepse ne do jua shuajme menjehere kureshtjen. Aurela Hoxha ka qene po kaq e bukur edhe ne moshe fare te re dhe tiparet e trupi i s-

aj duken qarte. Ndoshta shume kritike kane ngaterruar rritjen fizike natyrale, me operacionet plastike. E verteta eshte se vajza bukuroshe nuk do qe njerezit ta njohin dhe ta vleresojne vetem per pamjen e sajAjo me te drejte na kujton se do ishte me mire qe te permendeshin punet e rendesishme qe ka bere qe ne moshe te re, si hapja e revistes se pare te modes ne Shqiperi, realizimi i disa spektakleve televizive, etj. Puna e saj me e re do shfaqet shume shpejt ne nje ekran te suksesshem shqiptar dhe me ne fund ajo vete ka vendosur te beje nje here e mire bisturi e plastike per shume VIP-a, por ne rolin e doktoreshes.
Meqe jemi takuar qe ne pike te mengjesit, na trego pak do besh sot?
shte data 6 dhe une akoma nuk e kam marre veten nga pushimet (qesh). Sot do merrem me revisten, sepse eshte drejt mbylljes dhe me duhet patjeter te shkruaj editorialin, qe kane disa dite qe ma kerkojne me ngulm.
Kur ke planifikuar ti futesh seriozisht punes? Apo do besh pushime ak-

oma?
Kam punuar deri me date 30 dhe mendoj qe shume shpejt do rikthehem, sepse duhet te mbyll disa gjera ne montazh per programin e ri qe po bej. Besoj nga e hena.
ǒeshte ky program i ri?
shte nje program televiziv i njohur, qe ka ne qender operacionet plastike, por akoma nuk e kemi vendosur emrin. Mund tju permend programin Bisturi qe behet ne Gjermani apo Itali sa per te krijuar nje ide, po ky i yni do jete ndryshe, me i veante. Nuk eshte blere nje patente, sepse nuk ka nje te tille, por ideja eshte marre aty.
fare do kete te veante ky i juaji?
Qe personat qe do te kryejne nderhyrjet kirurgjikale do jene personazhe te njohur te ekranit shqiptar, te cilet perpara kamerave dhe publikut do te rregullojne nje pjese te trupit qe e kane kompleks apo nuk u pelqen. Here pas here do kete edhe njerez jo te njohur, por kryesisht do te jene personazhe. Normalisht qe kostoja e operacionit qe do beje secili, do mbulohet nga produksioni. Une do te asistoj personalisht ne te gjitha nderhyrjet dhe per kete me ndihmon edhe shkolla qe kam mbaruar per mjekesi (qesh).
Sa e veshtire eshte te arrish te gjesh personazhe te njohur qe duan te bejne operacione plastike para kamerave?
Ne fillim une kam kontaktuar njerez qe njoh, miq te mite qe e dija qe do e benin pa problem. Me vone me kalimin e javeve mbase do kem veshtiresi, nuk e di. Gjithsesi eshte nje gje e mire per ta, se duke qene njerez te njohur ata nuk besoj do e kene problem, sepse sidoqofte nderhyrja do u merret vesh. Pastaj keshtu japin edhe nje shembull te mire ne ekran.
Ti mendon qe nje njeri qe ben operacione plastike eshte shembull i mire per shoqerine?
Une mendoj qe eshte shembull i mire ne momentin qe e ben hapur. Pastaj ajo eshte nje zgjedhje personale e secilit dhe nuk dua te futem deri ne ate pjese.
Cili ishte qellimi ose mesazhi qe ke dashur te percjellesh tek publiku kur vendose te besh kete program?
Mua me ka pelqyer gjithmone ky emision dhe kur mendova qe mund ta beja me personazhe te njohur mu duk akoma me interesant. Jam shume kurioze si natyre dhe mendoj qe per dike qe ka nje idhull, te shihte se si ai ndryshonte per mire do ishte vertete shume interesante. Nuk kam dashur te percjell ndonje mesazh tek publiku.
E ke menduar qe kjo mund te ndikoje tek adoleshentet, ti frymezoje ata per te bere nderhyrje per te cilat mund te pendohen kur te rriten?
Nuk besoj se programi do i beje adoleshentet te kerkojne te bejne operacione plastike. Pastaj nuk u lejohet, keshtu qe duhet te presin te behen maxhorene qe te marrin vendimin e te bejne operacione plastike.
Deri tani, cila ka qene ajo pjese e trupit te VIP-ave qe eshte kerkuar te rregullohet me se shumti?
Nuk mund te veoj dot sepse kerkesat kane qene te ndryshme, duke qene se edhe moshat, edhe fiziku i tyre ka qene ndryshe. P.sh nje aktore kishte problem kilet e teperta, ndersa nje tjeter personazh kishte deshire te zmadhonte gjoksin.
Sa ka ndikuar tek ti fakti qe je komentuar shpesh per operacionet plastike lidhur me vendimin per nje program te ketij lloji?
Njera gje nuk ka aspak lidhje me tjetren. shte e vertete qe jam komentuar shume dhe shpesh me ka ardhur keq nga gjerat qe injorantet kane thene. Them injorantet, dhe ketu perfshij edhe disa gazetare, sepse jane thene dhe shkruar gjera absurde, te cilat vetem nje gazetar i painformuar dhe injorant mund ti shkruaje.
fare te ka shqetesuar konkretisht?
Fakti qe une kam bere buzet para disa vitesh dhe nje gjilpere mbushjeje pak me siper buzes nuk do te thote qe jam e gjitha e bere. Une e kam fiksim pamjen dhe nese do kisha operuar dika ne trup, do ta kisha thene. Nuk e kam fare kompleks dhe nese me vone do kem nevoje, do e bej pa problem. Po te shkruash edhe qe kam hequr brinjet, sinqerisht eshte e tepert.
Ti realisht ke hequr ndonje brinje?
Jo, se nuk kam nevoje dhe sepse eshte nje nderhyrje kirurgjikale qe me sa di une nuk behet, aq me pak ne Shqiperi. Une do ta pranoja po ta thoshte kete nje njeri i thjeshte nga padituria, po kurre nga nje gazetar.
Shume njerez kur te akuzojne per operacione e argumentojne me faktin se para disa vitesh nuk ke pasur kete pamje. Si e shpjegon kete?
Njerezit qe me njohin nga afer e dine qe kam bere vetem buzet. Te tjeret po te jene pak me te vemendshem do kujtohen qe une kam dale qe e vogel ne media kur merrja pjese neper miss-e dhe kam pasur kete pamje, vetem se jam rritur.
Mire, tani do na tregosh pak per jeten tende private? Ke nje mashkull perkrah?
Po, sigurisht. Ne fakt, kjo nuk eshte nje gje e re, sepse une e kam deklaruar disa here qe prej vitesh kam nje lidhje qe tashme e dine te gjithe.
Si i perjetove ngacmimet e Joni Peit tek Zone e Lire?
Nuk dua te flas me per kete pjese. Mund te them vetem qe ate nate me kane ardhur shume mesazhe nga njerez qe e dinin qe vendi im nuk ishte aty. Nese une do isha ne vendin e Joni Peit do kritikoja ose do vleresoja punen e tij dhe kaq.
Kane dale thashetheme qe Joni Pei ka marre kercenime nga i dashuri yt. Te verteta?
Jo. Nuk eshte e vertete.
Ti u shprehe se dije per Jonin gjera qe nuk doje ti thoje. Do na i tregosh ne?
Nese une do isha ne vendin e Joni Peit do kritikoja ose do vleresoja punen e tij dhe kaq. Une e njoh prej vitesh dhe kam pare punen e tij si gjithe te tjeret. Asgje me shume.
Te vjen keq qe perflitesh per keto gjera?
Sigurisht qe me vjen shume keq, sepse une kam studiuar, kam mbaruar dy fakultete, kam punuar fort dhe prinderit e mi kane investuar qe une te jem sot kjo qe jam. Ka aq shume gjera te vlefshme qe mund te fliten per Aurelen, e nderkohe Aurela perflitet qe ka fryre buzet. Ka plot vajza qe bejne nga nje videoklip, nuk kane asnje talent po pranojne te flitet do gje per to, se i duket reklame. Nuk jam ne ate nivel. Une kam punuar, kam realizuar disa programe, kam hapur revisten e pare te modes ne Shqiperi. Nuk mund te flasin vetem per buzet e mia.
Kush jane keto vajza? Na thuaj ndonje emer.
Nuk ka nevoje ti them une se publiku nuk eshte injorant dhe i sheh e i kupton vete. Gazetaret injorante nuk i shohin ose bejne sikur nuk i shohin.
Na the qe ke mbaruar dy fakultete, po nuk ke ushtruar kurre asnjerin prej tyre. Pse?
Sepse gjithmone qe e vogel kam pasur pasionin per moden dhe jam perqendruar tek kjo.
Po pse nuk ke bere nje shkolle per moden?
Ku? (qesh) Mjekesine e kam bere per te plotesuar nje deshire te prinderve dhe kam qene studente e mire ne teori, se ne praktike semuresha une para pacienteve, e kisha shume te veshtire. Juridikun e kam bere me deshiren time dhe me ka ndihmuar e me ndihmon ne biznesin tim. Te dyja keto jane pasuri e imja, qe une mund ta shfrytezoj ne vitet qe do vijne.
Pranove qe je e fiksuar me pamjen. Sa ore te dites tende i kushton kesaj pjese?
Une jam gjithmone e kujdesshme me ushqimin, bej do dite palester dhe ne kohe te mire dhe vrap. Kuroj sistematikisht lekuren me vajra dhe kremra dhe nuk i le kurre pas dore asnjeren nga keto.
Do hiqje dore nga pasja e nje femije per te mos rrezikuar trupin e bukur?
Kurre nuk do hiqja dore nga nje mrekulli, po do kujdesesha shume edhe gjate shtatzenise (qesh).
fare do ti keshilloje nje femre qe i duhet te vrapoje qe ne pike te mengjesit per ne pune, te kujdeset per familjen, femijet, gatimin, punet e shtepise dhe nuk ka kurre kohe per veten?
Do ti keshilloja qe te beje ate qe e ben te ndihet me mire, sepse kjo eshte gjeja me e rendesishme.

Burimi: Revista Bluetooth





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 32198, stampe 14 ©


Meemira.com