logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese
Autor Giusi - 17 giugno 2012 23:36
  

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume s-

e sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi. Ne fakt, secili ushqim ne kete list mbart ne vete nje liste te shumte te efekteve sheruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogelimi i kolesterines, mbrojtja ndaj semundjes se zemres dhe keshtu me radhe. Ha keto ushqimet e shendetshme dhe fillo te ndjehesh me i shendetshem.

KiviKy frut i vogel, plot me vlera ushqyese eshte gjitashtu perplot me vitamin C (dyfish sasin e portokallit), ka me shume fiber se sa mollat, dhe mund bananet si ushqim me me shume potas (potasium). Perzirja unike e vitaminave dhe mineraleve qe gjenden ne kivi ndihmon kunder semundjes se zemres, goditjes, kancerit, dhe semundjeve te traktit te frymemarrjes. Perzirjet natyrale te hollimit te gjakut qe gjenden ne kivi funksionojne pa efekte anesore te aspirines dhe gjithashtu ndihmojne shendetin vaskular duke zvogeluar formacionin e mpiksjes spontane te gjakut, zvogelimit te LDL kolesterines (kolesterina e ke-

qe), dhe uljes se shtypjes se gjakut. Shume studime kane treguar se kivi jo vetem qe zvogelon stresin oksidativ dhe demtimin e ADNs por gjithashtu ndihmon qelizat e demtuara qe te riparojne vetveten.

QershitKur flasim per ushqimet me te shendetshme aty kemi edhe qershit. Qershit mburren me nje list te gjate te fuqive sheruese. Qershit jane te pasura me substanca qe ndihmojne kunder inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo te mos mjaftonte, ne studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy perberes qe gjenden ne qershi, kane treguar se zbrapsin dhe ndalojne rritjen e tumoreve e gjihashtu edhe shkaktojne qelizat kancerogjene qe te bejne vetvrasje – pa shkaktuar deme ne qelizat e shendetshme. Qershit, perveç tjerash, kane edhe perberes antiviral dhe antibakterial.

Gujava (Guava)Gujava eshte nje frut i vogel tropiak qe mund te jet i rrumbullaket, oval apo ne forme dardhe. Nuk jane edhe aq te zakonshem keshtu qe eshte veshtire te gjenden, varesisht se ku jeton. Por nese i gjen atehere ia vlen mundin. Gujava permbajne me shume lisofene, antioksidant qe lufon kancerin, se sa cilido frut apo perime tjeter. Guavat permbajne lisofene gati per 20 perqind me shume se domatet. Trupi jone nuk mund te procesoj shume nga lisofene qe gjenden ne domate nese ato nuk pergaditen. Procesimi ndihmon ne thyerjen e mureve e fortave te qelizave. Por, struktura qelizore e keti fruti lejon qe antioksidanti te absorbohet pa marr parasysh nese fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si eshte natyral. E perveç tjerash ky frut ofron vlerat ushqyese pa sodium qe i shtohet produkteve te procesuara te domateve. Keshtu qe nese i gjen… e din çfar duhet te besh?

FasuletFasulet jane ushqim mrekulliberes. Ulin kolesterinen, rregullojne sheqerin ne gjake dhe prodhimin e insulines, ndihmojne shendetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojne kunder kancerit. Nese mendon per ushqime me fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjehere ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo me shume – fasulet ofrojne qe te trijat ne nje pako. Per kete edhe fasulet bejne pjese ne listen Ushqimet Me Te Shendetshme.

LakerishtetJo vetem qe jane teper te pasura me materie ushqyese, por gjithashtu eshte ushqim pa kalori. Kalori per kalori, ofron kater here kalcium me shume se sa qumeshti 2 perqind. Gram per gram ofron vitamin C sa nje portokall dhe hekur me shume se spinaqi. Ështe perplot me vitamin A dhe me shume sasi te Vitamines K, e gjithashtu ka shume lloje te antioksidanteve karotenoid dhe fitokemikale mbrojtese.

SpinaqiJu veçme e dini qe spinaqi eshte i mire per shendetin tuaj, por a e keni dit se sa eshte i mire? Spinaqi mbron nga semundjet e syve dhe humbjes se te pamurit, eshte i mire per funksionin e trurit, mbron kunder kancerit te prostates, zorreve dhe te gjirit, mbron kunder semundes se zemres, goditjes ne tru (pika ne tru), dhe dementis (çmenduris); zvogelon shtypjen e gjakut, eshte anti-inflamator, dhe eshte shume i mire per shendetin e eshtrave. Spinaqi ka nje mori te materieve ushqyese duke perfshire ketu sasi te vitamines K, kalcium, vitamin A, vitamin C, folat, magnez dhe hekur.Qepet

Qepet kane nam te keq per shkak te efektit te tyre ne ere te gojes, por kjo nuk eshte e vetmja pjes e trupi ky qepa ka efekt. Qepet permbajne enzime te fuqishme qe lufojne kancerin; konsumimi i qepes ka treguar te ndihmoj ne zvogelimin e rrezikut te kancerit te prostates dhe ezofagut e gjithashtu eshte i lidhur me zvogelimin e vdekshmerise nga semundja koronare e zemres. Hulumtimet sugjerojne se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepet permbajne sulfide qe ndihmojne ne zvogelimin e shtypjes se gjakut dhe kolesterines (kolesterolit), e gjithashtu permbajne edhe peptide qe ndihmojne ne parandalimin e demtimit te eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera te eshtrave.

Karrotat

Karotat jane burim shume i mire i antioksidanteve potent te njohur si karotenoid. Dietat qe kane shume karotenoid jane lidhur me zvogelimin e rrezikut te kancerit te gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit te fshikezes se urines, zverkut, prostates, zorres, laringut dhe ezofagut.



Ne anen tjeter dietat me pak karotenoid jane asociur me semundje kronike duke perfshire ketu semundjen e zemres dhe kancer te ndryshem. Hulumtimet sugjerojne qe vetem nje karote ne dite do te zvogelonte pergjysme rrezikun e kancerit te mushkerive. Karotat gjithashtu mund te zvogelojne rrezikun e kancerit te veshkave dhe vezoreve. Perveç qe lufton kancerin, materiet ushqyese ne karrota ndalojne semundjet kardiovaskulare, stimulojne sistemin imunitar, ndihmojne shendetin e zorreve dhe perkrah shendetin e vesheve dhe syve.



Lakera

Lakera eshte nje shtepi perplot me vitamin K dhe C. Vetem nje grusht me laker ofron 91 perqind te sasis se rekomandur te vitamine K, 50 perqind te vtamines C, sasi te mire te fibres, dhe nje mori te mira tjera si magnez, vitamin B6, folate e keshtu me radhe. Dhe te gjitha keto te mira i keni se bashku me jo me shume se 33 kalori. Kalori per kalori lakera ofron 11 perqind me shume vitamina C se sa portokallet.

Brokoli

Veshtire se mund te gjesh ndonje ushqim tjeter me kaq shume perberes natyral qe ndihmojne shendetin ashtu si brokoli. Nje grusht (filgjan) me brokoli te ziera ofron 200 perqind te vitamines C te rekomanduar (prap me shume se portokalli), gati ka po aq vitamin K, dhe rreth pergjysme te sasis se rekomanduar ditore te Vitamines A, se bashku me folate, fiber, sulfur, hekur, vitamina B dhe nje mori materiesh tjera ushqyese. Kalori per kalori brokoli permbane gati dy here me shume sasi te proteinave se sa bifteku – e shume me shume fitonutrient mbrojtes. Po kerkon ushqimet me te shendetshme, ja ku ke brokoli!

Lakera Jeshile (para)

Lakera Jeshile eshte tejet ushqyese, ka antioksidant te fuqishem dhe eshte anti-inflamatore. Nje filgjan me laker jeshile te ziera permbajne 1328 perqind te sasis se rekomandar ditore te vitamines K (edhe 1228% me shume!), 192 perqind te sasis se rekomanduar te vitamines A, dhe deri 90 perqind te vitamines C. E perveç tjerash eshte gjithashtu edhe burim i mire i kalciumit dhe hekurit.

Luleradhiqet (Pipirit)

Po i njejti bar i cili eshte i njohur per prishjen e oborrit te shtepive ka gjithashtu histori te gjate te perdorimit si bar sherues ne kultura te ndryshme rreth globit. Nje filgjan me flet te luleradhiqeve ofron 535 perqind te sasise se rekomanduar te vitamines K dhe 112 perqind te sasis se rekomanduar te vitamines A. Fletet e Luleradhiqeve, apo pipirit ashtu si i quajme ne ne Kosove, jane gjithashtu burim i mire i vitamines C, kalciumit, hekurit, fibres dhe potases. Nga te gjitha ushqimet eshte nga me te pasurit me vitamin A, ne mesin e jeshileve (perimeve jeshile) eshte burimi me i mire me beta-karotene. Nese deri me tani nuk e keni ditur qe konsumohen, tash kur e din qe eshte nga ushqimet e shendetshme sheruese, a do te ndryshosh, a do fillosh ta konsumosh?

Keto jane pra ushqimet e shendetshme qe duhet ti beni pjese te dietes suaj. A ke ndonje tjeter qe do te deshiroje ta shtoje ne kete list te ushqimeve te shendetshme?



(sherohu.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 33709, stampe 9 ©


Meemira.com