logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Testi Gjakut Zbulon Gjinin Ne Javen e 7 Te Shtatzanise
Autor Giusi - 14 giugno 2012 23:40
  

Nje studim ka zbuluar se testi gjakut ne javen e shtate te shtatzanise mund me saktesi te percaktoj gjinine e foshnjes.

Testi i cili kerkon per ADN e fetusit (frytit) ne gjakun e nenes, eshte zbuluar te jete 98 perqind i sakte.
-


Edhe pse teste te ngjajshme jane ne shitje ne Britani dhe ne shtetet tjera Evropiane, pak studime kane vleresuar saktesin e tyre ne percaktimin e gjinise se nje foshnje te palindur, thone studiuesit Amerikan.

Hulumtuesit me hollesi kane hetuar rezultatet e 57 studimeve qe perfshin me shume se 6000 shtatzani, ku eshte perdorur testi i gjakut per te identifikuar gjinin e foshnjes.

Ata kane zbuluar se testi ishte i sakte deri ne 98 perqind ne percaktimin e gjinise se foshnjes perderisa ky test behej pas javes se 7 te shtatzenise. Para javes se shtate testi eshte i pasakte pasiqe nuk ka sasi te mjaftueshme te ADNs fetale ne gjakun e nenes.

Kurse ne anen tjeter te gjithe testet e urines jane zbuluar se jane te pasakte ne kete jave, tregojne hulumtuesit nga Instituti i Shendetesis Kombetare ne Bethesda, Maryland.

Perderisa skanimet jo-invasive me ultraze mund te kryhen ne javen e 11 te shtatzanise, ato nuk jane edhe aq te sa-

kta ne zbulimin e gjinise se foshnes.

Se kur ky lloj testi arrin edhe ne vendet shqiptare nuk dihet por me rendesi eshte qe nje gje e till eshte me e sakte dhe mund te kryhet shume heret (javen e 7 te shtatzenise) per ata qe deshirojne me ēdo kusht te dine gjinin e femijes qe do lindin.


(sherohu.com)





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 35978, stampe 8 ©


Meemira.com