logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Dhembjet e shpines ...
Autor Ira - 05 luglio 2011 00:46
  

Dhembjet lajmerohet te te rinjte, por, te me te vjetrit; dhembja eshte me intensive. Shkaktaret me te shpeshte jane ngritjet e peshave dhe pozitat jo te pershtatshme ne vendin e punes. Meqe kjo semundje prek shume njerez, ne tregun mjekesor dhe farma-

ceutik ka shume preparate dhe metoda sheruese te ndryshme, per ēdo rast kerkohet trajtim i veēante. Te disa perdoren pushimi dhe regjim shtrati, te disa trakcioni, te te tjeret terapia me nxehtesi apo masazhi, por perdoren edhe gel dhe kremra te ndryshem. Duhet ditur se 90% te rasteve dhembjet e shpines kalojne vetvetiu pas 4 javesh, e vetem 5% e rasteve kane dhembje me shume se 3 muaj.
Shkaqet
Dhembjet e shpines mund te kene shkaktare qe u perkasin dy kategorive: Semundjet e sistemit muskulo-skeletor dhe semundjet e boshtit kurrizor.
Ne kategorine e pare bejne pjese dhembjet e shkaktuar nga lendimet e muskujve, ligamenteve apo nyjeve te shpines. Dhembjet nga kjo kategori i shton edhe pozita jo e mire e qendrimit, muskulatura dobet e zhvilluar, mosfurnizimi i mire i kesaj pjese me oksigjen si pasoje e pirjes se duhanit, e stresit.
Dhembjet muskulo-skeletore nuk kane lokalizim te qarte dhe jane te shprehura me shtangim dhe kufizim te levizjeve. Shpesh keto dh-

embje dine te shtohen gjate qendrimit ulur dhe aktiviteteve sforcuese.
Dhembjet e kembeve dhe mpirjet zakonisht ne popull njihen si “ishias”. Keto simptoma lajmerohen per shkak te shtangimit muskulor, inflamimit te mbeshtjellesve te nyjeve (bursitis). Keshtu qe, shpesh, dhembjet e shkaktuara nga semundjet muskulo-skeletore dhe hernive diskale kane ngjashmeri simptomatike.
Semundjet e boshtit kurrizor - kemi disa ērregullime spinale qe mund te shkaktojne dhembje te shpines dhe kembeve si psh: hernia diskale, spondilolisteza, stenoza spinale, kemi edhe gjendje me te rralla, siē jane, infeksionet, tumoret, spina bifida apo frakturat. Keto semundje jane me te rralla se ato muskulo-skeletore.
Spondilolisteza (spondylolisthesis) ndodh kur nje unaze rreshqet perpara nga vendi i vet. Kjo ndodh si pasoje e demtimeve te vogla te shumta nga lendimet. Kjo gjendje diagnostikohet me nje rentgen te thjeshte.
Nje prej shkaktareve te shpeshte te dhembjeve te shpines eshte hernia diskale. Po ēka eshte hernia diskale? Hernite diskale lumbale me se shumti ndodhin ne nivelet L4/L5 dhe L5/S1 per shkak se keto dy nivele jane vendet ku disku i nenshtrohet presionit per shkak te levizshmerise te boshtit kurrizor.
Simptomat me te shpeshta te hernies diskale lumbale mund te jene dhembja pergjate kembes si dhe humbje te ndjeshmerise pergjate kembes; varesisht prej nivelit ku ka ndodhe hernia vjen deri te ndryshimi senzitiv i zones nga nervi i komprimuar. Po ashtu, ndrydhja e rrenjes nervore mund te shkaktoj renie te forces muskulore duke shkaktuar edhe dobesim te forces muskulore te shputes dhe tere kembes.
Si dhe pse ndodh kjo herni e diskut?
Secila unaze eshte lidhur me njera-tjetren me diskun nderunazor. Disku intervertebral eshte nje pllake kercore e cila anash ka ligamentet te cilat e mbajne diskun mes unazave. Roli i diskut eshte t’i mundesoj boshtit kurrizor te njeriut levizje ne gjitha drejtimet. Si pasoje levizjeve te ndryshme qe ben njeriu gjate punes dhe aktiviteteve te veta jetesore, vjen deri te degjenerimi i diskut duke kaluar nga nje mase e bute ne nje mase me te forte.
Po ashtu, si pasoje e ketyre degjenerimeve, por edhe e ndonje ngritjeje peshe apo ndonje lendimi, vie deri te rreshqitja e diskut qe ne gjuhen mjekesore quhet herni diskale. Disku i hernizuar leviz ne drejtim te strukturave nervore perreth ku mund te bej demtim direkt apo indirekt te elementeve nervore apo edhe palces kurrizore .
Shkalla e demtimit te shkaktuar nga disku varet nga niveli i unazes, por edhe nga drejtimi i daljes se diskut. Ky disk ndonjehere shkon ne drejtim lateral ku gjenden rrenjet nervore duke shkaktuar dhembje te forte te mesit dhe kembeve. Kur disku del ne drejtim medial kah palca kurrizore, atehere perveē dhembjeve, mund te shkaktoj edhe ērregullime te ndjeshmerise dhe te sfinktereve. Ne kete rast pacienti ka pengesa ne urinim dhe kjo quhet Sindroma e kaudes ekuine. Ne keto raste indikacioni per intervenim kirurgjik eshte urgjent.
Stenoza spinale lumbare paraqitet kur kemi te bejme me ngushtim te kanalit spinal ne mes te unazave. Ky ngushtim vie per shkak te inflamimeve te disqeve nderunazore dhe paraqitet me shpesh te pleqte. Keto dhembje paraqiten ne kembe dhe shoqerohen me mpirje dhe dobesim te forces muskulore. Me intensive keto dhembje jane gjate ecjes dhe qendrimit ulur. Kjo gjendje shpesh quhet edhe si klaudikacion neurogjen. Diagnoza
Shesh here eshte veshtire per te gjetur shkakun e vertete te ketyre dhembjeve. Meqenese shume dhembje kalojne vetvetiu, nuk kerkohet mjekim nga ana mjekut. Kur keto dhembje jane te sterzgjatura dhe nuk kalojne as me perdorimin e barnave, atehere rekomandohet evaluimi i metutjeshem.
Dhembja e tejzgjatur mund te jete edhe pasoje e tretmanit joadekuat, depresioni, somatizimit- kalimi i vuajtjeve shpirterore ne shenja fizike. Shpesh pacientet ankohen edhe per te perfituar materialisht apo per pushime mjekesore apo sigurim invalidor. Kur ndrydhja e rrenjes nervore shkakton renie te forces muskulore dhe dobesim te forces muskulore te shputes dhe tere kembes, atehere kerkohet evaluim me i kujdesshem.
Kur disku preke strukturat e palces kurrizore, mund te demtoje inervimin simpatik duke shkaktuar ērregullim te urinimit dhe defekimit. Poashtu, mund te paraqiten ērregullime te ereksionit dhe ejakulimit. Kjo gjendje njihet si sindrome e bishtit te kalit - sindroma kauda equina dhe kerkon intervenim urgjent kirurgjik.
Sherimi
Trajtimi mjekesor kerkohet vetem kur kemi te bejme me nje demtim serioz sepse shume simptome kalojne edhe vetvetiu. Ėshte mire te gjendet nje pozite e pershtatshme ashtu qe ua liron dhembjet. Dikujt i konvenon qendrimi ne shpine, dikujt anash.
Nese ne vendin e punes nuk ka mundesi qe kurrizi te gjej qetesi per shkak te pozitave jo te pershtatshme, atehere rekomandohet pushimi ne shtepi derisa te qetesohen dhembjet duhet ikur ngritjeve te peshave, levizjet e papritura dhe pozitat e papershtatshme.
Nese ka nevoje mund te perdoren edhe barna kunder dhembjeve te cilat jane te shumta ne treg. Zakonisht rekomandohet analgjetiket antiiflamator josteroid qe perveē efektit kunder dhembjes kane edhe efekt te qetesimit te pezmatimit. Barnat per relaksimin e muskujve preferohen vetem per nje jave dhe shkojne bashke me analgjetiket.
Ne ditet e para rekomandohet mbajtja e leckave te ftohta apo akullit ne kohezgjatje prej 15 minuta ēdo 1-2 ore. Qendrimi ne shtrat me shume se tre dite nuk sjell dobi perveē ne raste kur kemi te bejme me herni diskale te rende. Levizja ne fillim eshte e veshtire, por eshte me se e nevojshme. Levizja ndihmon ne shtendosjen e muskujve dhe forcimin e muskulatures.
Edhe nese u eshte rekomanduar qendrimi i shtrire gradualisht mund ta shtoni aktivitetin me kusht qe nese shtohen dhembjet te pushoni edhe me shume. Duhet ikur qendrimit ulur. Ndersa, pas nje jave preferohet ecje 20 min. ēdo 3 ore qendrimi shtrire.
Ushtrimet rekomandohen per pacientet qe nuk kane dhembje akute dhe keto ushtrime duhet bere ne konsultim me specialistin e fiziatrise. Per dhembjet e lehta preferohen te gjitha aktivitetet si ecje, not, aerobi e intensitetit te ulet.
Per dhembjet e intensitetit te ulet por te sterzgjatura rekomandohen masazhet e ndryshme, ne shume vende aplikohet edhe akupunktura - terapi kineze me gjilpera te vogla. Ka paciente qe flasin per dobi nga ajo, por veprimi i saj nuk ka nje baze shkencore mire te vertetuar. Edhe nese nuk sjell ndonje dobi te madhe, akupunktura se paku nuk demton diku tjeter, perveē xhepin e pacientit.
Nese dhembja nuk kalon?
Nese dhembjet nuk qetesohen as me perdorimin e analgjetikeve, atehere duhet drejtuar mjekut te specializuar per kete. Kur vertetohet se kemi te bejme me herni diskale, atehere sherimi dhe rehabilitimi i pacientit eshte proces i nderlikuar. Qellimet e trajtimit jane zvogelimi i dhembjeve dhe parandalimi i pasojave neurologjike.
Pas fillimit te dhembjeve rekomandohet regjim shtrati dhe fillimi i terapise medikamentoze kunder dhembjes. Terapia fizikale ne fazen akute nuk sjell beneficione. Ndersa ne fazat e qetesimit te dhembjeve akute rehabilitimi fizikal e ka rendesine e saj dobiprurese.
Shpeshtesia e dhembjeve te shpines ka bere qe te rritet edhe interesi per aplikimin e mjekesise alternative ku shpesh permendet edhe kiropraktika. Dobite potenciale nga manipulimet me duar jane me shume si pasoje shtypjes ne pjese e muskujve. Studimet kane treguar se keto manipulime sjellin dobi vetem te perkohshme per pacientin dhe kane nje kosto te larte. Keto permiresime jane edhe si pasoje e qendrimit dhe kujdesit me te gjate per pacientin, pra nje efekt, placebo. Poashtu, eshte e ditur se keto manipulime jane te demshme per rastet me simptoma te ishiasit, sepse mund te shkaktojne demtime te metutjeshme te diskut dhe te nervave. Ka pas raste kur kane shkaktuar lendim edhe te eneve te gjakut dhe fraktura, por edhe demtime te renda te qafes dhe trurit. Kur kesaj i shtohen edhe aplikimi i kesaj praktike te ngjeshjes nga njerez joprofesionist, atehere rreziku eshte edhe me i madh.
Perveē trajtimit medikamentoz dhe fizikal, ne shumicen e rasteve kur kemi tumore apo hernia diskale te vertetuar me CT apo rezonance magnetike e cila perputhet me gjendjen e pacientit, atehere menyra me e sigurt e trajtimit eshte kirurgjike.
Kur kemi te bejme me herni diskale e cila ka migruar medialisht, duke shkaktuar ērregullime sfinkteriale, te ashtuquajturen sindromen e kaudes ekuine, atehere indikacioni per intervenim kirurgjik eshte edhe me urgjent, sepse ēdo vonese mund te le ērregullim te pakthyeshem ne urinim apo defekim. Qellimi i intervenimit eshte largimi i diskut te prolabuar dhe lirimi i rrenjes nervore apo palces nga demtimi komprimues. Te 5-10%, ne studimet mbareboterore mund te vie deri te perseritja e hernies ne te njejtin nivel apo nivele tjera vertebrale
Si te pengohen perseritja e dhembjeve te shpines
Ėshte e rendesishme mbajtja e kondicionit te mire te muskujve me aktivitete te rregullta fizike dhe ushtrime. Duhet ikur pozitave te papelqyeshme per kurrizin, siē jane perkuljet apo ngritjet e peshave.
Me programin e ushtrimeve duhet filluar para se te fillojne dhembjet e forta. Shpesh keto dhembje jane pasoje e punes dhe ketu ka rol edhe stresi ne pune dhe depresioni. Ecja e drejte dhe ulja ne ulese me te pershtatshme ne vendin e punes mund te sjelle permiresime edhe ne dhembjet e shpines.
Mbajtja e peshes normale te trupit e shoqeruar me ecje te perditshme dhe aktivitete te lehta sportive jane parandalimi me mire.



\Telegrafi/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 55226, stampe 18 ©


Meemira.com