logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Kurbin, pranga 5 ish-zyrtareve, i vodhen shtetit 6 mln leke
Autor Roni - 29 luglio 2010 11:57
  

TIRANE- Prokuroria arrin te zbardh nje skeme te mireorganizuar te korrupsionit mes zyrtareve ne pushtetit vendor te cilet duke abuzuar me detyren, kane arritur te fusin ne xhepa, per gati nje vit, dhe ne dem te shtetit shqiptar, shumen prej 6 milione-

lekesh te reja.

Ish drejtor i i zyres vendore te punesimit Kurbin, Gentian Rukaj, Mirjeta Frrokaj me detyre ish speciliste e pageses se papunesise, Bledar Cufaj, me detyre ish specialist i sherbimeve ne kete zyre, Klaudiana Rasha me detyre arkiviste ne Zyren Rajonale te sigurimeve shoqerore Lezhe dhe Gjon Sevgjini, punonjes i postes La.

Ata akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin gjate vitit 2008 dhe 2009 kane krijuar dosje fiktive te papunesise per rreth 85 persona. Ne njoftimin e shperndare per shtyp sot nga prokuroria e rrethit informohet se Nga kryerja e ketij aktiviteti, gjate hetimit deri tani eshte provuar se personat e mesiperm i kane shkaktuar nje dem ekonomik shtetit ne shumen prej 6 000 000 leke te reja, te perfituara nga ana e tyre.

SI FUNKSIONOI VJEDHJA
Sipas prokurorise Gentian Rukaj, drejtor i zyres vendore te punesimit Kurbin se bashku me dy specialiste te kesaj zyre, Mirjeta Frrokaj me detyre speciliste e pag-

eses se papunesisedhe Bledar Cufaj, me detyre specialist i sherbimeve ne kete zyre krijuan dosje fiktive te papunesise per 85 persona. Prokuroria thote se keta persona qe nuk ekzistonin dhe nuk kishin paraqitur kerkese per perfitim te pageses se papunesise. Pasi jane bere kuponat e pageses se papunesise tre te lartepermendurit kane xhiruar leket e pageses se papunesise tek zyra e postes La, ku behej dhe shperndarja e pageses se papunesise. Ketu drejtori i zyres se punesimit Gentjan Rukaj, ka krijuar nje lidhje me punonjesin e postes La, Gjon Sevgjinaj i cili ka bere te mundur qe tek listepagesat e borderove te personave fiktive te nenshkruanin persona te tjere, ku mes tyre dhe vete shtetasit Mirjeta Frrokaj, Bledar Cufaj, ndersa gjithe vlerat monetare jane perfituar nga personat e mesiperm. Nga kryerja e ketij aktiviteti, gjate hetimit deri tani eshte provuar se personat e mesiperm I kane shkaktuar nje dem ekonomik shtetit ne shumen prej 6 000 000 leke te reja, te perfituara nga ana e tyre
Gjate hetimit ka rezultuar se Klaudiana Rasha, me detyre arkiviste ne Zyren Rajonale te sigurimeve shoqerore Lezhe, ka ndihmuar shtetasin Gentjan Rukaj dhe Mirjeta Frrokaj qe te administronte ne arshive, lista te personave dosjet e te cileve jane fiktive, sikur gjoje kane qene te siguruar me pare prane disa firmave qe ushtrojne aktivitete te ndryshme, te gjithe keto akte te falsifikuara, me qellim fshehjen e te dhenave per kryerjen e veprave penale.
Nuk ka mjaftuar me kaq. Shtetasit Gentjan Rukaj dhe Mirjeta Frrokaj, kane bere te mundur te demtojne disa nga dosjet qe kane qene me dokumente te falsifikuara.
Ne njoftimin per shtyp thuhet se hetimet po perqendrohen dhe ndaj personave te tjere qe dyshohet se kane falsifikuar dokumente dhe akte te cilat jane perdorur nga personat e mesiperm per kryerjen e veprave penale dhe perfitimin e pagesave te papunesise per persona fiktive.
ARRESTIMI
Prokuroria informon se procedimi penal ishte regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kurbin me 18.08.2009, pasi media kishte denoncuar per disa shkelje ne Zyren Vendore te Punesimit, Kurbin. Menjehere kishin nisur veprimet hetimore nga Oficere te Drejtorise se Policise qarkut Lezhe dhe me pas dosja i kishte kaluar Oficereve te Policise gjyqesore te seksionit te Prokurorise se Rrethit gjyqesor Kurbin.

Me 27 korrik mbi kerkesen e Prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, ka vendosur caktimin e mases se sigurimit arrest burg, ndaj Gentjan Rukajt, 30 vjec, Mirjeta Frrokajt 23 vjece, dhe Bledar Cufajt, 30 vjec, si dhe Gjon Sevgjini 44 vjec ndersa eshte dhene masa e arrestit shtepi per Klaudiana Rashan 29 vjece.
Ata akuzohen per Vjedhja duke shperdoruar detyren, ne bashkpunim Shperdorimi i detyres, Falsifikimi i dokumenteve, Falsifikimi i akteve te gjendjes civile, parashikuar nga nenet 135/25, 248, 186 dhe 191 I K.Penal.
Ne njoftimin per shtyp thuhet se hetimet po perqendrohen dhe ndaj personave te tjere qe dyshohet se kane falsifikuar dokumente dhe akte te cilat jane perdorur nga personat e mesiperm per kryerjen e veprave penale dhe perfitimin e pagesave te papunesise per persona fiktive.
(s.g/BalkanWeb)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 22352, stampe 24 ©


Meemira.com