logo meemira.com

Original news    English    Italian    Albanian   

Depilimi - Si te zgjedhim menyren me te mire per depilim
Autor Roni - 25 luglio 2011 14:40
  

Depilimi me dylle. Depilimi me dylle eshte metod me dhembje qe largon qimet.

Depilimi me dylle. Depilimi me dylle eshte metod me dhembje qe largon qimet. Pa marre parasysh a eshte i nxehte apo i ftohte dylli, vihet ne lekure dh-

e largohet me nje levizje ne anen e kundert te rritjes se qimeve duke i hequr me rrenje. Per te qene depilimi i suksesshem duhet qe qimet te rriten 3-5milimetra, por pasi qe te largohen eshte e sigurt se nuk do te shfaqen ne siperfaqen e lekures 3-javet e ardhshme. Per depilimin ne shtepi jane shume praktike shiritat speciale ngjitese qe mund t’i vendosim ne te gjitha pjeset e trupit.

Kremrat per depilim. Jane me te miret dhe me te lehte per t’i larguar qimet ne menyre efektive. Kjo metode nuk eshte agresive. Keto kremra depertojne ne lekure nepermes poreve dhe eliminojne qimet ne rrenje.

E mjaftueshme eshte qe te vini kremin ne cilendo pjese qe doni, e leni pak minuta, pastaj e pastroni dhe do te shihni se qimet kane rene vete. Para se te perdorni kremin, beni nje test ne lekure pasi te disa raste ky krem mund te kete reaksion alergjike. Pas perdorimit te kremit per depilim, qimet do te dalin pas 7-10 diteve.

Depilatoret elektrik. Largojne -

qimet nga rrenja dhe lekura mbetet e bute dhe e lemuar deri ne 4-jave. Femrat me lekure te ndjeshme, ne fillim mund te ndjejne dhimbje, porse lekura shpejt adaptohet ndaj kesaj ndjenje jo aq te kendshme. Nese keni lekure te ndjeshme dhe te irrituar, zgjidhni njerin nga aparatet me sistem masazhi qe zvogelon dhimbjet dhe qe e bene depilimin me te pranueshem. Kjo metode depilimi ka perparesi ngase keto aparate munde te largojne edhe qimet prej gjysme milimetri, para se te verehen dukshem ne lekure. Por, edhe nese rriten, qimet nuk jane te forta, jane me te holla dhe te buta ne prekje.

Rroja. Rroja eshte metoda me e shpejte dhe me e lehta per t’i larguar qimet. Duke iu falenderuar zgjedhjes, makinave te ndryshme te dizajnuara e te pershtatshme per trup, rreziku nga prerja eshte shume i vogel . E mjaftueshme eshte qe vetem ta lagni lekuren, vendosni gelin, apo shkumen per rroje dhe terhiqni makinen e rrojes ne drejtim te kundert te rritjes se qimeve. E meta e kesaj metode eshte se qimet rriten pas 3-dite dhe kur preken me dore jane te ashpra.

Makinat e rrojes. Per shkak te perdorimit te lehte, pa rrezik nga lendimi,e makinat e rrojes jane bere shume te popullarizuara per femrat. Keto aparate largojne qimet nga çdo pjese te trupit edhe nga ato me te ndjeshmet. Para se ta perdorni, nuk ju duhet as geli, as shkuma, keshtu qe nuk ju merr shume kohe per t’i larguar qimet. Ndersa aparatet rezistuese ne uje mund t’i perdorni edhe nen dush. Efekti i lekures se bute zgjate sikur me aparate te zakonshme.

Epilimi laserik. Ështe metoda me efikase dhe me moderne qe e praktikojne kryesisht mjeket ne ambulancat e tyre. Permes kesaj metode efikase largohen qimet e erreta, eshte e parrezikshme dhe sherben si terapi per qime te rritura dhe aknet. Me laser trajtohen te gjitha pjeset e trupit me perjashtim te rratheve te syve, ndersa per qimet e zbardhura dhe te shndritshme me e mire eshte elektroliza.

Elektroliza eshte nje metode qe dhembe ngase me nje rryme elektrike te dobet digjen nje nga nje qimet me ndihmen e gjilperes se holle, e cila eshte e lidhur me aparatin me frekuence te larte. Kjo metode ka çmim me te larte dhe kryhet vetem ne disa pjese te vogla, rreth buzeve,dhe ne disa pjese intime. Se sa here duhet perseritur proceduren dhe sa do te zgjase, varet nga trajtimi dhe eshte çeshtje individuale se pas sa kohe serish mund t’ju paraqiten./ikub/





Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 61744, stampe 19 ©


Meemira.com