logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Seks dieta heq kilogramet
Autor Arsen - 04 gennaio 2012 09:08
  



Sforconi deshiren seksuale dhe humbni kilogramet e tepert njekohesisht. Tingellon teper mire per te qene e vertete, mirepo kjo diete e paramenduar posaēerisht vertet do t’ju ndihmoje te humbni disa kilograme dhe te forconi libidon.
/> Kjo diete me pak kalori, eshte e balancuar mire me vitamina esenciale dhe minerale, siē jane zinku, omega 3, yndyrat, vitamina B3, mangani dhe arginina, te gjitheve u eshte e njohur qe “ngre” nivelin e hormoneve seksuale. Me kalimin e viteve, niveli i hormoneve seksuale (estrogjenit per femrat edhe i testosteronit per meshkujt) ulet dhe kjo ndikon ne numrin e spermatozoideve, ne thatesine e vagjines dhe ne libido. Keto ndryshime hormonale mund te ndikojne edhe ne energjine tuaj, pastaj ne metabolizem, por nese trupi ju ndryshon dhe keni filluar te shtoni peshe, gjeja me e fundit qe do t’ju shkoje ne mendje eshte qe me partnerin “te luani” nen ēarēaf. Kjo diete do t’ju ndihmoje qe te zgjoni deshiren seksuale dhe te humbni kilogramet njekohesisht. Ajo mund te ndihmoje edhe te menopauza dhe te shtimi i plleshmerise.

Ēka duhet te hani e ēka jo?

Lajme te keqija
Patjeter duhet te hiqni dore nga ushqimi “junk” (fast fond), sepse eshte shume i yndyrshe-

m, nga kripa, sheqeri dhe aditivet, sepse te gjitha keto ndikojne ne humorin tuaj, ne libido dhe heq nga trupi juaj vitaminat dhe mineralet e nevojshme per shendetin. Mirepo, mos u brengosni, kjo nuk do te thote se patjeter do te duhet te kaloni ore te tera mbi shporet. Racioni i shendosh eshte i mundshem te pergatitet edhe per disa minuta. Alkooli eshte edhe nje gje qe duhet eliminuar. Jo vetem se jane ato kalori te panevojshme, por te meshkujt mund te jete shkak per ejakulim te hershem dhe disfunksion ereksioni.

Lajm i mire
Shume, shume seks! Nuk ka lidhje ne ēfare jete seksuale kenaqeni, qofshin ato vetem puthje apo prekje ose poza seksi aventuriere, afshi eshte pjese e kesaj dite. Te gjithe artikujt ne te ngrene gatishmerine seksuale, keshtu qe do te kenaqeni ne me shume seks, me ē’gje shpejt do t’i digjni kalorite.

Kafjalli
Kafjalli eshte i rendomte. Nje pjate te vogel me “corn flakes” tershere “corn integral flakes” (pa sheqer) me qumesht pa maze ose me jogurt te payndyrshem. Mund t’i shtoni peme te grira ose peme te perziera me forme arrash. Kafjalli i ketille do te nxise metabolizmin tuaj dhe do t’i siguroje trupit vitaminat dhe mineralet e nevojshme.
Per vikend kafjallin kalojeni se bashku ne shtrat, apo uluni prane tavolines dhe kenaquni me kafjall te zgjatur dhe relaksues. Per vikend mundeni t’ia lejoni vetes nje kafjall diē “me te forte”. Omelete me kerpudha ose me perime (spec dhe domate te vogla) dhe simite integrale.

Mes-kafjalli
Gjate dites rekomandohen deri ne tre mes-kafjalle, por racioni nuk ben te jete me i madh se shuplaka juaj. Djathe i fresket pa yndyre, flegra pa yndyre nga soja, nje cope proshute, mish pule ose mish gjeldeti, peme te fresketa, perime te fresketa, peme qe kane formen e arres dhe farera, jogurt me pak yndyre, nje filxhan supe perimesh pa yndyre.



DITA E PARĖ
Dreka. 2 copave buke integrale u hidhni domate nga konserva te prera imet, djathe “mozzorela” me perime sipas deshires ose proshute pa dhjam. Buken piqeni ne furre shporeti.
Darka. Ne pak vaj fergoni disa cope soje, pak lulelaker, karota (Dancus karota), presh dhe nje grusht kikiriki. Shtoni melmesa sipas deshires dhe konsumoni me shpageta integrale.

DITA E DYTĖ
Dreka. Sallate e ngrohte nga shpargu me arra dhe me veze te ziera. Zieni dy patate te madhesise te mesme, zieni ne avull 5 – 10 minuta stap shpargu (hiqni pjesen e forte poshtme) lani spinaqin e fresket dhe, nese keni, disa rrepane. Qeroni dhe preni patatet ne pjese te medha, grini shpargun dhe veni ne rrepane te prere ne forme rrethi. Te gjithe perberesit perzieni bashke me vaj ulliri, pak uthull, pak leng limoni, nje luge senf, kripe dhe piper.
Darka. Salmon te tymosur me shtese te patates se re te zier dhe bizele.

DITA E TRETĖ
Dreka. Mish te grire viēi i pjekur ne prush me sallate (te gjelber ose te perimeve sezonale).
Darka. Supe nga lulelakra.

DITA E KATĖRT
Dreka. Oriz ngjyre geshtenje me perime te ferguara (kunguj, patellxhane, karota, speca apo bizele).
Darka. Mish i pjekur pule me karote te ziere dhe me miser te embel.

DITA E PESTĖ
Dreka. Dy patate te madhesise mesatare te paqeruara, te prera pergjysme dhe te pjekura ne furre shporeti (pa vaj), pak djathe te fresket dhe peshk toni nga konserva.
Darka. Sallate nga radhiqja (Cichorium intybus) spinaq te gjelber dhe domate te vogla me nje fete djathi.

DITA E GJASHTĖ
Dreka. Lulelaker e pjekur. Zieni lulelakren. Pergatitni pak salce “beshameli” (ne pak vaj fergoni miellin integral, shtoni qumesht pa maze, kripe dhe piper, perzieni derisa te valojne. “Beshameli” nuk ben te jete i trashe (i dendur) por as i holle). Lulelakren veni ne ene rezistuese nga zjarri, qitni siper salcen e “beshamelit” dhe bluani pak djathe. Piqni ne furre. Konsumoni me sallate ose me domate te fresket.
Darka. Sallate nga avokadoja dhe dy simite integrale. Sallaten pergatiteni ne ate menyre qe nje avokodo e qeroni dhe e preni ne rrathe te holle, preni nje spec te kuq, nje domate dhe nje qepe te kuqe (sipas deshires). Sallates i hidhni kripe, piper, vaj ulliri dhe uthull.

DITA E SHTATĖ
Dreka. Mish pule me melmesa mediterane dhe limon, dy luge te plota pire (pa gjalpe dhe me qumesht pa maze), sallate e gjelber.

Darka. Dy pallaēinka nga mielli integral te mbushura me perime te ferguara dhe disa pjese mishi pule te pjekur.
Verejtje: Ben te hani vetem nje pjate per dreke apo darke (nje pjate supe, nje cope mish, nje pjate sallate ose oriz me perime...).

Burimi : Telegrafi





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 42388, stampe 5 ©


Meemira.com