logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Mbi 200 milione perdorues luajne lojera ne Facebook
Autor E. Ēiloti - 24 settembre 2010 13:44
  

Mbi dyqind milione perdorues per ēdo muaj luajne lojera ne Facebook, ka thene themeluesi i rrjetit me te madh per shoqerim ne bote, Mark Zuckerberg.
Duke folur ne ngjarjen “Gaming Event” te Facebook ne zyren kryesore te kompanise ne Palo Alto -

te San Franciscos, Zuckerberg ka thene se 40 per qind e perdoruesve te rrjetit vizitojne ate per shkak te lojerave shoqerore siē eshte Farmville.

Statistikat tregojne se lojerat jane bere nje prej arsyeve kryesore pse njerezit shpesh vizitojne kete faqe.

Sipas statistikes se Facebook, secila nga 10 top lojerat kane mbi 12 milione perdorues.

Megjithate, Zuckerberg publikut te tubuar i ka thene se lojerat ne rrjetin per shoqerim jane ne mesin e pese gjerave te deshiruara ne faqe, por bien edhe ne kategorine e pese gjerave te cilat perdoruesit i urrejne me se shumti.

“Nje prej gjerave me negative ne faqe jane lojerat. Megjithate, nese anketoni perdoruesit e Facebook rezultatet do t’u tregojne se lojerat jane edhe ne mesin e pese gjerave te preferuara. Kater kompani te medha punojne ne perpunimin e lojerave. Ne anen tjeter, ankesat me te medha te perdoruesve i marrim pikerisht per shkak te lojerave”, ka thene Zuckerberg.

r /> Ai ka thene se perdoruesit ankohen nese Facebook u ofron me shume informata per lojerat. E njejta gje ndodhe edhe nese faqja zvogelon sasine e ketyre informatave.

“Zgjidhja eshte e thjeshte. Nese dikush kenaqet ne lojera dhe deshiron informata mbi to nuk do t’ia ndalim. Ne anen tjeter, nese perdoruesi nuk luan lojera, atehere sigurisht nuk deshiron te sheh permbajtje qe lidhen me to”, ka thene Zuckerberg. /Telegrafi/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 11065, stampe 18 ©


Meemira.com