logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Miriam Cani: Dua nje vit me te njejtin ritem
Autor Arsen - 10 gennaio 2012 18:23
  

Miriam Cani dhe ditet e qendrimit ne Shqiperi. Nje vit i mbushur plot, me spektakle ne operan e Bonit, prezantime, kenge te reja dhe nje gare shqiptare talentesh. Bashkejetesa me Alban Skenderajn dhe nje histori e lumtur dashurie.
Alida Cenaj<-

br /> Babagjyshit te Vitit te Ri i ka kerkuar vetem nje gje: t’i lere punet keshtu siç jane edhe ne 2012-en. Me lutjen e perhershme per shendet te mire dhe force per te mbajtur ritmin, Miriam Cani nuk ka pasur asnje kerkese te veçante kete fundvit. 2011 ka rrjedhur si jo me mire, me plot pune dhe projekte te reja, shfaqje çdo dhjete dite ne Gjermani dhe spektakel te perjavshem ne Tirane. I eshte dashur te marre avionin pak me shpesh se zakonisht keto muajt e fundit, por edhe keto nuk kane qene veçse udhetime te mbara, pasi ka lene plot sallen e operas se Bonit, per te gjetur po plot, sallen e “The voice” ne Tirane. “Duke qene se jam aktive ne dy shtete te ndryshme, ne te cilet punoj fort, uroj nga zemra t’ia dal te mbaj kete ritem edhe ne vitet e ardhshme”, thote ajo. “Me shume se kaq nuk do te mund te beja dot, sepse dita ka vetem 24 ore”.
Sidomos keto muaj spektakli shqiptar e ka kuptuar me mire se asnjehere se ç’do te thote te mos mjaftojne 24 oret e nje dite-nate. Meqe “The-

voice” po i afrohet pikes me te nxehte, ne nje kohe kur audienca ka arritur ne dhjetra mije dhe gara eshte bere shume e forte, nje takim me Miriamin keto dite eshte nje mision, ne mos i pamundur, shume i veshtire. Telefonit pothuaj nuk i pergjigjet per shkak te muzikes se larte ne studio, ku me grupin e vet te kengetareve te rinj ben provat e çdo dite. Ne mbasdite vone punon me kengen e re qe do te promovoje ne janar, ndersa darkat e gjejne ne shtepi. Ne fundjave eshte radha e regjistrimit dhe transmetimi i spektaklit, nderkohe qe me te njejtin ritem i duhet te punoje per te mos lene asgje mangut edhe nga kontratat e Gjermanise. Keshtu i ka kaluar keto jave, duke nxituar nga njera studio ne tjetren dhe nga njeri shtet ne tjetrin, aq sa edhe festen e Krishtlindjes, me shume se me familjaret qe e vizituan ne Tirane, i ka kaluar ne studio. Edhe per kete interviste dhe set fotografik eshte shkeputur per pak, pasi ka perfunduar punet e javes me spektaklin dhe u ka kerkuar te afermve t’i shtyjne te pakten ndonje ore festimet e 25 dhjetorit.
Megjithate asnje pike lodhjeje nuk lexohet ne fytyren e artistes shqiptare. Buzeqeshja e embel shoqeruar nga ndjesa per vonesat, jo per mungese deshire, deshmojne se ofertat e fundit shqiptare i ka pranuar me qejf, po as sa ngarkesen e ketyre javeve. Ështe e kenaqur si nga Shqiperia, ashtu edhe nga Gjermania. Aq sa po bluan ne mendje nje projekt special: te rinjte qe ka zbuluar nga “The voice” t’i mbeshtese edhe kur spektakli te perfundoje. Pasi ka pare rregullat e lojes ne Shqiperi, e ka quajtur te udhes te beje diçka per ta.
Me te tilla ide, te reja dhe te vjetra, projekte te hershme dhe te tjera qe po gatuan nderkohe, me nje jete personale te permbushur, Miriam Cani rrefen per nje vit te mbushur plot, qershia mbi torte e te cilit eshte “The voice”, i cili i ka mundesuar qendrimin me gjate se zakonisht ne Shqiperi.
Ftesa per te qene nje nga anetaret e jurise se gares muzikore rinore i ka ardhur nga autori i spektaklit, Rezart Aga. E pranoi pa hezituar dhe jo vetem pse e parandjeu suksesin e formules qe ka gozhduar para ekranit rekord shikueshmerie.
“The Voice of Albania” eshte nje nga projektet me te bukura qe kam pasur ne Shqiperi”, thote Miriami. “Nje projekt, i cili me frymezon per te punuar dhe krijuar sa me shume. Me jep hapesiren te realizoj idete dhe kreativitetin tim tek disa artiste me rryme dhe stile te ndryshme. Ështe nje eksperience e jashtezakonshme. Me jep nje emocion qe nuk e kam provuar me pare. Te japesh nga eksperiencat e tua eshte diçka shume e bukur, sidomos kur sheh pastaj rezultatet qe te bejne te ndihesh krenare”. Per me teper qe Miriam Cani i njeh mire emocionet dhe ndjesite e atyre te rinjeve. Ka konkuruar edhe ajo dikur ne nje spektakel te ngjashem. Ka provuar ethet e gares, ate ngerçin e forte ne stomak çdo here qe del ne skene, endrren e madhe te fitores. Te cilat ndoshta kane qene dyfish me te forta sepse prekjen e pare te skenes se madhe e ka ndjere ne nje vend qe nuk ishte ai i lindjes. Prej kesaj dhe oreve te gjata mbyllur ne studio, njohjes nga afer dhe talentit te tyre, Miriami ka pranuar edhe koston e familjarizimit me secilin prej atyre te rinjve. “Ështe normale qe fillon edhe krijon edhe lidhje njerezore duke punuar çdo dite me ta. Kjo natyrisht e veshtireson procesin e eliminimeve. Por ekipi qe une kam formuar eshte nje ekip me artiste te vertete, te cilet punojne me pasion me muziken dhe kjo eshte baza e gjithçkaje”. Artiste qe Miriami tani e di mire qe pasi spektakli te perfundoje do t’u duhet te perballen me nje treg te ashper muzikor, rregullat e lojes se te cilit nuk jane edhe aq te ndershme. “Une kam deshire t’i mbeshtes artistet e rinj ne Shqiperi sa te kem mundesi ne te ardhmen, pavaresisht nga “The Voice”. Kjo eshte nje deshire e imja personale sepse ata kane nevoje per ndihme dhe mbeshtetje duke qene se ketu nuk ka strukturat e duhura per artistet e rinj. Ketu je i humbur nese nuk ke anen financiare qe te sponsorizon videoklipet dhe kenget. Shume e trishtueshme, por ky eshte realiteti. Ka ardhur koha te hapen dyert per artistet e rinj qe punojne dhe enderrojne te bejne art, te bejne muzike e te shkojne drejt nje karriere me baza te forta”.
E ka marre parasysh kete edhe pse ne Gjermani, prej nga vjen, kohen e lire nuk e ka me bollek. Perkundrazi. Atje ka arritur te fitoje nje nga rolet kryesore ne muzikalin “Hair”, i cili prezantohet çdo dhjete dite ne operan e Bonit. Sipas kontrates shfaqja do te vazhdoje pergjate nje viti, deri ne qershorin e 2012-es, çka nenkupton nje angazhim me shume. Aktualisht, muzikali legjendar i importuar nga Broduej, siç tregon Miriami, eshte per momentin nje nga shfaqjet me te kerkuara ne Gjermani.
“Ky vit ka qene i mbushur me projekte te reja”, shton ajo. “Sa i takon tregut shqiptar, me ka dhene mundesine te jem me prezente ne Shqiperi, krahasuar me vitet e kaluara. Kam pasur mundesine te mbledh eksperiencat me te bukura, te cilat me kane rritur artistikisht”. Ku perfshihen edhe projekte te tjera gjermane, te lidhura sidomos ne fushen e prezantimit. “Ështe nje fushe, te cilen e kam praktikuar prej pese vjetesh ne ekranet dhe skenat gjermane”. Por pa hequr dore nga muzika. Nderkohe qe Alban Skenderaj pak dite me pare prezantoi kengen e tij te re, Miriami eshte duke i dhene doren e fundit nje tjeter kompozimi solo, te cilin parashikon ta prezantoje ne muajin janar. Çifti i njohur, ashtu si edhe ne Gjermani, edhe pergjate ketyre muajve nuk eshte ndare per asnje çast nga njeri-tjetri. Rastesisht, pak kohe me vone pasi Miriami pranoi ftesen e Rezart Ages, Albani mori ftese nga nje tjeter televizion, dhe tjeter spektakel, “X Factor”. Thene ndryshe jane ndare vetem sa i takon formateve dhe logos se ekranit ku do te shfaqen. “Ka qene rastesi”, thote ajo. “Ne jemi artiste dhe jo politikane”, shton duke iu referuar faktit te konkurences mes dy televizioneve, te cilet jo rralle jane perballur me formate te njejte apo te ngjashem spektaklesh. “Nuk kemi te bejme me “pozicionime”. Aty ku puna dhe imazhi yt vleresohet dhe kerkohet, aty do te jemi prezente. Siç funksionon ne te gjithe boten, fundja. Ne duam thjeshte te bejme art dhe te percjellim diçka tek njerezit. Pa paragjykime dhe filozofira te medha. Ne jemi dy artiste te pavarur me karriere 9 vjeçare secili. Jeta private nuk eshte gjithmone e lidhur me jeten profesionale”. Ama kjo e fundit duket se i ka sherbyer me se miri lidhjes qe numeron tashme kater vite bashkejetese. Miriami tregon per nje histori dashurie qe funksionin deri ne persosmeri, mbi ate balancen perfekte midis punes dhe jetes private. Asgje e jashtezakonshme qe i diferencon, asgje me shume se nje çift normal, por qe lidhet dyfish per shkak te zanatit. “Ndihemi me fat qe kemi njeri-tjetrin sidomos edhe per faktin qe kemi te njejtin profesion dhe kuptohemi ne menyre perfekte. Duke pasur lirine ne kete profesion per te kordinuar punet vete, mundohemi edhe te lidhim projektet tona per te qene sa me shume bashke. Jemi shume te kenaqur me gjithçka deri tani„. Fati nuk i la ne balte as kesaj here. Dy ftesat e mberritura ne te njejten kohe i kane transferuar te dy ne Tirane, ku jane vendosur ne nje shtepi me qera deri kur projektet te perfundojne dhe te marrin avionin per te qendruar me gjate ne Gjermani. “Ështe fat nese dy artiste gjejne njeri-tjetrin. Ka veshtiresite e veta duke qene se ke vazhdimisht faza ku nuk mund te jesh me partnerin tend, por me pak organizim gjithçka mund te jete shume mire”, shton duke qeshur. Por kjo nuk do te thote se kur “The voice” te perfundoje, Miriami do te qendroje ne Tirane ne pritje qe edhe spektakli ku Albani eshte ne juri, te arrije deri ne finale. “Une do te jem gjithmone midis Gjermanise dhe Shqiperise, siç kam qene edhe vitet e shkuara. Por bazen tone e kemi ne Gjermani. Aty ku une kam projektet e mia kryesore”. Do t’i mbaje syte edhe nga Shqiperia. Projekte te tjera mund te kete mbas “The voice”. Pastaj kjo eshte edhe deshira qe Miriami i ka shprehur Babagjyshit: Nje vit te ri me te njejtin ritem si ky qe po leme pas.

Burimi: Revista Klan





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 8909, stampe 9 ©


Meemira.com