logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Anila Kalleshi: Si ta luftojme celulitin...
Autor Giusi - 13 luglio 2012 22:28
  

TIRANE - Shumica e femrave jane te detyruara ne nje kohe te caktuar te konstatojne se gropat e celulitit jane shfaqur ne trupin e tyre. Dhe kjo nuk do te thote vetem nga pesha e shtuar. Levozhga e portokallit eshte me shume nje problem i lekures se s-

a i dhjamit dhe per kete shumica e femrave jane te prekura, pavaresisht nga mosha dhe pesha. Lekura e portokallit mund te jete edhe trasheguese, dhe per kete qellim edhe dietat me ekstreme nuk do te ndihmonin per eliminimin e tyre. Shumica e kremrave qe premtojne per te luftuar celulitin, veprojne vetem ne siperfaqe dhe meqe paraqitja e celulitit eshte e kontrolluar, nga struktura nen lekure ka nje efekt te vogel. Celuliti duhet luftuar me te gjitha menyrat e mundshme. Nese ju ushqeheni shendetshem, sterviteni vazhdimisht, i beni masazh lekures dhe kujdeseni me kremra anti-celulit, mbani peshen nen kontroll, atehre keni shanse te medha per te patur rezultate te shkelqyera kunder celulitit.
1. Ushtrohuni rregullisht
Menyra me e mire per te zvogeluar celulitin eshte ajo e ushtrimeve fizike dhe menyra e te ngrenit shendetshem. Sa me shume qe te perdorni muskujt tuaj, aq me shume shtrengohen indet e lekures dhe aq me shume yndyre ju digjni. Ju nuk keni nevoje te gjeni kohe -

per te shkuar ne palester per tu ushtruar, duke perdorur shkallet ne vend te ashensorit, te zbritni nga autobusi nje stacion me perpara dhe te ecni rrugen e mbetur ose te marresh nje gjysme ore shetitje mund te jete po aq efektive. Ecja deri ne 10000 hapa ne dite eshte nje mrekulli. Armiqte me te keqij te celuliteve jane shkallet, pista, çiklizmi, ecjet e shpejta ne terrene te pjerreta dhe te gjitha format e gjimnastikes se ujit. Kercimet ne uje ne lartesi te belit jane jashtezakonisht efektive. Gjysme ore stervitje ne det apo pishine eshte e barabarte me dy ore ne toke dhe se stervitjet ne uje nuk demtojne nyjet e kembeve. Aktivitetet e mesme dhe te rregullta fizike zvogelojne celulitin me mire se nje stervitje e rende kohe pas kohe.
2. Ushqehuni shendetshem
Ushqehu me ushqim qe permban pak yndyre dhe shume fiber. Rrit konsumimin e frutave dhe perimeve. Me fjale te tjera: ushqehu shendetshem. Pini shume uje se paku dy litra ne dite. Jo pse uji ndikon ne celulit, por pasi uji ju ngop dhe eshte nje element i rendesishem per te mbajtur nje peshe te mire te trupit. Konsumimi i tepert i yndyres, kripes dhe sheqerit mund te kontribuoje ne lekuren e portokallit. Nje diete e shendetshme e pasur me fruta dhe perime, i jep trupit lende ushqyese thelbesore dhe permireson metabolizmin. Ështe gjithashtu e rendesishme qe te pini uje te mjaftueshem per te ndihmuar largimin e toksinave nga trupi. Pirja e duhanit eshte faktori me i demshem qe e ben lekuren me pak elastike dhe ben qe gropat te jene ne rritje te metejshme. Ne menyre qe te arrihen rezultate te mira ne luften kunder celulitit duhet sulmuar nga sa shume drejtime te jete e mundur.
3. Masazhet
Celuliti nuk do te zhduket nese ju nuk i perdorni muskujt tuaj dhe te hani shendetshem, por nese ju i beni keto gjera, natyrisht, tani mund te jete koha per te kaluar ne pjesen e trete, kunder lekures levozhge portokalli: Masazhojeni ate! Edhe pse trajtimi eshte siperfaqesor dhe nuk ndikon drejtperdrejt ne qelizat yndyrore, ajo mund te ndihmoje per ta bere lekuren tuaj te bute dhe te lemuar dhe duke zbutur gropat e lekures. Ferkimi i thate i lekures me nje dorashke ose massage shtrenguese deri sa lekura te skuqet dhe nxehet mund te jape rezultate te mevonshme. Me pas perdor nje krem anti-celulit krem ose nje locion trupi per te bere masazhe me te. Ne menyre qe te zhduken celulitet, ka produkte te veçanta per anti-celulitin per t’u perdorur. Produktet anti-celulit jane zakonisht ne forme te kremrave te ndryshem apo te xhelit. Me keto kremra duhet lyer dhe duhen bere masazhe ne zonen ku ndodhet celuliti. Kremrat rrisin qarkullimin e gjakut ne zone. Kjo ben qe mbeturinat, qe shkaktojne celulitin, te transportohen jashte trupit me lehte dhe lekura duket e lemuar dhe e shendetshme.
Trajtimet estetike per ta luftuar celulitin
Celuliti konsiderohet patologji dhe eshte nje nga problemet me shqetesuese te femrat. Ne rastet me celulit, sasia e yndyres eshte mbi limitin standard te normales, domethene mbi 22 per qind te peshes trupore. Celuliti ka volum, sepse ne fazen e zhvillimit te tij ndodh zmadhimi i qelizes dhjamore dhe si pasoje deformohen pjese te ndryshme te trupit. Ai eshte i dukshem ne pozicion vertikal dhe ka efekt pamor te ngjashem me lekuren e portokallit. Kjo zone eshte e mbingarkuar me uje dhe yndyre dhe keshtu deformon enet e gjakut dhe pengon qarkullimin normal te tij. Nese nuk merren masa, celuliti do te akumulohet ne vazhdimesi. Per ta luftuar ose parandaluar ate, duhet nje aktivitet fizik i panderprere. Ne rastet ekstreme duhen bllokuar burimet e yndyrave, te sheqerit dhe te brumerave. Duhet konsumuar nje sasi e madhe uji deri ne 3 kg ne dite, sepse oksigjeni qe permban uji e eliminon celulitin ne nje mase te konsiderueshme.
Trajtimet estetike
Per te luftuar celulitin ekzistojne mjaft produkte kozmetike me baze bimore, te cilat ndihmojne ne parandalimin, perkeqesimin e deri ne eliminimin e tij. Pike se pari, duhet pasur parasysh se trajtimet per celulitin duhet te nisin qe nga marrja e produkteve nga goja per te realizuar kurimin e brendshem te tij.
Disa menyra per te eliminuar celulitin
Per fillim duhet ndare kohe per t’u marre me kete problem estetik, ndersa te gjitha gjerat i keni afer vetes. Se pari duhet ta ndryshoni menyren e ushqimit, duhet t’u perkushtoheni ushtrimeve dhe masazheve. Per gjithe kete pune mund t’ju ndihmojne edhe nje numer i kremrave dhe xheleve te ndryshem me ekstrakte te kafese, apo edhe me disa perberes aktive, qe arrijne ngrohjen e lekures dhe mikroqarkullimin. Per te luftuar ne menyre te suksesshme celulitin, nga ushqimi duhen perjashtuar ushqimet e yndyrshme. Gjithashtu shmangni mishin e kuq, peshkun e yndyrshem, prodhimet e qumeshtit me yndyre, si dhe ushqimet e rafinuara te dritherave. Ne ushqim sa me shume shtoni fruta dhe perime te paperpunuara, si dhe ne pergjithesi ushqimet e gatshme dhe fastfood-et njehere e pergjithmone duhet ti largoni nga tryeza juaj. Ushqimi i paekuilibruar me sasi te larte te yndyres, karbohidrateve dhe kripes vetem sa do ta perkeqesoje gjendjen. Ushqimi i varfer me proteina zvogelon mundesine e furnizimit te indeve me oksigjen dhe shton formimin e te ashtuquajturve radikaleve te lire. Bimet qe stimulojne qarkullimin periferik, si rozmarina, specat pikante, radhiqet ose hithrat, mund te jene te shkelqyeshem ne luften kunder celulitit. Perberesit qe ne menyre natyrale shkaktojne sintezen e kolagjenit, gjithashtu do t’ju ndihmojne ne riperteritjen e lekures qe jane te perfshira nga celuliti. Pas çdo vakti, eshte shume e rendesishme qe te konsumoni nje gote uje.
Ushtrimet
Qendrimi i tepert ulur zvogelon sasine e muskujve ne dobi te indeve dhjamore. Per te parandaluar nje shperndarje te tille te forces, merruni me ushtrime te lehta sportive qe forcojne muskujt. Ushtrimet jane menyra me efektive per te ‘hekurosur’ rrenjen e padeshiruar te ‘portokallit’. Nje menyre e rregull e ushtrimeve do t’ju mundesoje te largoni ate pamje te padeshiruar. Ushtrimi i rregullt, jo vetem qe ndikon pozitivisht ne dukjen tuaj, por ndikon ne menyre te shendetshme edhe ne lekuren dhe floket tuaja. Gjate ushtrimeve, gjaku neper vena qarkullon deri ne pese here me shpejt.
Hidroterapia shtepiake
Mbushni vasken perplot me uje te ngrohte dhe shtoni vaj aromatik kunder celulitit. Ne uje mos qendroni me gjate se pese minuta. Trupin e lemoni me ujin e ngrohte, duke filluar nga thembrat e lart. Te njejten menyre perseriteni edhe me uje te ftohte.
Masazhi anti-celulit
Masazhi eshte pika me e rendesishme ne luften kunder celulitit. Me mire do te ishte te beni masazh kur muskujt jane te relaksuar, e aty do t’ju ndihmonte nje banje e ngrohte. Levizjet e gjata dhe te buta te vete masazheve stimulojne qarkullimin e gjakut dhe limfat. Edhe saunat jane te preferuara ne luften kunder celulitit.
Kafeina
Kafeina ne menyre te dobishme ndikon ne luftimin e celulitit duke aktivizuar qelizat dhjamore ne organizem. Funderrinen e kafese e vendosni ne pjeset problematike te lekures dhe e leni ashtu te thahet. E lini te qendroje dhjete minuta. Per te pasur rezultat sa me te mire, kete procedure perseriteni se paku dy here ne jave.



(balkanweb.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 50686, stampe 19 ©


Meemira.com