logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Si te kurojme shikimin e dobet
Autor Arsen - 22 febbraio 2012 14:50
  

Disa semundje kane periudha te caktuara te shfaqjes. Alergjia dhe infektimi i syve ne te shumten e rasteve shfaqet me ardhjen e diteve te nxehta, gjate stines se pranveres dhe veres. Tashme dihet qe alergjia shtohet me rritjen e temperatures, me forc-

imin e rrezeve te diellit dhe me shtimin e pluhurave ne ambient, te cilat shtojne thatesiren e syrit dhe shtimin e infeksioneve.
Per kurimin e semundjeve te syrit, qe shfaqen gjate kesaj periudhe mjekesia popullore vjen ne ndihme me bimet e saj. Nje prej bimeve, qe perdoret per kete qellim, eshte eufrazia. Eufrazia eshte bime njevjeēare, gjysmeparazite, e cila lidhet te rrenjet e barerave. Lulet jane me ngjyre te bardhe ose roze me pika te verdha te ndritshme ne qendren e lules. Shija e bimes eshte e hidhur. Bimen mund ta gjejme neper livadhe dhe neper te gjitha vendet e mbuluara me bar. Ne mjekesine popullore perdoret e gjithe bima ne lulezim. Kjo bime perdoret per sherimin e semundjeve te syve, te konjuktovitisit (qepalles), blefaritisit, iridociklitisit. Perveē efektit te saj ne skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e perdorimit te eufrazise edhe ne semundjet serioze te syrit, si katarakti, madje edhe dobesimi i shikimit.
Hurma
Ne mjekesine popullore -

perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet etj. Perdorimi i shpeshte i frutit te hurmes, ēon ne mosprekjen e semundjeve te syrit dhe sidomos te alergjise.
Patatja
Patatja i ngjan bukes, ndonese per nga perberja e vitaminave dhe kriperave minerale u perngjan perimeve. Ajo permban sasi te medha te kaliumit si element kryesor per organizmin e njeriut. Ne mjekesine popullore ajo perdoret ne rastet e alergjive te syve, si dhe kur poshte tyre jane krijuar rrathe te zinj. Pritet nje fete e vogel patateje dhe me pas e presim ne gjysme. Secila prej fetave vendoset poshte syve dhe lihen aty per 20 minuta. Ky veprim perseritet disa here ne mbremje.
Trendafili i majit
Ne 100 ml vere zihet 50 gr flete luleje trendafili te majit. Me ujin e trendafilave lahen syte dhe fletet vendosen ne sy per pak kohe. Kjo menyre do te ēonte ne permiresim te skuqjes se syve. Nje tjeter kure per qetesimin e skuqjes se syve eshte larja e tyre me lengun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do te zgjase deri sa mos te kete me probleme.
Manaferra
Per te permiresuar shikimin e dobet pihet ēdo dite nje gote me leng karote. Per te permiresuar shikimin gjate nates perzihen 30 pika leng manaferrash me 50 grame uje. Kjo mase pihet tri here ne dite. Gjithashtu, mund te pihen dy gota me leng manaferre ne dite. Per te lehtesuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllura dhe mbahen per 15 minuta.
Vitamina
Vitaminat dhe mineralet jane te domosdoshme per funksionimin sa me mire te syve. Vitamina A permireson shikimin naten. Ushqime te pasura me vitamine A jane perimet e gjelbra, karotat, spinaqi, por edhe vezet, djathi dhe gjalpi. Vitamina B redukton skuqjen e syve dhe mund te ndihmoje syte qe jane te ndjeshem ndaj drites. Ushqime te pasura me vitamine B1, B2,B3, B6, B12 jane makaronat, buka, qumeshti, kerpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melēite. Karoteni ndihmon ne forcimin e syve te dobet. Ushqime te pasura me karoten jane karotat, lakrat dhe bishtajat.
detaje
Simptomat
Simptomat e para te alergjise se syve jane: kruajtja qe ndihet, skuqje dhe fryrje e qepalles se syrit dhe shtim i sekrecioneve (loteve). Ne te shumten e rasteve semundja, ne periudhen e pranveres, shoqerohet me dhimbje dhe ndjenjen e thatesise ne sy.
Shkaqet
Shkaktaret e alergjise jane disa lende, qe gjenden ne mjedis, si pemet, pluhuri, kafshet shtepiake, barerat, parfumet. Keta shkaktojne reaksion me konjuktiven e syrit, qe permban qeliza si basophili dhe mastcellsi, qe sjellin sekretimin e loteve.
Alergjite
Nje lloj alergjie eshte ajo qe shkaktohet ne sy nga perdorimi i lenteve te kontaktit, i pikave qe hidhen ne sy dhe i lendeve kozmetike. Nje lloj tjeter eshte alergjia qe shkaktohet nga faktore te mjedisit. Faktor eshte edhe nxehtesia dhe dielli.
10 sekrete per te ruajtur syte
Ne lashtesi njerezit lexonin pa problem edhe ne moshe te thyer, sepse nuk e njihnin skllaverine e kompjuterit. Por nese ndiqni keto 10 rregulla, mund te lexoni si ata.
1. Kurre shume afer. Mos i ulni syte shume prane kur lexoni dhe shkruani.
2. Ruani pjerresine e tastieres. Per te pasur nje qendrim te mire, krijoni pjerresine ne lexim ose shkrim, te ngjashme me bankat e shkolles. Pjerresia duhet te jete 20 grade.
3. Kembet ne toke. Zgjidhni nje karrige qe t’ju lejoje te mbeshtesni mire kembet ne toke qe ta shperndani peshen kudo.
4. Drite natyrale sa me shume. Punoni vetem gjate dites dhe me driten e diellit qe sjell gezim dhe energji.
5. Ėshte me e mire llapma e zakonshme sesa ajo me neon. Nese punoni ne drite artificiale, perdorni vetem llambat sepse neoni skuq syte dhe shkakton dhimbje koke.
6. Drita te vije nga ana e majte. Por nese jeni mengjarashe, duhet te vije nga e djathta.
7. Shmangni fotokopjet. Perpiquni te lexoni libra te shtypur me germa te medha.
8. Veshtroni peizazhin. Vereni tryezen prane dritares per te hedhur veshtrimin larg here pas here. Me mire nese eshte ne natyre.
9. Shperqendrohu. Largojeni veshtrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit.
10. Shikohuni ne pasqyre. Nese keni prane jo dritaren, por nje mur, atehere vini nje pasqyre ku te shiheni here pas here.
Masazhi i fytyres
Ferkoni lehte me mollezat e gishterinjve pjesen e siperme te syve pastaj te poshtme. Duke nisur nga ana e brendshme, drejt hundes, rreshqisni gishtat per nga ana e jashtme. Perseriteni ushtrimin per te pakten dhjete here.
Dixhitopresioni
Vini gishtat e medhenj mbi temtha dhe gishterinjte e tjere mbi balle. Pastaj vini treguesit pak me poshte se temthat dhe gishtat e medhenj nen mjeker dhe ferkojeni shume here.

Burimi: Tirana Observer





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 24993, stampe 2 ©


Meemira.com