logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Dieta me Molla – Dieta Me 3 Molla Ne Dite
Autor Giusi - 12 giugno 2012 15:37
  

Dieta me molla ose ndryshe si e quajne dieta me tri molla ne dite (3 apple a day diet) eshte krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor ne Gold’s Gym ne Washington. Flynn ka zbuluar se kur njeri nga klientet e saj hante nje molle gjithmone p-

ara ushqimit pa ndryshuar asgje tjeter, ajo ishte ne gjendje te humbte peshe me shume se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me kete qasje (nje molle para ushqimit) ndaj klienteve tjere te saj dhe ka pare rezultate te pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram per 12 jave.

Dieta Me Molla – Bazat
Plani i dietes me 3 molla ne dite ka te beje me ngrenien e nje molle para secilit vakt te ushqimit. Ideja qendron ne ate se fibra qe gjendet ne molle te ben te ndihesh i ngopur dhe shuan apo kenaq deshiren per te ngrene me shume.
Perveç ngrenies se mollave ata qe bejne kete diete gjithashtu ndjekin nje plan ushqimi qe eshte mjaft i ngjashem me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht te vogel te marrjes se karbohidrateve dhe zvogelimit te ndyrave te ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet te eliminohen krejtesisht (embelsirat e zakonshme) perderisa ne anen tjeter rekomandohen karbohidratet me indeks te ulet te glicemines.

-

Ata qe bejne kete diete keshillohen qe te konsumojne 4-5 vakte ushqimi te vogla ne dite, qe duhet te jene kryesisht nga ushqime te shendetshme qe jane me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet te permbaje edhe proteine per shkak kjo ka treguar te zvogeloj apetitin dhe permiresoj humbjen e peshestv

Perveç ngrenie se tri molleve ne dite ata qe mbajne kete diete gjithashtu keshillohen te konsumojne edhe gjashte servime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundeson qe te zvogeloni sasine e marrjes se kalorive pa perjetuar urine.

Ushqimet qe Rekomandohen

Molla, djathe me pak yndyre, jogurt me pak yndyre, veze, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo te bardh), brokoli dhe laker.

Dieta me molla – shembull

Mengjesi
Molle
Omlet me djath
1 filxhan me qull tershere

Meze e lehte e mengjesit
Gjysme filxhani me djath
Gjysme filxhani me jogurt pa yndyre

Dreka
Molle
2 filxhan me brokoli te avulluar
gjysme filxhani oriz te kafte

Meze e lehte e drekes
Ndonje peme tjeter ose sallate

Darka
Molle
Salmon te pjekur ne skare
Sallat te gjelber

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet nje kombinimi i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshengritjes. Libri perfshine nje program 12 javor te ushtrimeve per fillestare.

Perparesite

Me ngrenien e nje molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesine e ngopjes dhe zvogelim te tendence per te ngrene me shume se qe duhet.
Mollat permbajne fiber qe ndihmon ne zvogelimin e niveleve te kolesterines.
Mollat permbajne falvonoid qe ndihmon ne parandalimin e semundjes se zemres, goditjes ne tru dhe disa kancereve.
Ushqimet balancohen me kombinim te proteines, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
Sasia e larte e te ushqyerit me proteina zvogelon apetitin dhe miremban masen e muskujve perderisa mbani dieten.
Inkurajon te ushqyerit me fruta dhe perime te fresketa.
Ështe e lehte per tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
Inkurajon ushtrimet.
Dobesite

Ushqimet mund te mos ju eksitojne dhe mund te ndodhe qe dieta te te behet bajat.
Mund te merziteni duke ngrene çdo here nga nje molle para secilit vakt ushqimi.
Eliminon shume ushqime dhe nuk lejon mundesine qe te perfshini ushqimet favorit here pas here.
Mund te jete e veshtire per ata te cilet jane vegjetarian e kesi nuk kemi shume ne mesin e shqiptareve.
Ne funde….

Kombinimi i ngrenies se nje molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund te zvogeloj apetitin dhe keshtu ka gjasa te rezultoje ne humbje te peshes per shume ata te cilet mbajne kete diete. Mollet jane gjithashtu burim i mire i fibres qe ka nje mori dobish shendetesore.

Disa prej tyre qe mbajne kete diete (3 apple a day diet) pas pak mund te merziten duke ngrene 3 molla ne dite. Perveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon qe te mashtroni dhe keshtu mund ta beje kete plan te veshtire per disa qe ta inkorporojne kete si menyre te te jetuarit (stil jete).


(sherohu.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 58854, stampe 14 ©


Meemira.com