logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Dieta Per Humbje Peshe – Si te Dobesohemi
Autor Giusi - 25 giugno 2012 09:06
  

Zgjedhja e planeve te ushqimit tash eshte me e gjer se kurre per ata qe kerkojne dieta. Kur behet fjale se se si te dobesohemi ka dieta te ndryshme per te zgjedhur ne shoqerin e sotshme dhe vetem sa per t’i permendur disa prej te cilave kerkohen jane-

: dieta me pak karbohidrate, me pake yndyre, me pak proteina, dieta me kalori te zvogluara etj. E tash, konkurrenti me i ri ne kete fushe eshte South Beach Dieat e cila furishem e ka kap Ameriken dhe duket se te njejten do ta beje ane e kend botes.

Dieta per humbje peshe South Beach Dieat eshte krijuar nga kardiologu Dr. Arthur Agatston me seli ne Mount Sinai Hospital ne Floriden Jugore. Dieta ne menyren e saj origjinale eshte krijuar per pacient me mbipeshe. Thekson konsumimin e karbohidrateve te mira dhe yndyrave te mira. Dieta se pari eshte shfaqur ne libirin “The south beach diet: The Delicious, Doctor-designer, Foolproof Plan for Fast and Healthy Weight Loss”. Ne shqip “Dieta e plazhit jugore: plani i pagabueshem, i shijeshem dhe i dizajnuar nga mjeku per Humbje peshe te shpejte dhe te shendetshme”.

Ēka eshte?

Ėshte nje version me i avancuar i dietes Atkins (Atkins diet). Kjo diet fokusohet ne balancimin e shendetshem ne mes te karbohid-

rateve dhe yndyrave te mira. Ushqimet teper te procesura sikur pjekurinat, embelsirat dhe pijet e gazuara jane te ndaluara. Dr. Agatson thot se nese zvoglojme karbohidratet e keqia ju ndihmon ne metabolizimin me te efektshem te asaj qe hani e gjithashtu edhe permiresohet resistenca ndaj insulines, keshtu duke ju shtyer drejt humbjes se peshes.

Si Funksionon Dieta?

Sikur shume dieta te ndryshme tjera edhe dieta e plazhit te jugut ndahet ne tri faza:

Faza 1: Ne kete faze shumica e karbohidrateve perjashtohen per t’i dhen trupit tuaj pushim te plote nga luhatjet e nivelit te sheqerit ne gjake. Fokusi eshte ne ushqimin me mish pa dhjam, mish pule, peshk, vez, djath me pak yndyr, arra ose lajthi dhe vaj ulliri. Ju vazhdoni me kete faze per 14 dite.
Faza 2: karbohidrate me indeks te ulet te glycemines (Low glycemine index) e ketu perfshihen shumica e frutave, bukes se thekur, drithrave te plota dhe pastave e gjithashtu edhe qumesht me pak yndyre. Qellimi eshte qe te vazhdoni me kete faze deri sa te arrini ne peshen e deshiruar.
Faza 3: ne kete faze ju perfshini nje mori ushqimesh tjera. Kjo faze ka per qellim qe te mbaje peshen ne nivel dhe se kjo dieta per humbje peshe (south beach diet) sygjeron qe te qendroni ne kete faze per gjith jeten.
Perparesit e Dietes Se Plazhit te Jugut (South Beach Diet) – si te humbim peshe

Ėshte provuar e testuar.
Diferencon ne mes te karbohidrateve te mira dhe te keqija.
Inkurajon konsumimin e ushqimeve me Indeks te Ulet Glicemik (Low Glycemic Index)
Inkurajon qe te largoni ushqimet berrllog nga dieta e juaj (ushqimet me pak ose pa asnje vler ushqyese).
Mangesite e Dietes Se Plazhit te Jugut

Nganjehere njerezit ndihen te dobet dhe te shkundur per shkak te ndaleses ekstreme te karbohidrateve.
Eliminimi i te gjitha karbohidrateve do te thote se ju nuk do te hani disa prej burimeve te mira te fibre, vitaminave dhe mineraleve.
Dieta per humbje peshe (South Beach Diet) nuk eshte vetem per njerezit qe deshirojne te humbin peshe. Studimet tregojne se kjo diet gjithashtu mund te ndihmojne ne zvogelimin e kolesterines e gjithashtu edhe zvogelimin e rrezikut te problemeve kardiovaskulare. Natyrisht, ashtu sikur me te gjitha llojet tjera te dietave, edhe dieta per humbje peshe e plazhit te jugut (South Beach Dieat) kerkon nga ju te keni vullnet dhe perkushtim. Por per ata te cilet jane te mesuar te han ushqime shume te procesuara dhe yndyra te ngopura duhet te bejne ndryshim radikal ne veset e tyre te te ushqyerit.

Nese pyet e kerkon “si te dobesohemi” ateher kjo eshte nje diet qe duhet provuar jo vetem per ate se si te humbim pesh por edhe per ate se shendeti juaj permiresohet dukshem dhe se trupi juaj do ju falenderoj.


(sherohu.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 45719, stampe 31 ©


Meemira.com